Deklarata e Kryetarit të LSI

Deklarata e Kryetarit të LSI

Deklarata e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të drejtuesve të opozitës Meta: Ftoj të gjithë anëtarët simpatizantët dhe votuesit e LSI-së në mënyrë të veçantë që ditën e Mërkurë në mbrëmje të gjithë të jenë në sheshin “Skëndërbej” së bashku me gjithë anëtarët e simpatizantët e forcave të tjera të opozitës por edhe me gjithë shqiptarët që pavarësisht nga partitë e opozitës janë në opozitë me Sali Berishën dhe me revashin që ai synon të risjellë

 

 

Dua të nënvizoj vendosmërinë tonë për të përmbushur të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që ka një opozitë demokratike në një vend dhe sistem demokratik sikurse

kemi bërë edhe deri tani. Njëkohësisht duhet të tregojmë  kosistencën tonë për të punuar brenda institucioneve për t’i zhvilluar ato akoma edhe më tej por në kushtet ku të gjithë ju dhe i gjithë opinioni publik brenda dhe jashtë vendit është i ndërgjegjshëm se mazhoranca e Z.Berisha po

e fut vendin në një krizë të thellë institucionale. Kjo mazhorancë çdo ditë e më shumë jo vetëm që zvogëlon hapësirat për opozitën dhe për vetë demokracinë por edhe për qytetarët në këtë vend. Mazhoranca çdo ditë edhe më shumë synon të uzurpojë të gjithë institucionet e pavarura ku rasti i prokurorisë është nga më evidentët ku cënon në mënyrë të vazhdueshme autonominë e pushtetit vendor kur cënon haptazi lirinë dhe pavarësinë e mediave një nga gjërat më pozitive të arritura në vitet e fundit. Pra kur cënon lirinë e shprehjes dhe dinjëtetin e çdo qytetari kur kërkesave tona për dialog mazhoranca i është përgjigjur me një arogancë dhe me një demogogji absurde dhe të neveritshme. Në këto kushte ne jemi të detyruar që të ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës që të thonë zërin dhe fjalën e tyre ditën e Mërkurë në sheshin “Skëndërbej” në mënyrë që këtë fjalë dhe këtë zë ta dëgjojnë “veshët e dyllosura” të kryeministrit dhe të mazhorancës së tij por njëkohësisht edhe të gjithë faktorët e tjerë në vend dhe në planin ndërkombëtar në mënyrë që të ketë një reflektim sa nuk është vonë që të mos të dëmtohen më tej institucionet në Shqipëri të mos rrezikohet as procesi i ardhshëm  zgjedhor dhe as vet prespektiva e përparimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Kërkesat e opozitës kanë qenë mëse konstrutive kanë qenë mëse minimale kanë qenë mëse të arësyeshme dhe ne jemi të vendosur për të ecur përpara në rrugën e mbrojtjes së institucioneve. Ne nuk jemi opozita që del në rrugë për të sulmuar institucionet siç bënte dikur Z.Berisha por ne jemi opozita që manifeston në sheshe për të mbrojtur institucionet për të mbrojtur institucionet e fjalës së lirë për të mbrojtur institucionet e votës së lirë dhe për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve shqiptarë që synon të nëpërkëmbet qeveria aktuale. Ndaj në këtë manivestim ku mendoj se do të jetë një tjetër tregues i cilësisë së re që gëzon opozita e sotme në vend do të ketë një pjesëmarrje jashtëzakonisht të gjerë pasi një vit pas 3 Korrikut jo vetëm ata që nuk kanë votuar për Z. Berisha por edhe një pjesë e madhe e të cilëve u verbuan nga premtimet e tij populiste ndihen të mashtruar të fyer dhe të injoruar. Ndaj ne i ftojmë që të gjithë të thonë fjalën e tyre për të mbrojtur të ardhmen e këtij vendi për të mbrojtur të ardhmen e tyre dhe të fëmijve të tyre. Me këtë rast i ftoj të gjithë anëtarët simpatizantët dhe votuesit e LSI-së në mënyrë të veçantë që ditën e Mërkurë në mbrëmje të gjithë të jenë në sheshin “Skëndërbej” së bashku me gjithë anëtarët e simpatizantët e forcave të tjera të opozitës por edhe me gjithë shqiptarët që pavarësisht nga partitë e opozitës janë në opozitë me Sali Berishën dhe me revashin që ai synon të risjellë.
  0x323030362d30372d3037 12:56)