14 Feb Apostoli dhe mbi 500 Socialdemokratë Reformatorë bashkohen me LSI
Apostoli dhe mbi 500 Socialdemokratë Reformatorë bashkohen me LSI Lëvizja e Socialdemokratëve Reformatorë e drejtuar nga një ndër drejtuesit kryesorë dhe themeluesit e PSD-së z.Gaqo Apostoli së bashku me mbi 500 socialdemokratë reformatorë vendosën dje që t’i bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ky ishte vendimi që u mor dje pasdite nga Konventa e Socialdemokratëve Reformatorë.
Ky bashkim me strukturat e LSI-së u vendos në unanimitet të plotë dje nga të gjithë pjesëmarrësit në Konventë. Duke lexuar edhe vendimin e Konventës ish-deputeti për 13 vite me radhë i PSD-së Apostoli theksoi:
-Si një Lëvizje moderne e së majtës shqiptare socialdemokratët Reformatorë shpallin vullnetin politik për tu inkuadruar në të gjithë strukturat e LSI-së duke ruajtur e zhvilluar më tej identitetin e tyre në Lëvizjen Socialiste për Integrim si një parti me hapësira të gjera të demokracisë dhe solidaritetit brenda saj.
-Socialdemokratët Reformatorë do të jenë pjesë përbërëse e rëndësishme e LSI-së në dobi të zhvillimit dhe bashkëpunimit të së majtës moderne për të gjeneruar politika të reja zhvillimi për ta çuar në rritje vertikale Lëvizjen tonë të përbashkët Socialiste për Integrim të përbërë tashmë nga socialistë dhe socialdemokratë reformatorë për ta çuar në fitore të majtën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme dhe për të siguruar një qeverisje të mirë dhe shpejtuar ritmet e integrimit të Shqipërisë në BE.
0x323030362d30342d3237 11:38)