Deklarata e Kryetarit te LSI

Deklarata e Kryetarit te LSI

” Deklarata e Kryetarit te LSI z.Ilir Meta bere ne takimin e kryetareve te koalicionit opozitar sot pasdite Ne jemi këtu për të shprehur edhe njëhere vullnetin tonë politik për të shkuar në zgjedhje sa më shpejt që të jetë e mundur duke garantuar standartet e domosdoshme që janë diskutuar deri tani për këtë çështje. Është e vërtete që ka një mungesë serioze për fat të keq të besimit deri tani midis palëve përsa i takon standarteve të zgjedhjeve dhe kjo ka sjelle krizën ku ne ndodhemi sot. Megjithatë opozita me kërkesat për standartet e domosdoshme është bazuar edhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të 3 Korrikut për të kaluar këtë situatë krize.

Ne përsëri e vlerësojmë shumë të rëndësishme që t'i referohemi rekomandimeve më të fundit të tyre që do të thotë që jemi të gatshëm në rast që mazhoranca shpreh vullnetin e saj për të hequr dorë nga këmbëngulja e saj për datën e 20 Janarit dhe për të garantuar standartet minimale që brenda 7-8 javëve të ardhshme të hyjmë në zgjedhje. Përsa i takon çështjes së listave pasi 7-8 javë është afati minimal i domosdoshëm që është bëre i ditur nga misioni i fundit i ODIHR ndërsa për çështjen e certifikatave ne kërkojmë garanci për të pasur certifikata të besueshme pasi dihet problemi që ekziston dhe që ne kemi denoncuar. Për këtë ne kërkojmë edhe asistencën e ODIHR-it si një mision teknik dhe i specializuar për këtë çështje. Në rast se mazhoranca ka vullnetin që të mos skadojnë më ditë të tjera sikurse ka ndodhur gjithë këto kohë ne jemi të bindur se për 7-8 javë të ardhshme mund të realizohen zgjedhje të lira dhe demokratike të cilat garantojnë standarte të domosdoshme.  0x323030362d31322d3236 12:35)”