Deklarata e Ilir Metës pas vizitës në Komunitetin Musliman Shqiptar me rastin e festës së Kurban Bajramit

Deklarata e Ilir Metës pas vizitës në Komunitetin Musliman Shqiptar me rastin e festës së Kurban Bajramit

Deklarata e Ilir Metës pas vizitës në Komunitetin Musliman Shqiptar me rastin e festës së Kurban Bajramit

Zv. Kryeministri z. Ilir Meta uroi sot  besimtarët myslimanë për e  Festën e Kurban Bajramit gjatë vizitave në Selinë e Bashkësisë Myslimane Shqiptare dhe në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ku u prit nga Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Haxhi Ing. Selim Muça dhe më pas nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi. 

“Dua të uroj të gjithë besimtarët dhe të gjithë shqiptarët në këtë ditë kaq të bukur dhe më këtë festë kaq të bardhë sa më shumë harmoni dhe dashuri me njëri-tjetrin. Dhe natyrisht që kjo është një festë e madhe sepse vjen në një moment të shkëlqyer për çdo qytetar të Shqipërisë. Në një moment kur shkalla e lirisë dhe dinjitetit është më e lartë se asnjëherë tjetër më parë e natyrisht me këtë Shqipëri demokratike dhe me këtë Shqipëri europiane padyshim që edhe besimi te Zoti ka pasur dhe ka rolin e tij dhe prandaj në festa të tilla të gjithë shqiptarët bashkohen sepse natyrisht që këto festa e bëjnë jetën tonë më të bukur e bëjne shoqërinë tonë më njerëzore dhe forcojnë solidaritetin dhe harmoninë për të cilën aq shumë kemi nevojë edhe ne politikanët.
 
Pyetje: Zoti Meta në vazhdën e harmonisë Partia Socialiste ka bërë të ditur se tërhiqet nga kërkesa për rinumërimin e fletëve të votimit. Si e ciliësoni këtë ofertë të PS-së a mendoni se do të merret seriozisht në konsideratë për të zgjidhur ngërçin?
  
Përgjigje: Sot nuk dua të flas për gjëra të cilat nuk kanë lidhje me këtë festë në këtë atmosferë të të mrekullueshme si vetë dita sot. Do të kemi raste ka ditë të tjera duke filluar që nga nesër por edhe enjë herë tjetër iu uroj mbarësi dhe lumturi të gjithë besimtarëve dhe të gjithë shqiptarëve paqe dhe harmoni në jetët e tyre në familjet e tyre dhe në të gjithë shoqërinë tonë.  

0x323031302d31312d3136 12:57)