17 Feb Ali Ahmeti
Ali Ahmeti Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim
I nderuar z. Kryetar miku im i hershëm i kohëve të vështira Ilir! Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të anëtarësisë dhe të të gjithë ne të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të përshëndes përzemërsisht punimet e kësaj konvente gjithë delegatët veprimtarët anëtarë e simpatizantë të LSI dhe njëherësh t’u uroj edhe në sallën e kësaj konvente suksese në mandatin e ri të kryetarit që ta udhëhiqini LSI drejt arritjeve të tjera edhe më të mëdha në të ardhmen.
Ne i gëzohemi faktit që LSI është prej vitesh me një status gjithnjë e më të konsoliduar në veprimin politik në Shqipëri. Ne gëzohemi për këtë rritje sepse LSI është një faktor që e ka shëndoshur gjendjen politike brenda vendit dhe ka ndikuar për mirë edhe në jetën e shqiptarëve në Maqedoni e më gjerë kudo ata jetojnë në trojet e tyre amtare. Unë personalisht kam një privilegj që më bën krenar jam njohur me lidershipin e partisë tuaj në kohëra shumë të vështira atëherë kur ende mendohej kur Jugosllavia se do të ishte e përjetshme atëherë kur vetëm një pakicë luftonte për lirinë atëherë kur të mbështesje lëvizjen çlirimtare do të thoshte të rrezikoje jo vetëm politikisht por edhe individualisht. Ilir Meta Luan Rama dhe shumë të tjerë protagonistë të sotëm të LSI-së kanë qenë nga ata politikanë të guximshëm që ishin me këtë lëvizje kur ende rruga e rezistencës cilësohej terroriste ultramarksiste dhe fundamentaliste. Këto lidhje kohësh të vështira ky solidaritet në një moment prove i bën marrëdhëniet tona jo vetëm politikisht të qëndrueshme por edhe në pikëpamjen njerëzore të sprovuara.
Bashkimi Demokratik për Integrim sheh te LSI një faktor politik që ka marrë përgjegjësi ekuilibruese në jetën e vendit që është bërë realizuese e kohezionit social dhe ka mundësuar mbrojtjen e Shqipërisë prej krizave eventuale të institucionalizimit të pushteteve. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për ne sepse një Shqipëri e qëndrueshme është inkurajuese për të gjithë shqiptarët kudo në Ballkan. Ne u jemi mirënjohës atyre partive politike që kanë zbatuar marrëveshjen kompromisin dialogun për të mos lejuar situata të keqqeverisjes në Shqipëri sepse çdo hap i qortueshëm në Shqipëri çdo shenjë e keqqeverisjes çdo cenim i kohezionit social ka ndikim të drejtpërdrejtë negativ edhe në jetën tonë. Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike shqiptare që punojnë për emrin e Shqipërisë sonë për identitetin dhe dinjitetin e saj për forcimin e pozitës së shqiptarëve në rajon dhe botë.
Ne urojmë që LSI të vazhdojë të kryejë misionin e saj si parti e integrimit jo vetëm e integrimit europian por edhe integrimit të brendshëm si parti e stabilitetit politik të vendit si parti e krijimit të urave politike ndërpartiake aq të domosdoshme për Shqipërinë e sotme që e nesërmja e saj të jetë ashtu siç e dëshironi dhe po punoni ju veprimtarët e LSI. Por siç e duam dhe ne shqiptarët që jetojmë në Maqedoni Kosovë dhe Luginën e Preshevës në Mal të ZI e gjithkund tjetër nëpër botë. Kjo konventë që mblidhet sot pas një fushatë dhe gare model që ju zhvilluat duke zgjedhur kryetarin përmes parimit “Një anëtar një votë” të cilën unë e kam ndjekur me shumë vëmendje do të ndikojë në rritjen e brendshme të LSI-së që është një parti ekuilibruese në jetën e Shqipërisë shtetërore e cila sivjet feston bashkë me ne 100-vjetorin e Pavarësisë. Le të shohim bashkërisht përpara si dy parti për integrimin si dy parti që punojnë për një bashkim shqiptar me kryeqytet të përbashkët Brukselin europian. Ju përshëndes sërish dhe ju uroj punë të mbarë në këtë konventë. Dalshi faqebardhë!
0x323031322d31302d3237 AKTIVITETE _MG_2018.JPG 10:20)