Aleanca për qytetarin prezanton ne Gjirokastër

Aleanca për qytetarin prezanton ne Gjirokastër

” Aleanca për qytetarin prezanton ne Gjirokastër kandidatin Genci Sinojmerin

Koalicioni  Aleanca për Qytetarin ka prezantuar sot në mesditë kandidatin e mazhorancës për kryetar bashkie në qytetin e Gjirokastër Genc Sinojmerin. Në prezantimin e kandidatit të mazhorancës  ka qenë i pranishëm Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta deputetët  e Gjirokastrës z. Genc Ruli dhe Vangjel Tavo si dhe drejtues të tjerë të partive pjesë e këtij koalicioni.  
Gjatë fjalës përshëndetëse z. Meta u shpreh me optimizëm për fitoren e z. Sinojmeri në Gjirokastër sepse sipas tij jo vetëm që ky është një koalicion i fitores dhe këtë gjë do e tregojë në 8 maj por ashtu sikurse është z. Sinojmeri që përfaqëson qytetarin e denjë të këtij qyteti ashtu janë të gjithë kandidatët e zgjedhur nga kjo mazhorancë. Sepse motoja jonë tha Meta është qytetari dhe për qytetarin ndaj dhe koalicioni ynë quhet “Aleanca për Qytetarin” . 
Në të njëjtën linjë ka qenë dhe  deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ministri i Bujqësisë z. Genc Ruli. I cili në fjalën e tij të rastit ka vlerësuar me nota të larta qytetarinë e z. Sinojmeri por edhe për përkushtimin dhe humanizmin që po tregon ndaj komunitetit të tij në punët e deritanishme. Z. Ruli në fjalën e tij tha se- Aleanca për Qytetarin do të fitoj këto zgjedhje sepse është aleancë që ka në plan të parë interesat e qytetarëve.  
Ne kemi dalë përpara elektoratit u shpreh z. Ruli  me një emër të drejtpërdrejtë Aleanca për Qytetarit. Që do të thotë se të gjithë partitë tona i ofrohen qytetarit shqiptarë si forcë politike që marrin përsipër të përmbushin kërkesat që ka qytetari shqiptar ashtu sikurse kemi dëshmuar me qeverisjen tonë. Ne kemi përballë aleancën për të ardhmen politike të Edi Ramës. 
Ndërsa kandidati i Aleancës për Qytetarin i cili vjen nga radhët e LSI-së Genci Sinojmeri duke falënderuar qytetarët e vet për përkrahjen e dhënë shpalosi disa pika nga programi i  i tij për qytetin e Gjirokastrës.  Duke mbetur tek ky argument z. Sinojmeri theksoi se- . Ne do të fitojmë sepse jemi një brez që përfaqësojmë energji dhe vrull të ri kemi dëshirën për të ecur përpara ndryshe përballë ne kemi një të kaluar kemi mentalitetin udhëheqës i cili po kufizon jetën tonë çdo ditë. 
“Ne do të fitojmë sepse qendra e programit tonë do të jetë rimëkëmbja ekonomike e qytetit. Ne jemi të bindur se vetëm zhvillimi i turizmit familjar në këtë qytet mund të na çojë përpara. Ne do të kthejmë taksat e qytetarëve në ndriçim gjelbërim dhe jo në betonizim. Qyteti ynë është një vlerë e UNESCO-s dhe këto vlera janë unikale në të gjithë botën. Programi ynë do të jetë i tillë që të promovojnë vlerat turistike të këtij qyteti dhe jo vetëm do të rrisim numrin e turistëve por do të bëjmë që këta turistë të shpenzojnë paratë e tyre në Gjirokastër dhe këto para të shkojnë në xhepat e qytetarëve të Gjirokastrës” tha ndër të tjera z. Sinojmeri. 
Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta 
Është kënaqësi e veçantë për mua që të kthehem në Gjirokastër vetëm pak ditë para takimit që ne zhvilluam këtu por për një ngjarje shumë premtuese për të ardhmen e këtij qyteti për të ardhmen e këtij komuniteti sikurse është prezantimi i kandidatit për kryetar bashkie i Gjirokastër z. Genc Sinojmeri. Unë jam i bindur se konvergimi i gjithë forcave politike të Aleancës për qytetarin te emri i Genc Sinoimerit nuk është i rastësishëm është një përpjekje me tolerancë ashtu sikurse janë dalluar gjithmonë gjirokastritet por edhe me dhembshuri për atë që ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës sidomos në vitet e fundit. 
Është një konvertim me pasion dhe dashuri për të ardhmen e këtij qyteti që nuk është i shtrenjtë vetëm për gjirokastritët por për të gjithë vendin tonë si një nga vlerat më të çmuara historike dhe kulturore një qytet që nuk ka nevojë për beton por ka nevojë për pasion dhe dashuri ka nevojë për përkujdesje për vizion për bashkëpunim. Një qytet që nuk mund të drejtohet më me arrogancë me arbitraritet. Një qytet që duhet të drejtohet me bashkëpunim me të gjithë grupet e interesit me të gjithë përfaqësuesit e këtij qyteti të mrekullueshëm. Një qytet që është shumë ki rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë. Një qytet që të gjitha vlerat t ij kulturore duhet ti shndërrojë në potenciale të shpejta në rritjen e mirëqenies së këtij komuniteti. 
Ndaj besojmë se emri i Genc Sinoimerit është një emër që përfaqëson vlerat nga më të mira të gjithë komunitetit gjirokastrite pa dallim partiak është nj emër që përfaqëson vlerat e qytetarisë vlerat e profesionalizmit si një ekonomist i shquar si një drejtues dhe menaxher shembullor por edhe si përfaqësues i një gjenerate të re që e shikojnë të ardhmen tek ky qytet dhe në emër të kësaj të ardhme është i gatshëm të marrë përgjegjësi të rëndësishme për të ardhmen. 
Me këtë rast do të falënderoja të gjitha forcat politike të Aleancës për Qytetarin dhe në veçanti Partinë Demokratike për konvergimin dhe mirëkuptimin që kemi arritur me këtë propozim të LSI dhe ne të jeni të sigurt se jemi shumë të lumtur që i kemi dhënë të gjithë qytetit një kandidat që nesër do të jetë qytetari i parë i Gjirokastrës për ti shërbyer gjirokastriteve me dashuri pasion dhe vizion. Fitore Genc Sinoimerit fitore Aleancës për Qytetarin. Rroftë populli i Gjirokastrës.

0x303030302d30302d3030 Genc Sinjmeri.jpg 18:15)”