17 Feb Besjan Pesha: Procesi i zgjedhjeve për strukturat e LSI-së
Posted at 22:44h
in Archived Articles
” Besjan Pesha: Procesi i zgjedhjeve për strukturat e LSI-së model për politikën shqiptare.
Zhvillohen zgjedhjet për kryetar të rajoneve në Qarkun Fier
Besjan Pesha: Procesi i zgjedhjeve për strukturat e LSI-së model për politikën shqiptare.
Lëvizja Socialiste për Integrim në kuadër të ristrukturimit të gjithë strukturave politike zhvilloi dje zgjedhjet në Qarkun e Fierit për kryetarët e rinj të rajoneve në këtë qark. U votua për drejtuesit e katër rajoneve administrative duke e ndarë në këtë mënyrë për mirëfunksionimin e punëve për organizimin në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Më shumë se 1500 anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim votuan për kryetarët e rinj të cilët do të drejtojnë këto katër rajone për një periudhe kohore 4 vjeçare.
Votimi u bë sipas parimit “Një anëtar një Votë” dhe të 1500 delegatët votuan në rajonin nr. 1 për kandidatët Irfan Hajdaraj dhe Agron Basholli. Kandidatët për kryetar të rajonit nr. 2 ishin Fatos Pashollari dhe Vilson Naci. Ndërkohë që Luan Qato dhe Anilda Aliaj kandidatura përballë njëri-tjetrin për tu zgjedhur kryetar të rajonit nr. 3 në Qarkun e Fierti ndërsi kandidatët për rajonin nr. 4 dhe të fundit ishin Enver Shehaj dhe Agron Durmishaj.
Procesi i votimit për krerët e rinj të rajoneve në Qarkun e Fierit u ndoq nga afër nga Zv/Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim i cili është edhe i deleguari nga Kryesia e Përgjithshme për këtë qark Besjan Pesha si dhe nga Sekretari politik i LSI-Së për qytetin e Fierit Bardhi Meli. i pyetur për mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe për organizimin e LSI-së në këtë qark Zv/Sekretari Përgjithshëm i kësaj force politike Besjan Pesha u shpreh për mediet se ka një investim nga LSI për krijimin e modeleve te suksesshme në të gjitha proceset e ristrukturimit që ka nevojë vendi dhe organizmi i vetë LSI-së.
“Në kuadër të këtij modeli në qytetin e Fierit po bëhet një fushatë model ku votohet sipas parimit “Një anëtar një votë” dhe gjithashtu ku ka pasur një fushatë të mirëfilltë dhe model brenda të 4 rajoneve. Ky votim po bëhet transparent dhe i hapur. Në LSI dhe LRI ne zgjedhim njerëzit më të mirë ku Lëvizja Socialiste për Integrim po bën një investim në këto procese demokratike të zgjedhjeve” u shpreh Pesha. Sipas tij LSI do të investohet maksimalisht që rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian të jetë sa më e shpejtë pasi kështu përfiton çdo qytetar shqiptare me më shumë punë dhe me më shumë mirëqenie. “Lëvizja Socialiste për Integrim do të japë kontributin e vetë që Shqipëria të jetë në Bashkimin Europian sepse kështu do të thotë më shumë vende pune dhe mirëqenie të cilën çdo qytetar ka nevoje.
LSI do të investojë që lufta të mos bëhet për një emër të caktuar e as për një kolltuk që të kontrollohet nga një parti por që të drejtojë Shqipërinë në rrugën e saj për në BE” tha Zv/Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Besjan pesha. Procesi i zgjedhjeve nisi nga dje në orën 08.00 dhe përfundoi në orën 17 ku pas numërimit të votave dolën edhe kandidatët fitues të 4 rajoneve në qytetin e Fierit. Z. Pesha theksoi se u vu re një pjesëmarrje e gjerë në këto zgjedhje ku anëtarët shprehën vullnetin e tyre me votim të lire. “Lëvizja Socialiste për Integrim ka për qellim rifreskimin e anëtarësisë dhe organeve të saj por edhe zgjerimin e radhëve te saj. Vlen për tu theksuar se ka pasur edhe një rritje të ndjeshme të organizatave të reja.
Kjo është faza e parë e organizimit të LSI-së ndërkohë që është në proces organizimi i gjithë Rrethi- Fierit dhe më pas do të ketë zgjedhje nëpër komuna të cilat do të zhvillohen në datën 20 maj. Me pas do të jetë edhe procesi i zgjedhjeve të strukturave për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim i cili do tub jetë në një datë tjetër e cila ende nuk është përcaktuar. Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e LSI-së për seriozitetin dhe mobilizimin që po tregojnë njëkohësisht edhe kandidatët të cilët kanë sjellë risi në Lëvizjen Socialiste për Integrim të Fierit” përfundoi prononcimin e tij për mediet Zv/Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim i cili është edhe i deleguari nga Kryesia e Përgjithshme për Qarkun Fier Besjan Pesha.
0x323031322d30352d3134 VOTIMI 2.jpg 16:18)”