Përkujtohet 70-vjetori i Konferencës së Pezës . Luan Rama: Nderim të gjithë atyre që e bënë Shqipërinë anëtare në koalicionin e vlerave

Përkujtohet 70-vjetori i Konferencës së Pezës . Luan Rama: Nderim të gjithë atyre që e bënë Shqipërinë anëtare në koalicionin e vlerave

” Përkujtohet 70-vjetori i Konferencës së Pezës . Luan Rama: Nderim të gjithë atyre që e bënë Shqipërinë anëtare në koalicionin e vlerave

Përkujtohet 70-vjetori i Konferencës së Pezës

Luan Rama: Nderim të gjithë atyre që e bënë Shqipërinë anëtare në koalicionin e vlerave

Është përkujtuar ditën e sotme 70-vjetori i mbajtjes së Konferencës së Pezës. Në aktivitetin qendror të organizuar në Pezë kanë qenë qindra qytetarë të pranishëm veteranë politikanë etj. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama dhe Nënkryetari i kësaj force politike Petrit Vasili të shoqëruar nga qindra të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim kanë kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare në Pezë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama në një prononcim për mediet është shprehur se lufta Nacional-Çlirimtare e orientuar e udhëhequr dhe e frymëzuar nga idealet e mëdha të Konferencës së Pezës bëri të mundur që Shqipëria të jetë kontributore e çmuar në koalicionin e madh antifashist botëror në koalicionin e vlerave.

“Peza është padyshim referenca më e ndritur dhe shembulli se si një popull gjen vetëdijen dhe zgjedh rrugën e drejtë rrugën e lirisë rrugën e dinjitetit kombëtar. Prandaj ne jemi sot këtu për të nderuar jo vetëm 70-vjetorin e Konferencës së Pezës por për të nderuar të gjithë heroizmin e popullit shqiptar  për të nderuar heroizmin partizan për të nderuar të gjithë ata që i dhanë Shqipërisë medaljen e antifashizmit për të nderuar të gjithë ata që e bënë Shqipërinë pjesëtare të koalicionit antifashist botëror.

Pikërisht për këtë arsye lufta Nacional-Çlirimtare e orientuar e udhëhequr dhe e frymëzuar nga idealet e mëdha të Konferencës së Pezës bëri të mundur që Shqipëria të jetë kontributore e çmuar në koalicionin e madh antifashist botëror në koalicionin e vlerave që vjen edhe sot e kësaj dite si një mesazh i madh për të ruajtur dhe për ta mbrojtur të shenjtë amanetin e atyre që dhanë gjakun për lirinë e Atdheut amanetin e tyre që ishte Shqipëria e lirë Shqipëria demokratike Shqipëria e pavarur dhe Shqipëria zonjë në morinë e familjeve të kombeve dhe të popujve të tjerë të Europës” tha ndër të tjera në prononcimin e tij dhënë për mediet nga Peza Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama.

Më 16 shtator 1942 u mbajt në fshatin e Pezës disa kilometra larg Tiranës konferenca e njohur në historinë e popullit shqiptar si kuvendi i parë pluralist. Protagonistë të këtij kuvendi ishin përfaqësues të krahinave dhe besimeve të ndryshme fetare klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet.

0x323031322d30392d3136 AKTIVITETE DSC_0133.jpg 14:18)”



Z-lib z-lib z-lib zlibrary zlibrary hacklink satın al hacklink hacklink panel hacklink satış hacklink satın al hacklink panel hacklink panel casibom hacklink satın al hacklink satın al izmit escort izmit escort izmit escort hacklink hacklink panel