Deklarat per mediat e Sekretarit Nderkombetar te LSI z. Edmond Haxhinasto

Deklarat per mediat e Sekretarit Nderkombetar te LSI z. Edmond Haxhinasto

Deklarat per mediat e Sekretarit Nderkombetar te LSI z. Edmond Haxhinasto Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim shpreh shqetesimin per vleresimin me te fundit te Departamentit te Shtetit te SHBA per transparencen e qeverisjes ne Shqiperi qe e percakton korrupsionin si “pengesa kryesore per reforma te thella”.

Nje vleresim i tille qe pason ate te organizates se specializuar Transparency International e cila e rendit vendin ne nivelet e fundit te transparences e mireqeverisjes vjen dy vjet pas shpalljes nga qeverisja aktuale te luftes anti-korrupsion si  flamurin e saj te fitores e te reformave. Tashme eshte evidente qe ky flamur nuk eshte me ai i anti-korruspionit por i deshtimit dhe i demagogjise se paster.

Rezultati i zgjedhjeve te 18 shkurtit ishte nje ndeshkim i qarte popullor ndaj qeverisjes dhe paaftesise se saj per te mbajtur premtimet bombastike te cilat po zevendesohen tash e çdo dite jo me realizime por me premtime akoma me te medha siç ishte ai i bere se fundmi nga kryeministri se “vendi po pergatitet per nje boom te papare investimesh te huaja”.

Nuk mund te kuptohet nga askush ndoshta perveç kryeministrit se si mund te thithen investimet e huaja ne vend kur ka nje nje perceptim kaq negativ per nivelin e korrupsionit dhe aq me teper kur reformat e thella jane viktime e tij.

Nderkohe qe ne vend te nje reflektimi objektiv dhe te pergjegjshem per deshtimin ne zgjedhjet vendore me qellim permiresimin e qeverisjes pseudo-mazhoranca aktuale servir nje debat te parakohshem mbi zgjedhjen presidenciale.

Nje debat i tille nuk eshte gje tjeter veçse nje alibi dhe frike per nje analize te pergjegjshme mbi deshtimin e mazhorances ne zgjedhjet e 18  shkurtit por edhe pa-aftesi per te realizuar ato reforma per te cilat kjo pseudo-mazhorance u ka marre voten shqiptareve.
 
  0x323030372d30332d3037 13:10)