16 Feb Aleanca për qytetarin
Posted at 03:42h
in Archived Articles
” Aleanca për qytetarin prezanton ne Përmet kandidatin për kryetar bashkie Kujtim Hoxha përfaqësues i LSI
Koalicioni Aleanca për Qytetarin ka prezantuar në mesditë kandidatin e mazhorancës për kryetar bashkie në qytetin e Përmetit z. Kujtim Hoxha. Në prezantimin e kandidatit të mazhorancës ka qenë i pranishëm Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta deputetët e qarkut z. Genc Ruli dhe Vangjel Tavo si dhe drejtues të tjerë të partive pjesë e këtij koalicioni.
Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta në Përmet
“Dua t’ju përshëndes që të gjithëve. Ju e dini që sikurse ju kam thënë dhe më parë unë kam lindur në Cepa dhe jam i sigurt që gjëja e parë që kam parë ose mbaj mend pa dyshim ka qenë mali i Gjakovës dhe Përmetit. Ndaj jam shumë i lidhur me Përmetin dhe përmetarët edhe për arsye personale familjare shoqërore miqësore por edhe politike. Ndaj edhe falënderoj Partin Demokratike të Përmetit dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila insistimin tonë që kandidati i përbashkët për qytetin e Përmetit të ishte z. Kujtim Hoxha e pranoj megjithëse me vështirësi. Sepse koalicionet aq të domosdoshme janë në demokraci nuk janë dhe aq të lehta.
Ne e dimë se të gjithë kanë dëshirë të kandidojnë jo thjeshtë për karrierë personale por edhe për të bërë diçka më shumë për qytetin e tyre për komunitetin e tyre. Megjithatë unë dua të siguroj të gjithë qytetarët e Përmetit se kandidatura e cila tashmë është e të gjithë Aleancës për Qytetarin pra kandidatura shumë e nderuar e Kujtim Hoxhës na jep një mundësi që jo vetëm të bashkohemi për të fituar por edhe të bashkëqeverisim në mënyrë me qytetarë me transparente Bashkinë e Përmetit në mënyrë që ky qytet dhe banorët e tij të hedhin hapa më të sigurt në të ardhmen në përmirësim te jetës tyre të shërbimeve ndaj tyre të mirëqenies në luftën kundër varfërisë e cila duhet te vazhdojë në mundësitë në rritje për të shtuar punësimet përmes bashkëpunimit më të ngushtë të Bashkisë me qeverinë por dhe sipërmarrjet private. Dhe unë jam i bindur se Kujtim Hoxha i ka të gjitha kapacitetet për të justifikuar besimin e të gjithë neve.
Jam i bindur se me përvojën e tij shumë të mirë jo vetëm politike por manaxheriale drejtuese organizative njëkohësisht me aftësinë e tij më të mirë që është ajo për të dëgjuar dhe për të bashkëpunuar me të gjithë ai do të dijë të integrojë vlerat më të mira të këtij qyteti në mënyre që bashkimi i të gjithë këtyre energjive pozitive ta bëj Përmetin një qytet vërtet premtues për të gjithë ata që jetojnë këtu dhe sidomos për brezat e rinj. Unë jam i bindur se Kujtim Hoxha do ta bëjë këtë së bashku me të gjithë ju. Jam i bindur se Aleanca për Qytetarin do të fitoj bindshëm në Bashkinë e Përmetit dhe jo vetëm kaq por mbështetja që do të jepet kësaj bashkie jam i sigurt që do të investohet në mënyrën më të suksesshme në një shërbim më të mirë për të gjithë qytetin dhe banorët e tij dhe njëkohësisht jam i bindur se me Kujtimin do të arrijmë të ripërtërijmë më tej traditat më të mira që ka qyteti i Përmetit. Dhe besoj se të gjithë së bashku në ketë mënyrë japim një kontribut shumë pozitiv që vendi të ecë përpara në rrugën e integrimit Evropianë.
Një sukses i jashtëzakonshëm u arrit vetëm pak muaj më parë pra në dhjetor të vitit të kaluar një ëndërr prej dekadash dhe vitesh heqja e vizave për të gjithë qytetarët e Shqipërisë dukej e paarritshme një vit më parë për shkak të kërkesave të jashtëzakonshme të Bashkimit Evropian por me një punë të jashtëzakonshme u përmbushën të gjitha standardet dhe Shqipëria e meritoi heqjen e vizave dhe qytetarët tanë e merituan këtë standard të ri të dinjitetit tyre si qytetar Evropian. Ndaj jam i sigurt se kjo është rruga në të cilën do të vazhdojmë të ecim pra është rruga e integrimit nuk është rruga e izolimit nuk është rruga e kthimit në të kaluarën nuk është rruga e ekstremizmit politik nuk është rruga e konfliktit me partnerët ndërkombëtarë pa mbështetjen dhe pa përkrahjen e të gjithëve Shqipëria nuk do të ishte një anëtare e denjë e NATO-s.
Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtonin sot pa viza në të gjithë hapësirën Evropiane. Ndaj dhe vota juaj për Kujtim Hoxhën është një votë për të respektuar më shumë dhe për t’i shërbyer më mirë qytetarit përmetar. Është një hap përpara i këtij qyteti dhe i këtij komuniteti për një jetë më të mirë për më shumë harmoni në mes të këtij komuniteti të mrekullueshëm dhe unë jam i bindur se nën drejtimin e Kujtim Hoxhës dhe në bashkëqeverisjen e këtij qyteti të kësaj Bashkie qyteti i Përmetit në pak vite do të shënoj një progres jashtëzakonisht të dukshëm. Prandaj duke uruar Kujtim Hoxhës suksese në këtë sfidë të cilën unë jam i bindur së bashku me të gjithë ju se ai së bashku me ju do ta fitoj e ftoj atë këtu përpara jush për të paraqitur prioritetet e tij. Rroftë populli i mrekullueshëm i Përmetit fitore Kujtimit fitore Aleancës per Qytetarin.
0x323031312d30332d3237 20:46)”