Axhemi: Opozita e bashkuar

Axhemi: Opozita e bashkuar

” Axhemi: Opozita e bashkuar fituese e zgjedhjeve lokale Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon turin e saj elektoral parazgjedhor në Verilindje të vendit. Në këtë kuadër Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Prof. Dr.Sokol Axhemi zhvilloi një takim elektoral me anëtarë dhe simpatizantë të LSI me strukturat vendore të qarkut Dibër. Duke falenderuar të pranishmit për pjesmarrjen dhe për punën intensive të bërë për organizimin dhe konsolidimin e LSI Nënkryetari Axhemi u ndal në situatën politike të vendit duke theksuar se tashmë opozita e bashkuar është e përgatitur dhe do te fitoje zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor. Në këtë kontekst nënkryetari Sokol Axhemi theksoi se LSI-ja dhe opozita e bashkuar nuk do bëjë asnjë lëshim lidhur me çështjen e votës së lirë. “”Këtë gjë opozita do të garantojë me një qëndresë të fortë duke respektuar Kushtetutën dhe shtetin ligjor si dhe lirinë e votës”” theksoi Axhemi. Njëkohesisht ai theksoi se “”fitorja e së majtës është kthyer në një detyrë për të gjithë partitë që përbëjnë tashmë këtë koalicion sepse premtimet e bujshme të Kryeministrit Sali Berisha të bëra gjatë fushatës elektorale të 3 korrikut janë rrudhosur krejtësisht në programin e tij qeverisës””. Ndërsa nga ana e tyre të pranishmit shprehën bindjen dhe nevojën për ta mbështetur edhe në të ardhmen LSI-në si si një forcë politike koherente e përgjegjshme dhe me integritet. Axhemi: Opozita e bashkuar fituese e zgjedhjeve lokale

Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon turin e saj elektoral parazgjedhor në Verilindje të vendit. Në këtë kuadër Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Prof. Dr.Sokol Axhemi zhvilloi një takim elektoral me anëtarë dhe simpatizantë të LSI me strukturat vendore të qarkut Dibër. Duke falenderuar të pranishmit për pjesmarrjen dhe për punën intensive të bërë për organizimin dhe konsolidimin e LSI Nënkryetari Axhemi u ndal në situatën politike të vendit duke theksuar se tashmë opozita e bashkuar është e përgatitur dhe do te fitoje zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor. Në këtë kontekst nënkryetari Sokol Axhemi theksoi se LSI-ja dhe opozita e bashkuar nuk do bëjë asnjë lëshim lidhur me çështjen e votës së lirë. "Këtë gjë opozita do të garantojë me një qëndresë të fortë duke respektuar Kushtetutën dhe shtetin ligjor si dhe lirinë e votës" theksoi Axhemi. Njëkohesisht ai theksoi se "fitorja e së majtës është kthyer në një detyrë për të gjithë partitë që përbëjnë tashmë këtë koalicion sepse premtimet e bujshme të Kryeministrit Sali Berisha të bëra gjatë fushatës elektorale të 3 korrikut janë rrudhosur krejtësisht në programin e tij qeverisës". Ndërsa   nga ana e tyre të pranishmit shprehën bindjen dhe nevojën për ta mbështetur edhe në të ardhmen LSI-në si si një forcë politike koherente e përgjegjshme dhe me integritet.

0x323030362d30392d3238 AKTIVITETE 13:55)”