Deklarat për Shtyp e Zv/kryetarit te LSI Pëllumb Xhufi

Deklarat për Shtyp e Zv/kryetarit te LSI Pëllumb Xhufi

” Deklarat për Shtyp e Zv/kryetarit te LSI Pëllumb Xhufi Në emër të LSI denoncoj sot vendimin e fundit të drejtuesit e Kuvendit i cili përjashton nga transmetimi direkt të seancave plenare të Parlamentitmediat private. Ne na duket një veprim i padrejtë që privon mediat privatepor edhe qytetarët nga e drejta kushtetuese për t’u informuar për gjithçka që ndodh në vend dhe për më tepër për t’u informuar me gjithçka që ndodh në Parlamentin shqiptar ku merren vendime të rëndësishme që i interesojnë drejtpërsëdrejti jo vetë me interesat e qytetarëve por edhe interesave të vendit. Vet mënyra se si është komunikuar ky vendim pra në orët e vona të mbrëmjes në mënyrë të papritur tregon se këtu kemi të bëjmë me një vendim partie që është marrë sigurisht në forumet e Partisë Demokratike. Ne kuptojmë që PD ka arsye që kërkon të evitojë kontaktet e disa drejtuesve të saj duke filluar nga Kryeministri i POPO JOO-veme mediat me publikun drejtues të cilët janë të destinuar të provokojnë konfuzion ilaritet dhe revoltë në Parlament. Por ne gjykojmë se PD duhet të  këtë parasysh se tashmë liria e informimit është tashmë një e drejtë e fituardhe siç do e drejtë e fituar vetëm mund të zgjerohet dhe në asnjë mënyrë nuk mund të reduktohet. Të gjithë qytetarët shqiptar e dinë tashmë trashëgimin e rëndë që ka PD posaçërisht në raportet me mediat e pavarura duke i goditur ato që nuk bëjnë politikën e saj por edhe duke e trajtuar ato në mënyrë selektive. Nga ana tjetër tentativa për të dëbuar nga salla e parlamentit mediat private ose për t’i lejuar ato që të asistojnë në mënyrë pasive me gojë dhe me sy mbydhurtregojnë edhe moralin politik të kësaj mazhorance e cila duke filluar që nga 3 Korriku menjëherë pas zgjedhjeve nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka tentuar të çbëjë pikërisht ato gjëra që janë realizuar para 3 korrikut.  Është e qartë që ky vendim i ri i mazhorancës dhe posaçërisht i PD reflekton edhe një shqetësim të kësaj mazhorance për të fshehur nga publiku shqiptar dhe jo vetëm ai shqiptar ato që parashikohen të ndodhin në Parlament në këto ditë dhe javë të ardhshme. Jemi përpara një reforme elektorale ku termat e së cilës do të kalojnë shumë shpejt në parlament dhe ku dihet ecuria e reformës elektorale ku është tentuar në mënyrë të vazhdueshme nga PD të bllokohet ose të devijohet bërjen e saj. Për këto arsye LSI paralajmëron edhe njëherë mazhorancën aktuale dhe qeverinë  që të heq dorë nga lufta e paprincipt kundër mediasku një luftë të cilën e ka paguar ajo tashmë në të kaluarën dhe që rrezikon ta paguajë edhe në të tanishmen. Në të njëjtën kohë ne dëshirojmë të sigurojmë të gjithë që LSI do të vazhdoj të luftojë në mënyrë konseguente për të mbrojtur lirinë e medias.  0x323030362d31302d3133 14:9)”