16 Feb Deklarata e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim
Posted at 03:33h
in Archived Articles
” Deklarata e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta
“Është kënaqësi të ritakohemi në selinë e LSI-së dhe me këtë rast në vijim të gjithë zhvillimeve të ditëve të fundit por edhe në koherencë të plotë me moralin integritetin dhe bindjet e mia politike njëkohësisht në koherencë me moralin integritetin e forcës politike që unë përfaqësoj të LSI-së.
Pasi u provua përpara të gjithë opinionit publik se krimi i organizuar që drejton PS-në dhe që kam marrë peng kryetarin saj Edi Rama dështoi në montazhin e vet mafioz dhe kriminal duke përdorur një çimkë monstër të korruptuar në çdo qelizë të tij por edhe të rrethit shoqëror dhe familjar që përfaqëson sot në vijim të angazhimit tim për të lënë imunitetin që në momentin e parë të publikimit të akuzave të tilla njëkohësisht jam sot këtu për të deklaruar se lufta kundër këtij fenomeni të shëmtuar të krimit të organizuar për të marrë peng institucionit për të marrë peng jetën politike për të marrë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë për të goditur lirinë dhe të drejtat e njeriut në këtë vend e kërkon që unë sot të jap dorëheqjen nga detyrat qeveritare të Zv. Kryeministri dhe të ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës.
Pasi nuk mund të konsideroj se është e mjaftueshme vetëm lënia e imunitetit për t’u përballur me ligjin dhe drejtësinë por njëkohësisht është shumë e rëndësishme edhe lënia e detyrave qeveritare jo vetëm për të shkuar në prokurori dhe në organet e zbatimit të ligjit si një qytetar i barabartë me të gjithë qytetarët e tjera të Shqipërisë por natyrisht ky monstruozitet politik moral njerëzor nuk mund të mbetet vetëm me vërtetësinë e cila është tashmë e qartë për të gjithë shqiptarët politikisht dhe moralisht.
Duke lënë sot detyrën e zv. Kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës njëkohësisht unë do të nisë një betejë ligjore penale dhe civile ndaj mostrës Dritan prifti pasi është e rëndësishme që në këtë vend të gjithë ata që janë të marrë peng për arsye të veprimeve të tyre korruptive të cilët ia shesin shpirtin vetë për të mbrojtur pasuritë kriminale të tyre dhe të atij rrethi kriminal që kanë përfaqësuar apo synojnë të përfaqësojnë të mund të guxojnë që të mund të ndërmarrin veprime të tilla monstruoze kriminale që synojnë të marrin peng shtetin të marrin peng institucionet dhe të marrin peng të ardhmen evropiane të këtij vendi.
Këto janë arsyet që më obligojnë t’ua bëj të ditur të gjithë juve t’ia bëj të ditur të gjithë opinionit publik. Lidhur me këtë vendim i cili është tërësisht personal pasi dëshiroj që përpara ligjit të paraqitem si një qytetar i thjeshtë duke pasur besim tek vetja ime te integriteti im duke pasur besim te ligji dhe te drejtësia mund t’u them se sot përpara dy orësh i kam kërkuar takim
Kryeministrit dhe kryetarit të PD-së z. Sali Berisha dhe duke i paraqitur të njëjtat argumente sikurse edhe juve dhe gjithë opinionit publik sot i kam njoftuar dorëheqjen time të parevokueshme nga funksionet qeveritare dhe njëkohësisht i kam konfirmuar Kryeministrit Berisha dhe njëkohësisht kryetarit të PD-së vendosmërinë edhe më të madhe edhe më të fortë timen si kryetari i LSI-së por edhe të forcës politike që unë përfaqësoj për të konsoliduar më tej koalicioni qeverisës si një domosdoshmëri për t’i dhënë goditjen përfundimtare krimit të organizuar në këtë vend strukturave të korruptuar të cilat synojnë të marrin peng të ardhmen e vendit të cilat synojnë të marrin peng lirinë dhe dinjitetin çdo qytetari të Shqipërisë dhe njëkohësisht brenda dy orësh do të mblidhet edhe kryesia e LSI-së e cila jam i bindur do të konfirmojë këto vendime të mia personale pasi në fund të fundit unë ato i ka marrë me bindje në përputhje me moralin dhe integritetin e kësaj force të re politike që lufton me shpirt me pasion me vizion për integrimin evropian të Shqipërisë.
Pyetje: Zoti Meta a e pranoi Kryeministrit Berisha dorëheqjen tuaj dhe sa përgjegjësi ndjeni ju që keni bërë ministër Dritan Priftin?
Kur ka mbaruar emisioni me kolegët tuaj në “Opinion” edhe tek unë por edhe në studio kishin ardhur shumë mesazhe dhe mesazhet kryesore ishin: “Zoti Meta po ju duhet të jepni dorëheqje sepse keni bërë ministër një mostër si Dritan Prifti”. Vinin edhe shumë të tjera si për shembull: Zoti Meta po ju duhet të jepni dorëheqjen sepse keni vënë ministër një njeri që ka shkatërruar bizneset me gjobvëniet e tij kriminale dhe të rrethit të tij familjar dhe jam i bindur se kjo betejë ligjore njëkohësisht jo thjesht ndaj nj individi të korruptuar dhe inkriminuar në çdo qelizë dhe ind të tij por ndaj fenomenit që ai përfaqëson do të jetë edhe e shumë qytetarëve të tjerë sepse në këtë vend duhet të triumfojë ligji drejtësia dhe ndëshkimi bazuar në ligj.
Zoti Meta a ka pasur një kërkesë nga Kryeministri Berisha për dorëheqjen tuaj?
Absolutisht ky ka qenë dhe mbetet një vendim i imi personal për të cilin unë thjesht i kam komunikuar arsyet dhe motivet Kryeministrit Berisha të cilat janë pikërisht ato që përmenda edhe përpara jush. Ky ka qenë dhe mbetet një vendim i parevokueshëm pasi e deklaroj edhe një herë tjetër që në përballje me ligjin në përballje me drejtësinë unë nuk mund të pranoj që të shkoj si Zv. Kryeministër dhe ministër. Aq më tepër që në iniciativat e mia ligjore penale dhe civile ndaj monstrës Dritan Prifti përsëri unë nuk mund të pranoj që të paraqitem si Zv. Kryeministër apo si ministër.
A keni pasur ndonjë kërkesë nga prokuroria për t’u paraqitur?
Nuk kam asnjë kërkesë absolutisht mezi pres të paraqitem në Prokurori dhe në gjitha institu
cionet e zbatimit të ligjit në vend dhe jam i gatshëm në çdo kohë në çdo moment madje sot kam anuluar edhe një udhëtim jashtë vendit jo për arsyen e parë por pikërisht për arsyen e dytë.
cionet e zbatimit të ligjit në vend dhe jam i gatshëm në çdo kohë në çdo moment madje sot kam anuluar edhe një udhëtim jashtë vendit jo për arsyen e parë por pikërisht për arsyen e dytë.
Kur do të kërkoni ndjekjen penale ndaj zotit Prifti?
Gjithçka do të fillojë në kohën e duhur kjo është një betejë e fituar politikisht moralisht dhe ligjërisht. Shqipëria dhe shqiptarët absolutisht nuk mund të merren peng nga krimi i organizuar dhe mostrat si Dritan Prifti dhe të tjerë të cilat janë njerëz që kanë humbur përjetësisht lirinë dhe dinjitetin e tyre për shkak të së kaluarës korruptive dhe kriminale.
0x323031312d30312d3134 15:19)”