14 Feb Deklarat për shtyp nga zëdhënësi i LSI për çështjet e buqësisë dhe ushqimit Prof.Edmond Panariti
” Deklarat për shtyp nga zëdhënësi i LSI për çështjet e buqësisë dhe ushqimit Prof.Edmond Panariti Dje kryeministri i Shqiperise shpalli mungesen totale te politikave ne fushen e bujqesise dhe ushqimit. Dje ai shpalli falimentin e shperndarjes se naftes pa akcize me fjale te tjera mos mbajtjen e premtimit me te bujshem zgjedhor te demokrateve per bujqesine dhe fshatin. Se fundi mesuam shkakun e vertete te shtrenjtimit te kostos se jeteses dhe te inflacionit ne rritje si dhe zbuluam arsyet e cmimeve stratosferike te ketij viti te perimeve frutave dhe mishit.
Natyrshem po dje u zhvleresuan perfundimisht pseudo-argumentat e Ministrise se Bujqesise per shtrenjtim te prodhimeve bujqesore ne treg si rrjedhoje e luftes se kontrabandes se importeve. Keto prodhime nuk kane interes te kontrabandohen sepse ne kuader te Marreveshjes per Tregetine e Lire nuk ngarkohen fare me taksa doganore.
Por ky pretendim nuk eshte as ne linje me shkaqet e shtrenjtesise se ushqimit te shpallura nga kryeministri i cili ftoi shqiptaret te paguajne me shtrenjte per hir gjoja te vules BIO te akorduar nga maja e olimpit qeveritar per bujqesine. Ex-katedra po dje Ministria e Financave si kusht para-licensimi pretendoi te instaloje korniza pseudo-standartesh per prodhimet ushqimore duke kerkuar vete-deklarimin e bizneseve per kete qellim.
Por ky deklarim duhet kerkuar se pari tek ato mijera bageti me infeksione te shekullit te XV te cilat nuk dihet si ushqehen me se ushqehen dhe çfare u injektohet. Duhet kerkuar tek ato perime e fruta te cilat sperkaten me lloj lloj kimikatesh jashte çdo norme e standarti. Duhen kerkuar tek keto sepse perbejne lenden e pare per agrobiznesin.
Por duhen kerkuar edhe tek bllokimi qe Bashkimi Europian i beri eksporteve tona te peshkut te fresket. Mbi te gjitha duhen kerkuar tek mungesa e nje politike integrale te sigurise ushqimore e cila duhet te filloje nga ferma dhe te perfundoje tek pjata.
0x323030362d31302d3037 14:38)”