15 Feb Besjan Pesha: LSI plan konkret për zhvillimin e biznesit të vogël
” Besjan Pesha: LSI plan konkret për zhvillimin e biznesit të vogël Kandidati për deputet për Qarkun e Vlorës Besjan Pesha ka vijuar takimet me qytetarët nëpër lagjet e Vlorës. Sot Pesha I shoqëruar nga dhjetëra të rinj për veprim dhe disa intelektualë të qytetit të Vlorës ka vizituar me dhjetëra biznese të vogla të cilat operojnë në zonën e Lagjes “Çole”. Gjatë takimeve Pesha u njoh me problematikat e shumta që këto biznese hasin si edhe me rrezikun e lartë që ato kanë për të falimentuar. Një nga pronaret e një dyqani të vogël rrobash në këtë lagje I tha kandidatit për deputet: Unë të falënderoj që tip o shkon lagje më lagje dhe shtëpi më shtëpi për të prezantuar programin e LSI. Ky është një shenjë e mirë që tregon se kaq pranë do na qëndrosh edhe nesër dhe nuk do të jesh si këta që kanë ardhur kanë bërë mitingje kanë marrë votat dhe kanë ikur pastaj në drejtim të paditur. Unë jam gati në prag të falimentimit me dyqanin tim sepse varfëria në Vlorë ka arritur kulmin dhe mezi ia dal të nxjerr një rrogë për të ushqyer kalamajtë e mi.
Të njëjtat shqetësime I kanë shprehur edhe pronarët e tjerë të bizneseve dhe qytetarët që Pesha ka takuar në rrugë. Nga ana e tij në njërin prej dyqaneve Besjan Pesha u shpreh: Unë kam ardhur sot që të prezantohem si kandidat për deputet por mbi të gjitha që tju prezantoj juve planin për veprim të LSI I cili është përgatitur nga ekspertët më të mirë dhe që përmbledhtazi tregon se si ne do të hapim vende të reja pune dhe do të krijojmë mundësi për të gjithë shqiptarët. Unë e kuptoj se ju 18 vjet këtu në Vlorë ju ja bërë premtime pa fund dhe shumë pak ose asgjë nuk është bërë nga ato që janë thënë por ndryshimi jonë nga ata që vijnë me fjalë të bukura por boshe është se ne vijmë me vepra konkrete. Plani për veprim është një vepër konkrete dhe në të do të dalloni qartë se si ne do të veprojmë për të zhvilluar bizneset e vogla dhe të mesme dhe si do të rivitalizojmë të gjithë ekonominë e Vlorës duke çliruar të gjithë kapitalin që është I fshehur sot si rrjedhojë e mungesës së planeve dhe investimeve nga ana e shtetit. Unë zotohem se sic jemi sot këtu tek ju duke ju kërkuar mbështetje me votën tuaj për planin tonë për veprim do të jemi pranë jush çdo ditë edhe mbas 29 qershorit kështu që së bashku ta shndërrojmë Vlorën në qytetin më vital dhe energjik të Shqipërisë dhe pse jo rajonit.
0x323030392d30352d3232 AKTIVITETE Kandidati i LSI-se ne Vlore Besjan Pesha.JPG 15:27)”