14 Feb Dega e LSI-Tiranë
” Dega e LSI-Tiranë zhvillon zgjedhjet sipas parimit Një anëtar-Një votë për përzgjedhjen e kandidaturës së LSI për kryetar të minibashkisë nr.1 në Tiranë Filloreta Kodra zgjidhet me parimin Një anëtar-Një votë kandidate për Kryetare të minibashkisë nr.1 në Tiranë. Kjo kandidaturë së bashku me kandidaturat e tjera do t'i paraqitet tryezës së koalicionit
Ilir Dashi: Ne si LSI në Tiranë jemi të aftë të paraqesim kandidatura garantuese për fitoren e së majtës në rreth 4 njësi
Lëvizja Socialiste për Integrim dega e Tiranës pas zhvillimit të zgjedhjeve në njësitë nr.2 dhe 6 në Tiranë sot zhvilloi votimin sipas parimit "Një anëtar – Një votë" për të zgjedhur kandidatin për Kryetar të LSI në njësinë bashkiake nr. 2 të kryeqytetit. Në qendrën e votimit të hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 18.00 votuan e gjithë anëtarësia e kësaj zone duke zbatuar të gjithë procedurat statutore sipas parimit demokratik "Një anëtar-Një votë".
Rreth 500 anëtarë të kësaj njësie të LSI në kryeqytet u ftuan për të zgjedhur kandidatin e preferuar midis 2 kandidaturave alternative që ishin në konkurim.
Në njësinë nr.1 kandiduan në mes tyre Nënkryetarja e LSI-së Filloreta Kodra me profesionin e ekonomistes dhe inxhinieri Shpëtim Larti. Pas përfundimit të procedurës së numërimit të votave rezultoi që 78 për qind e votave ishin fituar nga Filloreta Kodra e cila tashmë është edhe kandidatura e LSI për Kryetare të njësisë bashkiake nr.1 të kryeqytetit.
Kjo kandidaturë së bashku me kandidaturat e tjera të zgjedhura nga anëtarësia dhe strukturat e LSI-së do të parashtrohen në tryezën e opozitës së bashkuar për të përzgjedhur kandidaturën më të mirë të së majtës.
Ndërkaq për të monitoruar procesin e votimit ishin edhe Kryetari i LSI-së për Tiranën z.Ilir Dashi dhe Sekretarja e LSI së Tiranës znj.Monika Kryemadhi.
Deklarata e plotë mbajtur nga Ilir Dashi:
Jemi në momentet e fundit të përzgjedhjes së kandidatëve të LSI në të gjitha njësitë. Konkretisht kjo është një finale një proces që po finalizohet me votimin sipas parimit Një anëtar- një votë këtu në Njësinë nr. 1 për kryetar të minibashkisë. Arsyeja e thjeshtë e këtij votimi është që ne si parti elektorale kemi bazë të politikës dhe filozofisë tonë që të afrojmë qeverisjen tek qytetari dhe ne këtë parim duam ta zbatojmë që në hapat e para të përfaqësimit të pushtetit. Për këtë arsye ne aplikojmë edhe procesin e votimit "Një anëtar- Një votë". Nëpërmjet këtij votimi do të jetë vetë anëtarësia që të zgjedhë për kandidat për kryetar personin më me vlerë dhe më të respektuar të zonës. Mendoj se kjo është një shenjë shumë e mirë për të garantuar elektoratin që qeverisja është vërtet tek qytetari se ata që do qeverisin në të ardhmen janë zgjedhje e këtyre qytetarëve.
Tryeza e bashkëpunimit ndërmjet partive opozitare nuk ka përfunduar ende. Ne kemi përgatitur gjithë kandidaturat dhe propozimet tona dhe pavarësisht nga ecuria e këtyre bisedimeve ne si LSI në Tiranë jemi të aftë të paraqesim kandidatura garantuese për fitoren e së majtës në rreth 4 njësi .
Deklarata e plotë e mbajtur nga Monika Kryemadhi
Ky proces është shumë i rëndësishëm sepse duke zbatuar parimin "Një anëtar- Një votë" ne po bëjmë përzgjedhjen e kandidaturave të LSI për kryetar të minibashkive edhe për anëtarë të këshillit bashkiak. Ky proces tepër i gajtë do të përfunojë me Konventën organizative për zgjedhjet vendore që do të zhvillohet ditën e diel në Teatrin e Opras dhe Baletit ku do prezantohen rreth 5700 anëtarë të përzgjedhur nga LSI të cilët presin nga dita në ditë dekretimin zyrtar të datës së zgjedhjeve. Anëtarësia jonë natyrisht sot është e pranishme për të votuar në funksion të kësaj norme statutore dhe ne njëkohësisht jemi të lumtur që numri i anëtarësisë të pranishme në votim është i kënaqshëm dhe kjo gjë tregon që strukturat e LSI në këto njësi janë të konsoliduara dhe gjithnjë në shtim.
0x323030362d31312d3234 AKTIVITETE 15:21)”