Deklarata e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste Integrim të Tiranës

Deklarata e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste Integrim të Tiranës

” Deklarata e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste Integrim të Tiranës Prof. Dr. Shezai Rrokaj

“Sot është 7 marsi dita e mësuesit. Në këtë ditë të shënuar kombëtare LSI-ja u shpreh edukatorëve mësuesve dhe pedagogëve mirënjohjen dhe mbështetjen e saj për punën e palodhur dhe të mundimshme për formimin e të fëmijëve dhe rinjve me vlerat e atdhetarisë të qytetarisë të demokracisë dhe të humanizmit e të integrimit global. Shkolla është një dritare nga ku projektohet e ardhmja e shoqërisë sonë. Tempulli ku ruhen dhe zhvillohen vlerat kombëtare rruga nëpërmjet të cilës ato bëhen pjesë e integrimit në mozaikun ndërkulturor të popullit. Sot shkolla jonë po hedh hapa të rëndësishëm për përgatitjen e të rinjve me aftësi e zotësi profesionale për të ndjekur rrjedhën e zhvillimit teknologjik shkencor e global. Sot sistemi arsimor po reformohet sipas parimit cilësi dhe barazi në arsim që do të thotë arsim cilësor dhe akses të barabartë për të gjithë. 
Sot arsimi shqiptar po zhvillohet sipas një kurrikule shkollore që është në përputhje me strategjinë afatmesme dhe afatgjatë të vendit kjo gjë po bëhet në bashkërendim me të gjithë sektorët qeverisës nëpërmjet përkthimit në kurrikulë të kësaj strategjie zhvillimi. Kjo kurrikulë formimi po konceptohet si tërësore sepse vetëm kështu mund të konceptohet një formim pa boshllëqe pa thyerje konceptore dhe përsëritje informacioni nga viti në vit e nga cikli në cikël. Sot shkolla jonë po mbështetet tërësisht në konceptin e formimit nëpërmjet kërkimit duke iu larguar metodologjisë së vjetër të formimit nëpërmjet informimit. Ky ndryshim konceptual po mbështetet në një metodologji mësimdhënieje edhe mësimnxënëieje me gjithë tekstologjinë shkollore që vë në qendër të vëmendjes kurrikulare nxënësin dhe jo mësuesin. Ky mandat qeverisës po bën një kthesë frontale ndaj të mësuarit mekanik përmendësh drejt një formimi krijues. Shkolla jonë ka akses të gjerë sot në intranet dhe internet dhe po synohet ngritja e një interneti kombëtar me fije kabllore me linjat kryesore të komunikimit on-line ndërkombëtar. Futja e informacionit selektiv nëpërmjet programeve elektronike po rrit mjaft cilësinë e mësimdhënies dhe cilësinë e informacionit. 
Në mënyrë të veçantë politika qeverisëse po inkurajon universitetet të realizojnë parimet bazë të Bolonjës i përshtatja e kurrikulës me nevojat e tregut krahasueshmëria dhe njehsimi i diplomave brenda zonës europiane të arsimit të lartë mobiliteti rritja e cilësisë hapja e universitetit ndaj shoqërisë akreditimi dhe rankimi i tyre. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që na presin në të ardhmen për detyrimin që ka qeveria ndaj mësuesve dhe pedagogëve si edhe përmirësimet infrastrukturore që do të bëhen në të ardhmen ndaj LSI-ja do të mbështesë pa asnjë rezervë të gjitha nismat që do të ndërmerren në këtë drejtim pasi ajo është e bindur se investimi për arsimin sot është investim për të ardhmen e shoqërisë nesër. Gëzuar edhe një herë festën e 7 marsit. 
Zoti Rrokaj në cilësinë e kreut të LSI-së Tiranë a mund të na thoni për bisedimet që keni bërë me partnerët tuaj në koalicion pra PD-në në lidhje me formën e garimit në qarkun e Tiranës dhe cilat kanë qenë kërkesat e LSI-së për Bashkinë e Tiranës por edhe për pjesë të tjera të qarkut të kryeqytetit?
Siç dihet për opinionin publik ne jemi në një koalicion me Partinë Demokratike në këto zgjedhje vendore përsa i përket 11 njësive bashkiake të Tiranës jemi duke diskutuar për njësitë që do t’i takojnë LSI-së dhe për ato që do t’i takojnë partnerëve të koalicionit PD-së dhe ndonjë force tjetër politik që është në këtë koalicion. Nga ana jonë ne jemi përgatitur që zgjedhim figurat më përfaqësuese në njësitë që do t’i takojnë LSI-së. Jemi të gatshëm të përballemi për të 11-ta njësit por natyrisht do të respektojmë marrëveshjen për ato njësi që do t’i takojnë LSI-së për të garuar. Përsa i përket Bashkisë së Tiranës natyrisht ne do të mbështesim kandidaturën e koalicionit që do të jetë në garë dhe natyrisht do të mbështesim atë kandidaturë që do të qëndrojë pranë qytetarëve do t’i përkushtohet bashkisë së Tiranës do ta kthejë bashkinë e Tiranës në një institucion që u përket të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm një pjese një kandidaturë e cila do të punojë me përkushtim për të gjithë qytetarët e Tirabnës dhe për të gjitha shtresat. E natyrisht për një Tiranë e cila duhet t’i largohet betonizimit për një Tiranë e cila duhet të krijojë më shumë hapësira të gjelbra e cila duhet të rikonceptohet në një pjesë tjetër të saj dhe mbi të gjitha një Tiranë që duhet të drejtohet në ekip. 
A do të jetë Lulzim Basha kandidati i cili i plotëson të gjitha këto kritere që ju i përmendet për Bashkinë e Tiranës? 
Pse jo edhe Lulzim Basha. Është një kandidaturë shumë serioze është një nga të rinjtë e shkolluar në perëndim është një personalitet i cili në rolin e Ministrit të Jashtëm ka punuar fort për futjen e Shqipërisë në NATO. Në rolin e Ministrit të Brendshëm ka punuar për futjen e Shqipërisë në hapësirën Shengen që qytetarët shqiptarë të lëvizin pa viza. Mbi të gjitha është njeriu i terrenit që ka mbajtur një peshë kryesore gjatë përmbytjeve në Shkodër. Ne duhet t’u besojmë të rinjve tanë duhet të heqim dorë nga njerëzit që edhe pse mund të kenë vlerë sido që të jetë konsumohen nga pushteti me kalimin e kohës. Mbi të gjitha ne duhet të përkrahim ato njerëz që kanë një vullnet për të ndryshuar por mbi të gjitha ato njerëz që do të kenë kohën e duhur për të qëndruar në funksion të problemev
e që kanë qytetarët.

0x323031312d30332d3037 Shezai Rrokaj.jpg 17:28)”