Dega e LSI në Elbasan prezanton 45 kandidatët e LSI për anëtarë të Këshillit të Bashkisë së Elbasanit. Merr pjesë Kryetari i LSI-së

Dega e LSI në Elbasan prezanton 45 kandidatët e LSI për anëtarë të Këshillit të Bashkisë së Elbasanit. Merr pjesë Kryetari i LSI-së

” Dega e LSI në Elbasan prezanton 45 kandidatët e LSI për anëtarë të Këshillit të Bashkisë së Elbasanit. Merr pjesë Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta Meta : Kandidatët e LSI për Këshillin e Bashkisë së Elbasanit janë përfaqësues të denjë të komunitetit elbasanas njerëz të vendosur për t'i dhënë perspektivë dhe për ti dhënë jetë këtij qyteti ndër më historikët dhe më të rëndësishmit e vendit tonë

Meta : Nuk ka të majtë të re me anëtarët dhe me agallarët e vjetër me ata që kërkojnë që komunat dhe bashkitë janë pronë e tyre dhe jo e atij komuniteti dhe atyre banorëve që jetojnë atje. Ky është morali i LSI ky është morali i asaj të majte të re që do ndryshojë edhe Elbasanin dhe që do ndryshojë edhe Shqipërinë

—————–

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan në një takim mjaft entuziast prezantoi sot 45 kandidatët e LSI për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Elbasanit. Në këtë takim ku merrnin pjesë qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI merrnin pjesë edhe Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta dhe N/Kryetari prof.Sabit Brokaj.

Me këtë takim tashmë LSI e Elbasanit vuri në lëvizje të gjithë makinën e saj organizative për  arritjen e objektivit politik që i ka vënë vetes fitoren sa më të thellë të LSI dhe opozitës së bashkuar në zgjedhjet vendore.

Lista e LSI për këshillin bashkiak të Elbasanit për mënyrën e ndërtimit vlerat që mbart raportet gjinore që respekton si dhe ekuilibrin midis fushave të ndryshme të veprimtarisë shoqërore përbën absolutisht një risi dhe shprehje të një politike të re në Shqipëri.

Pjesë e kësaj liste në mënyrë shumë të motivuar politike dhe qytetare janë persona të spikatur në fushën e shkencës artit dhe kulturës sportit dhe muzikës arsimit dhe shëndetësisë.

Përbërja e kësaj liste përshtatet me problematikën e shumëlloshme të pushtetit vendor dhe në këtë mëyrë ata mund të shndërrohen vërtetë në zërin e qytetarëve në Këshillin Bashkiak ku ata do të jenë pjesë.

Ndër emrat e shpallur për kandidatë të LSI për Këshillin Bashkiak të Elbasanit një pjesë e mirë janë femra. Në këtë mënyrë LSI si forcë e re politike synon të ruajë barazinë gjinore duke i dhënë një prioritet kandidateve femra.

Në fjalën e tij Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta duke evidentuar vlerat e kandidatëve të LSI për këshillin bashkiak të Elbasanit u shpreh se "ë shtë një kënqësi dhe një privilegj për mua sot që të kem përkrah këto zonja dhe zotrinj vajza dhe djem me një kurajo të tillë qytetare me një integritet të pa diskutueshëm këta përfaqësues të denjë të komunitetit elbasanas këta njerëz të vendosur për t'i dhënë perspektivë dhe për ti dhënë jetë këtij qyteti ndër më historikët dhe më të rëndësishëm të vendit tonë. Më pas Meta tha se nisur nga emrat dhe profesionet e tyre   nga më të ndryshmet dhe nga më të respektuarat me këta njerëz ne mund të drejtojmë Shqipërinë dhe jo vetëm Elbasanin.

Më pas kreu i LSI u shpreh se "në rrethin e Elbasanit dhe qytetin e Elbasanit ne kemi pretendime shumë të mëdha në këto zgjedhje por pretendimin kryesor kemi që Elbasanin ta fitojë e majta dhe unë jam i bindur që me kontributin dhe investimin që do bëjë LSI janë të gjitha mundësitë që të ndahemi me qeverisjen lokale të Partisë Demokratike.

Duke vazhduar më tej Meta u shpreh: "ne hyjmë në këtë garë me vullnetin për ta shndëruar këshillin bashkiak të Elbasanit në parlament të qytetit të Elbasanit. Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e Elbasanit që të votojnë për kandidatët për këshilltarë të LSI këta qytetarë të mbrekullueshëm të Elbasanit sepse këta do të mbrojnë traditat më të mira që ka patur dhe ruan ky qytet. Këta do të investojnë përkushtimin e tyre profesionl dhe integritetin e tyre moral që ky qytet të ketë një perspektivë tjetër që pushteti vendor të ketë raporte krejt të tjera me komunitetin dhe qytetarët e Elbasanit. Më pas Meta shtoi: "Unë jam i bindur se Elbasani do të ndryshojë për mirë pas zgjedhjeve vendore sepse për herë të parë në këshillin e Bashkisë së Elbasanit do të përfaqësohet në mënyrë të fuqishme Lëvizja Socialiste për Integrim. Këshilli Bashkiak i qytetit të Elbasanit pas zgjedhjeve vendore do të marrë vendime më të drejta për qytetarët dhe për të gjithë komunitetin e kësaj zone. Ndaj jam i bindur se pas këtij prezantimi që ne i bëjmë sot kandidatëve tanë për qytetin e Elbasanit do të ketë më shumë shpresë më shumë entuziazëm për një ndryshim i cili nis me zgjedhjet vendore dhe padyshim do të hedhë hapin e rëndësishëm në zgjedhjet parlamentare për t'u ndarë njëherë e mirë me këtë pseudomazhorancë e cila çdo ditë e më shumë në vend që t'i bashkojë shqiptarët përkundrazi i përçan dhe fut frymën e urretjes.

Unë jam i bindur se ne do bëjmë gjithçka që opozita të përfaqësohet me kandidatët më të mirë në mazhoritar dhe për këtë ne kemi jo vetëm vullnetin për të mbrojtur kandidatët më të mirë që ka paraqitur LSI-ja jo vetëm për të thënë fjalën tonë për kandidatët më të mirë që kanë paraqitur gjithë partitë e tjera por kemi edhe vullnetin dhe seriozitetin që atje ku ne nuk arijmë të merremi vesh me drejtuesit e partive të tjera të shkojmë dhe të diskutojmë në çdo komunë dhe në çdo qytet të vendit se cilët janë njerëzit më të mirë.

Duke përfunduar Kryetari i LSI Meta tha se "Nuk ka të majtë të re me anëtarët dhe me agallarët e vjetër me ata që kërkojnë që komunat dhe bashkitë janë pronë e tyre dhe jo e atij komuniteti dhe atyre banorëve që jetojnë atje. Ky është morali i LSI ky është morali i asaj të majte të re që do ndryshojë edhe Elbasanin dhe që do ndryshojë edhe Shqipërinë.

0x323030362d31322d3032 AKTIVITETE 15:27)”