17 Feb Ahmet Isufi
” Ahmet Isufi deputet dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
I nderuar zoti Kryetar Ilir Meta! Të nderuar delegatë të Konventës Kombëtare! Mysafirë dhe bashkatdhetarë të nderuar nga Maqedonia Presheva Medvegja Bujanovci nga Çamëria dhe Mali i Zi. Zoti kryetar dhe ju delegatë më lejoni që në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe në mungesë të atij që është krijuese i aleancës dhe që sot për arsye që i dimë të gjithë nuk gjendet këtu por që besojmë shumë se së shpejti do të jetë i lirë sepse besojmë në drejtësinë ndërkombëtare besojmë në luftën tonë të drejtë besojmë në atë që është drejtësi themelore dhe Ramush Haradinaj do të jetë bashkë me ne në punë.
Për ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës Lëvizja Socialiste për Integrim ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në demokratizimin e shoqërisë në Shqipëri në ruajtjen e marrëdhënieve me parti të tjera politike anë e kënd ku janë shqiptarët në integrimet europiane që po i presim dhe që do të jemi bashkë me to. Për Republikën e Shqipërisë dhe për Kosovën është shumë e rëndësishme që në këtë rrugë të jemi bashkë sepse të bashkuar duke komunikuar me njëri-tjetrin duke bashkëpunuar do të jemi në familjen e madhe europiane të bashkuar në Bruksel.
Më lejoni që në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë t’iu uroj të gjithë juve të gjithë shqiptarët kudo që janë që të ecim me hapa të shpejtë ashtu siç e keni në moton tuaj “Të ecim më shpejt” sepse koha nuk pret. Duhet të jemi atje ku e kemi vendin në Europën e civilizuar në shtetet e përparuara dhe të zhvilluara dhe në një bashkëpunim të gjithanshëm sepse vetëm kështu përparon kombi dhe përparon vendi. Faleminderit.
0x323031322d31302d3237 AKTIVITETE _MG_2000.JPG 10:26)”