16 Feb Deklarata e Kryetares e Forumit të Gruas Socialiste të PS në Shkodër Dorela Maliqi
Deklarata e Kryetares e Forumit të Gruas Socialiste të PS në Shkodër Dorela Maliqi
Ne nje grup perfaqesues i Forumit te Gruas Socialiste
te qytetit te Shkodres;
Me indinjaten e ligjshme per shkak te keqperdorimit dhe perdorjes se emrit te Partise Socialiste si ombrelle per te fshehur grupin e krimineleve qe sulmoi me dhune Kryeministrine dhe qe goditi forcat e Policise se Shtetit;
Me zemerimin dhe neverine per sjelljen e papergjegjshme te Kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama qe braktisi socialistet dhe u ben frymezuesi dhe organizatori i grupeve kriminale;
Me ndjenjen e respektit dhe te mirenjohjes per punen shembullore te forcave te Policise se Shtetit;
Denojme me force gjithçka te paligjshme e kriminale qe demonstruan te ashtuquajturit demonstrues – mbeshtetes te politikes antishqiptare te Edi Rames.
Dhuna aktet kriminale e vandalizmi nuk jane ne natyren e socialisteve shqiptare.
Socialistet shqiptare nuk ka se perse te ndjehen te turperuar nga turpet e Edi Rames por me force dhe kurajo qytetare duhet te distancohen nga gjithçka e pamoralshme dhe e neveritshme nga gjithçka kriminale e korruptive qe perfaqeson Edi Rama.
Prandaj ne grate e Forumit Socialist te qytetit te Shkodres
shpallim sot se:
Distancohemi nga e gjithe kjo histori turpi e aktesh kriminale qe Edi Rama beri me socialistet
Distancohemi nga te gjithe ata qe u bene nje me kriminelet qe qellonin pa meshire mbi vellezerit e djemte tane police ne krye te detyres per zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e rendit publik;
Largohemi nga Partia Socialiste dhe bashkohemi me Levizjen Socialiste Per Integrim duke mbetur socialiste me shpirt dhe zemer per te vazhduar ne kete menyre qe ne rradhet e LSI-se te punojme e te kontribuojme per te majten e re shqiptare per te majten europiane qe nuk mund te mbahet peng as nga Edi Rama dhe as nga ata qe demonstruan ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” anen me te shemtuar dhe turpin e shoqerise shqiptare.
0x323031312d30312d3239 11:29)