16 Feb Kryetari i LSI-së
Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta: Procesi i votimit i qytetëruar
Lideri i LSI-së uroi që kështu të vazhdojë e të përfundojë në mënyrë mjaft demokratike dhe të kulturuar.
Gjithashtu z. Meta ftoi të gjithë qytetarët të kontribuojnë në mënyrë që kjo ditë të jetë një pranverë evropiane për Shqipërinë.
Prononcimi i kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta pas votimit
“Jam i sigurt ë të gjithë qytetarët tanë hedhin një hap tjetër përpara drejt Europës së bashkuar. Procesi mendoj se është vërtetë mjaft i qytetëruar dhe mjaft civil dhe uroj që kështu të vazhdojë dhe kështu të përfundojë në mënyrë vërtetë demokratike dhe të kulturuar.
Ditën tjetër të gjithë vazhdojnë punën dhe jetën e tyre.
Ne ftojmë të gjithë qytetarët të kontribuojnë në mënyrë që kjo ditë të jetë një pranverë evropiane për Shqipërinë”.
0x323031312d30352d3038 ILIR-META-VOTON.jpg 17:49)