Anetaret e Keshillit Bashkiak te Tiranes

Anetaret e Keshillit Bashkiak te Tiranes

Anetaret e Keshillit Bashkiak te Tiranes LSI ja 11 emrat e parë të listës për Këshillin Bashkiak të Tiranës. 6 emrat e parë do të jenë anëtarë të Këshillit të Bashkisë së Tiranës

Lëvizja Socialiste për Integrim për arsye të transparencës ndaj publikut të gjerë si dhe ndaj strukturave dhe anëtarësisë së saj pas përfundimit të llogaritjes së rezultateve në proporcional për këshillin e Bashkisë së Tiranës bazuar edhe në formulën e miratuar nga forumet drejtuese të saj evidenton sot 11 emrat që renditen të parët në listën për anëtarë të Këshillit bashkiak të Tiranës.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bazuar në votën e qytetarëve rezulton se LSI do të përfaqësohet me 6 anëtarë në Këshillin e Bashkisë së Tiranës. Ndërkaq 11 emrat e parë renditen si më poshtë:

 

1. Monika Kryemadhi      24.75 për qind 

2. Viron Bezhani         21.95 për qind

3. Sokol Dervishaj       18.50 për qind

4. Erisa Xhixho          18.03 për qind

5. Petrit Vargu         17.46 për qind

6. Eneida Tarifa         14.26 për qind

7. Feliks Baçi          14.02 për qind

8. Alma Dyrmishi        14 për qind

9. Sulejman Demollari   12.71 për qind

10. Filloreta Kodra     12.58 për qind

11. Brizida Gjikondi    12.05 për qind

———————–

E majta miting i madh në Shijak në prezantimin e kandidatit Igli Çela. Merr pjesë kryetari i LSI-së z.Ilir Meta 

———————

Meta : Ju bëtë shumë mirë që votuat për kandidaten e koalicionit të majtë në 18 Shkurt por ju do të votoni sërish për kandidatin e të majtës Igli Çelën në 11 Mars

—————————————-

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta së bashku me Sekretarin e Marrëdhënieve me Publikun të PS z.Blendi Klosi zhvilluan një miting mjaft entuziast në mbështetje të kandidatit të opozitës në Shijak z.Igli Çela.

Duke falënderuar të gjithë të pranishmit pjesëmarrës në këtë takim kryetari i LSI Meta u shpreh se Shijaku bëri zgjedhjen e duhur në 18 Shkurt duke zgjedhur për kryetare të Bashkisë kandidaten e koalicionit të majtë mësuesen dhe gruan me integritet Afërdita Aliten. Ju bëtë shumë mirë që votuat për kandidaten e koalicionit të majtë në 18 Shkurt tha Meta por ju do të votoni sërish për kandidatin e të majtës Igli Çelën në 11 Mars. Ndërkaq duke evidentuar vlerat e kandidatit të së majtës Çela Meta u ndal në punën e mirë që ka bërë ai gjatë kohës që drejtoi bashkinë e Shijakut. Igli Çela ka ditur gjithnjë të jetë pranë halleve dhe shqetësimeve të qytetarëve dhe t'i ndihmojë ata për zgjidhjen e tyre. Ai ka treguar se është njeriu që I duhet Shijakut dhe që di të mbajë premtimet e dhëna për qytetarët.
  0x323030372d30332d3037 13:10)