14 Feb Deklarata e Kryetarit te LSI
Deklarata e Kryetarit te LSI z.Ilir Meta mbajtur sot ne nje konference te perbashket per shtyp me Kryetarin e PDK-se z.Nard Ndoka dhe Sekretarin e Pergjithshem te PBDNJ z.Leonard Solis Meta : Ne përfaqësojmë tre forca të dryshme politike dy janë në qeveri dhe një në opozitë por këtu përfaqësojmë një frymë të përbashkët atë të ngritjes mbi interesit e pozicioneve të caktuara politike për të ofruar një frymë zgjidhje një frymë kapërcimi të krizave të konflikteve që dëmtojnë stabilitetin imazhin e vendit dhe integrimin e tij europian
Duke vlerësuar marrëveshjen e djeshme tek Presidenti i Republikës ne dëshirojmë të shprehim vullnetin e tre forcave tona politike për të miratuar në mënyrën më imediate në Komisionin e Ligjeve dhe në Kuvend të gjitha detyrimet që bëhen nga marrëveshja dhe gjithë ndryshimet në mbështetje të zbatimit të Marrëveshjes së 30 Gushtit. Së bashku me gjithë amendimet e tjera të arritura me konsensus për Kodin Zgjedhor në mënyrë që Presidenti i Republikës të dekretojë formalisht datën e re dhe vendi të hyjë në më në fund në një proces zgjedhor normal të qetë dhe të pakontestueshëm.
Me këtë rast ne dëshirojmë në mënyrë të veçantë të falenderojmë Presidentin e Republikës i cili gjatë javëve të fundit u angazhua me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë për të nxitur të gjithë forcat politike për t'i dhënë fund kësaj krize absurde dhe vërtet të paarsyeshme. Ne kemi pasur besim prej kohësh të tre forcat tona politike për mënyrën sesi u krijua kjo krizë që mund dhe duhej të zgjidhej nga Presidenti i Republikës ashtu sikurse realisht ndodhi. Përfundimi i kësaj odiseje të lodhshme dhe shqetësuese që krijoi një ndiesi aspak të mirë brenda dhe jashtë vendit përsa i takon pjekurisë së klasës sonë politike duhet të kthehet në një mësim të mirë në mënyrë që standartet e zgjedhjeve të mos diskutohen më. Në mënyrë që edhe kartat e indetitetit pas këtyre zgjedhjeve të bëhen dhe që qytetarët shqiptarë të votojnë në mënyrë të qetë dhe të sigurtë.
Ne kemi vullnetin e plotë për të ndihmuar në një klimë sa më normale sa më demokratike edhe gjatë fushatës zgjedhore pasi kemi besuar dhe besojmë se standartet jane më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Dua të theksoj në veçanti pas këtij shqetësimi që u krijua edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë gjë që shpresojmë që me zgjedhje demokratike me zgjedhje të ndershme dhe me zgjedhje të lira kjo situate do të tejkalohet në mënyrë që integrimi europian dhe në NATO i vendit të vazhdojë pa trauma. Në këtë rast nuk mund të rrimë pa vlerësuar edhe angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj krize dhe në veçanti për mbështetjen që i dhanë Presidentit të Republikës .
Z. Meta a mendoni se ka pasur ndikim në zgjidhjen e kësaj krize politike takimi i ish-kryeministrit Nano me kryeministrin aktual Berisha?
Pa dashur të hyj në komente mbi axhendat dhe takimet e politikanëve të ndryshëm të vendit dhe pa dashur të zhvendos fokusin e kësaj konference për shtyp unë dua të theksoj edhe njëherë tjetër që konfliktet mosbesimi dhe problemet e trashëguara nga defiçitet e demokracisë sonë në këto 16 vjet duhen të zgjidhen në rrugë institucionale dhe në institucionet përkatëse që Kushtetuta ua ngarkon edhe këtë rol edhe këtë përgjegjësi.
Une mendoj sikurse edhe ndodhi realisht që ne tre përfaqësuesit e partive të ndryshme ashtu si edhe para një muaji e gjysëm ku për herë të parë kërkuam angazhimin e Presidentit të Republikës për të kapërcyer krizën dhe për të dhënë këtë mesazh: që problemet mosbesimet krizat duhen të zgjidhen në institucione dhe në mënyrë institutcionale dhe njëkohësisht mbi bazën e kompromisit. Ne përfaqësojmë tre forca të dryshme politike dy janë në qeveri dhe një në opozitë por këtu përfaqësojmë një frymë të përbashkët atë të ngritjes mbi interesit e pozicioneve të caktuara politike për të ofruar një frymë zgjidhje një frymë kapërcimi të krizave të konflikteve që dëmtojnë stabilitetin imazhin e vendit dhe integrimin e tij europian. 0x323030372d30312d3132 12:40)