Deklarata e Kryetarit të LSI

Deklarata e Kryetarit të LSI

Deklarata e Kryetarit të LSI z. Ilir Meta

Edi Rama tashmë kryetari i sektit të spiunëve të Shqipërisë kjo fundërinë e pashembullt morale e shoqërisë shqiptare ky njeri që mohoi atësinë e të birit në gjyq ky njeri që akuzoi babain e tij si babain e djalit të tij ky njeri i pander i pafamilje pa asnjë normë shoqërore dhe morale synoi të bënte një puç në Shqipëri përmes një përgjimi kriminal dhe të paligjshëm dhe jo vetëm kaq përmes dhe një montimi kriminal dhe të pashembullt duke përdorur si dëshmitar një fundërinë tjetër të paparë i cili e kishte akuzuar publikisht Edi Ramën përpara të gjithë shqiptarëve dhe përpara kamerave tuaja si një njeri të cilin e kishte parë duke marë kokainë në zyrën e kryetarit të Bashkisë.

Unë dua t’ju konfirmoj të gjithë qytetarëve shqiptarë se montazhi i fëlliqur se titrat e vendosura nga Edi Rama se mbivendosjet dhe keqvendosjet në funksion të një perceptimi negativ se e gjithë kjo veprimtari kriminale dhe e paligjshme se të gjitha shopifjet e bëra për shkak të detyrës do të demontohen në mënyrën më spektakolare përpara drejtësisë dhe përpara opinionit publik. Unë tashmë kam krijuar një grup juristësh të cilët duke filluar nga dita e nesërme do të nisin punën e tyre dhe shumë shpejt të gjithë qytetarët shqiptarë do të shohin se njeriu që kërkon të vijë në pushtet përmes dhunës përmes indimidimit të qytetarëve shqiptarë të lirisë dhe të drejtave të tyre është një montazhues i fëlliqur është një njeri i marë peng nga mafia dhe nga krimi i organizuar është një njeri i cili në 8 maj do të marë verdiktin nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë si një fundërinë morale por edhe politike duke pastruar jo vetëm qytetin e Tiranës por edhe politikën shqiptare nga një monstër që bëhet garant i një veprimi kriminal duke ndërhyrë në mënyrë kriminale jo vetëm për të dëmtuar zëvendëskryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në mënyrë të paligjshme në mënyrë të pandershme dhe duke përdorur manipulimin dhe falsifikimin por duke dashur për të dëmtuar edhe Kryeministrin e vendit pikërisht në përpjekjet e tij për të rrëzuar në mënyrë puçiste një qeveri tërësisht legjitime.

Z. Meta pasi të zbardhet e vërteta që thoni ju e cila është montuar do ta çoni për ndjekje penale z. Prifti?

Absolutisht ekipi i juristëve i cili është një ekip profesionale tashmë pothuajse ka nisur punën nesër e nisin zyrtarisht dhe ky përgjim kriminal dhe i paligjshëm përveç montazhit kriminal dhe të paligjshëm do të bëhet një shembull jo vetëm për autorët e tyre por për cilindo tjetër që do të guxojë në këtë vend të përdorë përgjimin spiunllëkun montazhin për shantazhe për të kapur peng institucionet e vendit për të kapur peng liritë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prandaj të jeni të sigurt ju që ky është një proces që do të shkojë deri në fund. Është një proces të cilin unë do ta fitoj në mënyrën më spektakolare dhe njëkohësisht në 8 maj do të jepet edhe gjykimi politik për të cilin unë jam besim se do të jetë vendimi për të pastruar jo vetëm Tiranën por gjithë politikën shqiptare nga fundërina të tilla.

0x323031312d30312d3137 18:45)