Deklarata e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Deklarata e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Deklarata e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta

“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim mbështesim anulimin e manifestimit paqësor kundër dhunës që ishte paralajmëruar për ditën e shtunë pasi besojmë që në këtë mënyrë jepet një kontribut i rëndësishëm për qetësimin e situatës politike në vend dhe jepet një mesazh konstruktiv dhe reflektues edhe ndaj kërkesave të partnerëve tanë ndërkombëtarë edhe ndaj Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në veçanti për të kontribuuar të gjitha forcat politike drejt qetësimit të situatës politike dhe sociale në vend për t’iu shmangur çdo lloj situate e cila nuk i shërben normalizimit të situatës politike dhe sociale dhe të funksionimit të institucioneve në vend. 
Mendoj se deklarimi i bërë nga Kryeministri Berisha tregon edhe një herë tjetër vullnetin konstruktivë të kësaj mazhorancë pasi ajo jo vetëm që ndihet më në mazhorancë pas datës 21 janar për shkak se frymëzuesit dhe ushtruesit e dhunës janë tashmë më të izoluar dhe më të zbuluar se asnjë herë tjetër nga shoqëria jonë. Por njëkohësisht sepse e ardhmja e vendit pikërisht ka nevojë për kontribute pozitive për kontribute që vijnë përmes reformave sepse çdo protestë sado paqësore që të jetë nuk shton kontribute në këtë rrugë.
Njëkohësisht dua të shpreh rëndësinë e madhe që duhet t’i kushtojnë të gjitha strukturat e LSI-së përgatitjeve për zgjedhjet e 8 majit. Këto janë ngjarje kalimtare këto janë ngjarje të cilat nuk e pengojnë dot rrjedhën normale demokratike dhe europiane të vendit tonë. Këto janë ngjarje të nxitura nga dëshpërimi nga kriza nga mungesa e alternativës politike dhe natyrisht që i ftoj edhe një herë anëtarët dhe simpatizantët e e LSI-së të gjitha strukturat e saj që si fokus kryesor të gjithë punës së tyre në javët dhe në muajt e ardhshëm të kenë pikërisht zgjedhjet e përgjithshme vendore të datë 8 maj. Suksesin e LSI-së dhe të gjithë koalicionit për integrimin në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për qytetarët tanë dhe për komunitetet tona.  
Zoti Meta a keni ndonjë informacion se Prokuroria i ka dërguar një kërkesë Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për heqjen e imunitetit tuaj?
Lidhur me këtë çështje mund t’u them se kam kërkuar dhe jam paraqitur vetë në Prokurorinë e Përgjithshme pasditen e ditës së hënës për të dhënë sqarime nga ana ime pra me vullnetin tim lidhur me këtë çështje. Kam kërkuar që hetimi mbi këtë çështje të bëhet sa më shpejt të jetë i paanshëm dhe larg ndikimeve politike. Kjo është arsyeja për të cilën kam dhënë dorëheqjen edhe nga funksionet qeveritare. Kjo është arsyeja që i kam drejtuar që në fillim Kryetares së Kuvendit një letër ku kam demonstruar vullnetin tim të lirë për të lënë imunitetin dhe çdo kërkesë për heqjen e imunitetit unë e përshëndes dhe do t’i kërkoja edhe një herë kryetares së parlamentit në një rast të tillë që të zhvillonte procedurat e menjëhershme. 
Në një deklaratë të para disa ditëve ju theksuat dhe bëtë me dije se kishit informacione sipas të cilave Partia Socialiste do të ushtronte dhunë gjatë protestës. A keni sërish informacione nëse do të ketë dhunë në demonstratën e radhës të PS-së?      
Nuk kam informacione se këtë të premte do të ketë dhunë. Sepse i gjithë potenciali maksimal i dhunës u ushtrua pasi 21 janari ishte dita e bastit të madh për të marrë Kryeministrinë. Kështu që ky do të jetë një manifestim hipokrizie pasi në fund të fundit nuk mendoj se ka të bëjë me nderimin e viktimave fatkeqe të cilat janë viktima të dhunës që u frymëzua dhe organizua nga kreu i Partisë Socialiste por është thjesht një përpjekje për të treguar që ne mund të bëjmë protesta edhe pa dhunë. Kur dihet që ata e kanë marrë vetë autorësinë e dhunës e kanë paralajmëruar e kanë nxitur e kanë ideuar e kanë realizuar në sytë e të gjithë opinionit publik brenda dhe jashtë vendit më datën 21 janar. 
Megjithatë ne kërkojmë nga forcat e rendit nga organet e ligjit të godasin pa mëshirë të gjithë ata elementë kriminalë të cilët u filmuan u fotografuan u shënuan në ngjarjen e 21 janarit duke goditur institucionin e Kryeministrisë dhe duke goditur forcat e rendit dhe të ligjit.
 Ndëshkimi i tyre duhet të jetë maksimal në mënyrë që horra të tillë kriminelë të tillë vagabondë të tillë të mos shfaqen më në bulevardin e Tiranës duke i vënë zjarrin atij dhe natyrisht në këtë mënyrë të gjithë ta kuptojmë se dhuna nuk mund të shpërblehet në një vend të lirë dhe në një vend demokratike. Opozita politike është tjetër gjë ndërsa ajo pjesë e opozitës që kërkon të faktorizohet përmes dhunës duhet ta kuptojë se do të ndëshkohet njësoj si ata që ushtrojnë dhunë fizike drejtpërsëdrejti.
Zoti Meta a ju duke një situatë normale që Prokuroria firmos gjashtë urdhër-ndalime ndërkohë që Policia nuk i ekzekuton këto?
Më duket tërësisht jonormale që Prokuroria të firmosë urdhër-ndalime për drejtues të Gardës së Republikës të cilët në çdo rast kanë qenë në krye të detyrës të cilët në çdo rast kanë qenë të sulmuar të goditur ju e dinë shumë mirë se në rast se banditët do të kishin marrë Kryeministrinë këta drejtues të gardës do të ishin ndaluar përse lejuan kriminelët që të pushtojnë një institucioni. Ndaj nuk duhet të luhet me drejtuesit e gardës nuk duhet të luhet me përfaqësuesit e shtetit dhe të ligjit. 
Askush nuk e pengon hetimin të jetë i plotë dhe askush nga përfaqësuesit e shtet
it dhe të ligjit nuk ka refuzuar përkundrazi kanë të gjithë vullnetin të bashkëpunojnë për të bërë hetimet. Por kuptohet që hetimet kanë nisur mbrapsht që kur bëhet fjalë për një ngjarje që paska ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ju e dini shumë mirë që bulevardi fillon te Sheshi Skënderbej dhe përfundon te Universiteti Politeknik. Pra ngjarja për të cilën bëhet fjalë nuk është absolutisht diçka që ka të bëjë me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” sepse i bie që kjo ngjarje mund të kishte ndodhur para Hotel Dajtit kjo ngjarje mund të kishte ndodhur para Presidencës kjo ngjarje mund të kishte ndodhur para Akademisë së Arteve e kështu me radhë. Jo ishte një agresion që të gjithë shqiptarët e panë se u bë ndaj Këshillit të Ministrave ndaj një institucioni jashtëzakonisht të rëndësishëm për stabilitetin për sigurinë e vendit dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ishte një agresion i dhunshëm dhe nuk ishte një ngjarje çfarëdo. Megjithatë besoj se angazhimi i ekspertëve ndërkombëtarë do të ndihmojë për të zbardhur këtë çështje në mënyrë sa më të plotë dhe sa më të paanshme.  
A nuk duhet që ky gjykim nëse është i drejtë apo jo urdhri i Prokurorisë për ndalimin e gardistëve duhet ta japë nga Gjykata mbi bazën e ballafaqimit të fakteve?
Kjo nuk është më e rëndësishmja. E rëndësishme është që punonjësit e ligjit punonjësit e gardës kanë qenë në detyrë. Ata nuk kanë sulmuar njeri ata janë sulmuar. Së dyti të gjithë ata jam bindur që kanë qenë dhe janë të hapur të bashkëpunojnë me drejtësinë për hetim të plotë të kësaj çështjeje por fakti që hetimi nuk fillon nga organizatorët nga ata që e artikuluan dhunën që e nxitën dhunën që frymëzuan dhunën dhe që janë të dokumentuar tregon edhe një herë tjetër atë që ne si LSI e kemi që në fillim që ky hetim nisi nga bishti jo nga koka e gjithë kësaj ngjarjeje tragjike. Nga ajo kokë që e organizoi e ideoi që e frymëzoi dhe që e nxiti dhunën e cila natyrisht solli pasoja tragjike.

0x323031312d30312d3236 Ilir Meta.jpg 17:22)”