Besjan Pesha: Të rinjtë

Besjan Pesha: Të rinjtë

” Besjan Pesha: Të rinjtë urë perfekte lidhëse midis qytetarit dhe politikës

Mbyllet aktiviteti i Lëvizjes Rinore për Integrim “LRI Jalë 2012”
Është mbyllur aktiviteti i Lëvizjes Rinore për Integrim të Qarkut Fier në bregdetin e Jalës ku pushuan mbi 600 të rinj nga i gjithë qarku. Në fjalën e tij përshëndetëse Zv. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Besjan Pesha është shprehur se të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim janë një urë perfekte lidhëse midis qytetarëve dhe halleve të tyre dhe LSI-së e përfaqësuesve të saj në qeverisje. Sipas z. Pesha  të rinjtë e LRI kanë një rol të rëndësishëm që ta kthejnë dhe ta orientojnë politikën në misionin e saj të vërtetë për të prodhuar përfaqësim. 
“Secili prej jush ka mësuar se ka një rol të madh për të luajtur nga shtatori deri në qershor deri në zgjedhjet e vitit 2013 një rol shumë të rëndësishëm si një urë perfekte lidhëse midis qytetarëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim si një urë perfekte lidhëse midis halleve dhe problemeve të të gjithë qytetarëve dhe përfaqësuesve tanë në qeveri. Kjo në mënyrë të tillë që të gjithë së bashku me energjinë pasionin që karakterizon të rinjtë ta kthejmë politikën dhe ta orientojmë atë drejt misionit të saj të vërtetë dhe misioni i vërtetë i politikës nuk është të prodhojë sherre nuk është të prodhojë sharje nuk është të prodhojë konflikte pa fund. Misioni i vërtetë i politikës është të prodhojë përfaqësim të lidhë qytetarin dhe hallet e tij me përfaqësuesit në qeverisje. 
Unë jam i bindur që jo vetëm në Qarkun e Fierit ku jeni mbi 600 motorë lëvizës që përfaqësoni mijëra të tjerë por në të gjithë Shqipërinë të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jenë ura perfekte midis problemeve të qytetarëve dhe përfaqësuesve në shtet” tha ndër të tjera para mbi 600 të rinjve nga i gjithë Qarku i Fierit Besjan Pesha. 
Kampingu i LRI-së në Jalë traditë e forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim
Aktiviteti i Lëvizjes Rinore për Integrim “LRI Jalë 2012” nisi më 20 gusht ku qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria pushuan në bregdetin e Jalës. Ky kamping ishte i ndarë në dy pjesë nga data 20 deri në 25 gusht ku pushuan të rinj nga të gjitha qytetet e vendit dhe 25 deri në 30 gusht ku ishin të pranishëm 600 të rinj nga Qarku i Fierit. Kampingu rinor në bregdetin e Jalës tashmë është bërë një traditë në Lëvizjen Rinore për Integrim. Me qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria anëtarë dhe simpatizantë të forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim vijnë në këtë kamp rinor ku aktivitetet politike kulturore dhe argëtuese janë kryefjala e ditëve të qëndrimit në bregdetin e bukur të Jonit. Kampingu “LRI-Jalë 2012” i organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim përveç karakterit argëtues ka edhe shumë organizime politike. Personalitete të rëndësishme të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të mbajnë para të rinjve nga e gjithë Shqipëria fjalime mbi çështjet më të rëndësishme të politikës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në takimin e tij me të rinjtë në bregdetin e Jalës vlerësoi punën e tyre të bërë në të gjitha fushatat elektorale ku LSI-a ka konkurruar më kandidatët e vetë. Z. Meta shprehu bindjen se LSI do të vazhdojë të japë një kontribut të pazëvendësueshëm për progresin e vendit. 
“Ne të gjithë së bashku do të japim një kontribut të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm për progresin e Shqipërisë. Ne kemi dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin e vendit kemi dhënë një kontribut tepër të çmuar dhe konkret për liberalizimin e vizave kjo ka qenë një nga premtimet tona kryesore në vitin 2009” theksoi z. Meta. Ndërkohë që Zv. kryetari i LSI-së Edmond Haxhinasto ka përgëzuar të gjithë të rinjtë e LRI-së për kontributin e tyre në rritjen elektorale dhe cilësore të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 
Haxhinasto gjithashtu i falënderoi të rinjtë për energjinë pozitive që ata i japin çdo ditë LSI-së. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili u shpreh se në aktivitete të tilla si kampingu në Jalë formohen liderë të së ardhmes duke bërë të mundur kështu një ndërthurje të eksperiencave me vrullin e rinisë për të pasur gjithmonë një LSI gjithmonë të fuqishme kompetitive dhe përcaktuese në mënyrë të padiskutueshme të jetës politike shqiptare por edhe të fateve të ardhme të vendit. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën Prof. Dr. Shezai Rrokaj në fjalën e tij në aktivitetin e Lëvizjes Rinore për Integrim kampingun “LRI Jalë 2012” ka deklaruar se rinia është pasuria më e madhe që ka kombi ynë. Sipas tij Lëvizja Socialiste për Integrim i kushton një vëmendje të veçantë rinisë dhe alternativat e LRI-së janë pjesë themelore e programit të kësaj force politike.
 Ministri i Shëndetësisë njëkohësisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo është shprehur se LSI kërkon një rini e cila të jetë partnere dhe mbështetëse e rëndësishme në iniciativat e kësaj force politike. Në fjalën e tij përshëndetëse para qindra të rinjve në aktivitetin e Lëvizjes Rinore
për Integrim kampingun “LRI Jalë 2012” z. Tavo është shprehur se të rinjtë në vend duhet të jenë aktorë të rëndësishëm me sugjerime dhe konkrete për ndryshimin cilësor të realitetit shoqëror. Ndërkohë që kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Endrit Braimllari ka folur për organizimin e forumit rinor. Ai ka theksuar se pas rezultatit shumë pozitiv që arriti forumi rinor në zgjedhjet e kaluara duhet të ketë investime për të pasur rezultate pozitive edhe në zgjedhjet e ardhshme.

0x323031322d30382d3331 AKTIVITETE Besjan Pesham Kamping Jale (4).jpg 12:23)”