Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

” Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama.

Ju faleminderit për prezencën tuaj si zakonisht shumë korrekte. Më lejoni ta shfrytëzoj këtë takim të sotmin në këtë konferencë shtypi për tu fokusuar tek ngjarja më e rëndësishme e javës e cila në fakt për nga vlera dhe rëndësia është një ngjarje shumë më e rëndësishme se sa një ngjarje jave. Fokusohem tek java meqenëse java që sapo mbyllim sot ishte edhe java kur në Kuvendin e Shqipërisë u miratua buxheti i shtetit për vitin 2012. Natyrisht diskutimi debati dhe ç’është më e rëndësishmja miratimi i buxhetit të shtetit është padyshim jo vetëm aksioni më i rëndësishëm politik i qeverisë dhe i mazhorancës por është ngjarje e rëndësishme që i kalon caqet e një miratimi të thjeshtë të një ligji të Kuvendit sepse buxheti i vitit projekton dhe konturon të gjithë trasenë e zhvillimit ekonomik dhe financiar të vendit për vitin 2012. 
Nga kjo pikëpamje do të ishte padyshim një vlerë e shtuar dhe një tregues shumë pozitiv nëse edhe opozita do ta votonte buxhetin. Gjithsesi edhe debati edhe seanca e tejzgjatur shprehu në thelb rëndësinë dhe seriozitetin me të cilin Kuvendi u investua në miratimin e buxhetit të vitit 2012. Në vlerësimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim padyshim që ky buxhet nuk është më i miri i mundshmi apo nuk është buxheti që ne do të donim t’i ofronim shqiptarëve dhe vendit në vitin 2012 që është edhe viti jubile i 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Ajo që është e rëndësishme dhe që dua ta theksoj ka të bëjë me faktin se ne e vlerësojmë këtë buxhet si një projekt ambicioz serioz shumë realist të qeverisë që shpreh në thelb impenjimin maksimal për të bërë më të mirën e mundshme në kushtet dhe në realitetin  zhvillimeve globale që nuk mund të jenë pa ndikim edhe në realitetin e zhvillimi në Shqipëri duke u fokusuar në mënyrë të veçantë tek ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe financiar dhe tek harmonizimi i politikave fiskale me ato monetare.
 Pa dyshim që ka qenë një sfidë me shumë përgjegjësi miratimi dhe i gjithë angazhimi për ta bërë të mundur këtë por natyrisht mbetet sfida më e madhe realizimi ui këtij buxheti i cili edhe në kontekstin e zhvillimeve ekonomike globale me ndikim në ekonominë e vendit ka si prioritet mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit kombëtar. Pavarësisht kësaj prioritet e buxhetit të miratuar janë njëherësh edhe prioritet e të gjithë investimit politik dhe qeverisës të LSI-së sepse në këtë buxhet vazhdon të ruhet trendi i rritjes së investimeve në sektorët prioritarë në sektorët me impakt më tog madh në jetën ekonomike dhe sociale të vendit duke veçuar në këtë kontekst prioritete evidente që kanë të bëjnë me investime në sektorin e arsimit në sektorin e shëndetësisë në investimet që do të vazhdojnë të jenë prioritare duke e argumentuar në këtë mënyrë atë që e theksova edhe më lart që ka të bëjë me stabilitetin dhe qëndrueshmërinë makroekonomike. Ajo çka mbetet dhe që padyshim është sfida më e madhe e gjithë shoqërisë shqiptare është realizimi i këtij buxheti. Edhe në kuadër të reflektimit dhe të angazhimit jo vetëm me pjesëmarrje në Kuvend do ta ftoja opozitën të bëhet pjesë e angazhimit të madh dhe e kontributeve pozitive për ta realizuar këtë buxhet sepse në fund të fundit ky nuk është buxheti i mazhorancës nuk është buxheti i qeverisë por është buxheti i shtetit dhe i gjithë impakti dhe të gjitha ndikimet e tij janë të lidhura me jetën e çdo familjeje me jetën e çdo qytetari dhe çdo shtetasi të Republikës së Shqipërisë. 
Kjo nuk do të thotë që medoemos në e ftojmë opozitën të duartrokasë  përkundrazi ne e ftojmë opozitën të jetë pjesëmarrëse dhe me vëmendjen edhe me angazhimin edhe me kontributin e saj sepse viti jubilar i 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë duhet të na japë shansin dhe mundësinë që të gjithë të shfaqemi në nivelin e përgjegjësive dhe të angazhimeve që meriton shoqëria shqiptare që meriton çdo qytetar i këtij vendi dhe që meriton në fundit të fundit shteti shqiptar. Prandaj duke përfituar nga koiçedenca e kësaj konference shtypi edhe me 2 ngjarjet e mëdha me 2 festat fondamentale të vendit të shtetit dhe të kombit shqiptar më lejoni që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim t’i uroj të gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit të ditës së lavdishme të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të 29 nëntorit të ditës po aq të lavdishme që i dha vlerë dhe dimensionet reale të lirisë Pavarësisë së shtetit duke bërë të mundur që sakrificat heroizmi dhe gjaku i të gjithë luftëtarëve antifashistë i partizanëve shqiptare i atyre që e renditën Shqipërinë në krah të koalicionit antifashist botëror të përligjej me krijimin e shtetit edhe me atë realitet ku ne jemi të gjithë sot. Pra Gëzuar për të gjithë shqiptarët kudo që janë Gëzuar dhe Suksese dhe padyshim urimet më të mira në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 
Z. Rama jemi përpara në fakt edhe të një ditë shumë të rëndësishme të mërkurës kur do të jetë edhe mbledhja e parë e Komisionit ADHOC për reformën zgjedhore pjesë e së cilës është edhe LSI. Cilat do të jenë elementët ku LSI nuk do të lëshojë në këtë mbledhje të parë?
Padyshim reforma zgjedhore jo vetëm se LSI e ka pasur çështje prioritare por sepse ajo është e lidhur me fondamentin e bazës me të cilën ndërtohet demokracia në një shoqëri pluraliste pra me zgjedhjet e lira është një çështje prej së cilës dhe ndaj së cilës ne
jemi shumë të vëmendshëm dhe kërkesat tona do të vazhdojnë të jenë konsistente. Çështje të panegociueshme për ne janë ç’është që kane të bëjnë me barazinë e votës me transparencën dhe me krijimin e kushteve që publiku shqiptar që qytetarët shqiptarë të njohin në detaje gjithçka ndodh dhe të monitorojnë në proces atë se sa veprimi apo i gjithë procesi i reformës do të jetë në përputhje me interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.  Pastaj çështjet teknike çështjet e sistemit përbërjes etj janë çështje të tryezës por edhe një herë e theksoj që atë që ka të bëjë me barazinë e çdo vote të çdo qytetari shqiptar që është një e drejtë themelore dhe me vlerën që merr kjo votë në përfaqësimin në pushtet nga njëra dhe nga ana tjetër transparenca që çdo qytetar të shohë si ecën ky proces dhe si realizohet mbeten çështje për të cilat Lëvizja Socialiste për Integrim do të investohet me shumë seriozitet me shumë përkushtim dhe padyshim maksimalisht.
A mund të na thoni se cila janë disa nga propozimet që LSI ka bërë për projekt-buxhetin që u paraqit në buxhet?
Është një tërësi çështjes sepse duke qenë pjesë e mazhorancës qeverisëse pra duke qenë në thelbin e investiturës qeverisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë pjesë e hartimit të buxhetit që prej embrionit e deri sa u finalizua ai më miratimin në Kuvend. E theksova që padyshim edhe për shkak të vizionit tonë politik dhe qeverisës edhe për shkak të investimit tonë trendët e së cilit janë në thelb europeiste ne i kemi kushtuar maksimalisht seriozitet fillimisht ruajtjes së treguesve themelore mbi të cilët ndërtohet buxheti atyre që kanë të bëjnë në mënyrë të veçantë me ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit. 
Duke reflektuar me shumë seriozitet dhe maturi edhe atë se çfarë ka ndodhur në disa prej vendeve fqinje ne jemi treguar të kujdesshëm që në tërësinë e vet buxheti të jetë realist të jetë një buxhet i realizueshëm në buxhet pra për të mos planifikuar tregues që janë të pamundur  thjesht dhe vetëm për të bërë një buxhet politik por duke qenë se në thelbin është politik në raport me atë se vetë buxheti ofron realizimi ka qenë dhe mbetet një tjetër vlerë e këtij buxheti për të cilin ne jemi investuar maksimalisht. Duke qenë se sektorët që LSI ka në përgjegjësi të drejtpërdrejtë në qeverisje në kemi bërë kujdes që të ruhet trendi i rritjes në investime në sektorë prioritarë ku do të veçojë sistemin e shëndetësisë. Ne kemi angazhuar një trup të tërë ekspertësh të njohur të fushave të ndryshme dhe kontributet e tyre janë në të gjithë elementët përbërës të buxhetit duke pasur parasysh ato që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit me rritjen e vëmendjes së asaj se çfarë qeveria parashikon në buxhet për sektorët jetikë në mënyrë të veçantë me ato që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e drejtpërdrejta dhe që lidhen me përmbushjen e detyrimeve në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
 Ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe natyrisht mbetet prioritet edhe çështja e buxhetit të mbrojtjes duke respektuar të gjitha detyrimet dhe duke planifikuar në këtë kontekst edhe të gjitha angazhimet e rëndësishme që Shqipëria ka marrë përsipër duke e konkretizuar këtë angazhim me misione të shumta në të gjitha ato hapësira të globit ku veprojnë apo ku janë të angazhuar NATO dhe struktura e saj. Në funksion të këtij angazhimi ne në proces dhe në mënyrë të veçantë edhe në sektorë ku kemi përgjegjësi të drejtpërdrejtë në qeverisje do të kemi një proces të tërë angazhimesh dhe kontaktesh me publikun për ta përkthyer dhe për ta bërë buxhetin në detajet e veta të prekshëm për qytetarët pasi procesi i transparencës dhe procesi i bashkëpunimit me qytetarët nuk është vetëm për reformën zgjedhore është për qeverisjen. Ne jemi të investuar për një qeverisje të mirë për një qeverisje që shkon më pranë qytetarit dhe brenda kësaj filozofie dhe procesi i përkthimit në terma më divulgativë për publikun mbetet një çështje për të cilën ne do të angazhohemi në proces. 
 

0x323031312d31312d3237 IMG_1827 (1).JPG 17:27)”