15 Feb Besjan Pesha – Politika duhet tju hyjë në shtëpi nga dera dhe jo nga televizori
Besjan Pesha – Politika duhet tju hyjë në shtëpi nga dera dhe jo nga televizori Kandidati për deputet I LSI në qarkun e Vlorës Besjan Pesha ka vijuar fushatën e tij derë më derë në qytetin e Vlorës. Z.Pesha I shoqëruar nga të rinjtë për veprim ka takuar me dhjetra dytetarë dhe ka trokitur ne shumë dyer të qytetit të Vlorës për të prezantuar Planin për Veprim të LSI dhe vizionin e kësaj force për zhvillimin e qytetit. Gjatë takimeve me qytetarët z.Pesha ka hasur në mbështetjen e shumë qytetarëve për mënyrën se si LSI po zhvillon fushatën dhe për planin për veprim që kjo forcë është duke prezantuar.
Në një nga shtëpitë z.Pesha tha: Jemi duke ardhur dhe trokitur në cdo derë të qytetit të Vlorës sepse ne besojmë se politika nuk duhet të rrijë larg dhe tju flaësë nga televizori por duhet të vijë këtu ku ju jetoni për tju prezantuar vetveten dhe planet. Une jam një nga kandidatët e LSI për qarkun e Vlorës dhe ky është plani jonë për veprim një plan I qartë dhe konkret që I jep zgjidhje kryesisht problemit të punësimit problem ky shumë I madh në qytetin e Vlorës. Unë besoj se me mbështetjen tuaj do të arrijmë ta bëjmë këtë plan realitet dhe që përfaqësimi në parlament i juaj të jetë dinjitoz dhe jo më me njerëz të sprovuar vetëm në fushën e gënjeshtrave.
0x323030392d30362d3038 AKTIVITETE Besjan Pesha ne vlore.JPG 15:14)