Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka prezantuar në Kamzë kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” z. Xhelal Mziu

Fjala e kryetarit të LSI-së  z. Ilir Meta në takimin elektoral në Kamzë

“Është kënaqësi për mua që jam sot këtu në qytetin dhe në bashkinë tuaj dhe me këtë rast dua t’i uroj suksese kandidatit për “Aleancën për Qytetarin” z. Xhelal Mziu për zgjedhjet e 8 Majit dhe për të çuar para shumë projekte të rëndësishme dhe madhore që ka nisur për komunitetin tuaj. Njëkohësisht dua të shpreh kënaqësinë edhe për pjesëmarrjen e Ministrit të Arsimit Prof.  Myqerem Tafaj dhe me këtë rast theksoj se sa e rëndësishme është që në këto katër vite shtatë shkolla dhe kopshte të reja u inauguruan në Bashkinë e Kamzës dhe sa e rëndësishme është që edhe ato shkolla dhe kopshte që janë në proces dhe që do të realizohen brenda këtij mandati të ardhshëm që fillon me votën tuaj në 8 maj do të garantojmë që ndoshta rrallë si ndonjë bashki tjetër të vendit që ka pasur kaq shumë zhvillime demokratike këtu në bashkinë e Kamzës të realizohet standardi evropian të numrit të nxënësve për klasë kjo do të thotë një proces mësimdhënie dhe formimi për fëmijët tuaj të standardeve evropiane.

Unë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka arritja e partneritetit shumë të mirë të Bashkisë së Kamzës jo vetëm me qeverinë shqiptare por edhe me donatorët e huaj me partnerët e huaj dhe falë këtij bashkëpunimi është bërë progres shumë i rëndësishëm jo vetëm për të zgjidhur problemet e energjisë elektrike që ka qenë një dramë e vërtetë për këtë komunitet në të kaluarën por njëkohësisht është bërë progres edhe për sa i takon çështjes së ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve dhe falë projektit madhor me qeverinë gjermane dhe KfË prej gati 50 milionë eurosh kjo çështje do të zgjidhet një herë e mirë në mënyrë afatgjatë dhe kjo është një arritje shumë e madhe për të gjithë komunitetin tuaj.

Ne e dimë se problemi i papunësisë është një shqetësim dhe për banorët e Kamzës por ju të gjithë e dini sepse ka plot të tjerë që nuk e dinë sepse pikërisht këtu në Kamzë po realizohet qendra më e madhe kombëtare e formimit profesional për të formuar në 22 profesione mjaft të rinj dhe të reja një qendër me kapacitet 2500 persona. Që do të thotë një mundësi e jashtëzakonshme për t’i ndihmuar të gjithë komunitetit sidomos të rinjve dhe të rejave që duan të hyjnë në tregun e punës për t’u integruar atje sa më shpejt me aftësi dhe me dinjitet.

Ndaj unë jam i bindur se programi i kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Bashkisë së Kamzës z. Mziu përputhet edhe me ato prioritete të cilat ka edhe LSI të cilat vënë në plan të parë interesat e komunitetit interesat e qytetarëve.  
Njëkohësisht duke marrë shkas nga disa ngjarje të pakëndshme të cilat nuk kanë lidhje aspak me qetësinë me kulturën dhe më bashkëjetesën e mrekullueshme të të gjithë banorëve dhe të gjithë qytetarëve të Kamzës unë dua t’ju ftoj të gjithëve që t’i izoloni të gjithë ata provokatorë të cilët kërkojnë të sajojnë incidente. Të cilët kërkojnë të dëmtojnë një proces zgjedhor që është me rëndësi jetike për komunitetin tuaj që është me rëndësi jetike për të gjithë të ardhmen integruese të vendit tonë.

Jam i bindur se të tilla incidente nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët e Kamzës nuk kanë asnjë lidhje me bashkëjetesën tuaj të mrekullueshme këtu ndaj dhe jam i sigurt se çdo gjë do të shkojë mbarë dhe jam i bindur se qytetarët e Kamzës në mënyrë të qetë të kulturuar demokratike do të shkojnë drejt kutive më 8 maj dhe do të shprehen me votën e tyre për programin më të mirë dhe jam i bindur se programi më i mirë është ai i “Aleancës për Qytetarin”. Ka një dallim midis kandidatëve të “Aleancës për Qytetarin” dhe kandidatëve të rrugës së vetme sepse kandidatët e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” kërkojnë votën e qytetarëve në mënyrë që të zgjidhin problemet e tyre duke bashkëpunuar me komunitetin me qeverinë me donatorët me partnerët ndërkombëtarë dhe kështu me radhë.

Ndërsa kandidatët e rrugës së vetme kërkojnë mandatet e kryetarëve të bashkive dhe komunave thjesht për t’i përdorur ato për konflikte politike me qeverinë gjë që nuk është në interes të qytetarëve as në Kamzë dhe në asnjë bashki dhe komunë në vendin tonë. Zgjedhjet e 8 majit do të japim një mesazh shumë të rëndësishëm të emancipimit demokratik të gjithë shoqërisë sonë. Unë jam i sigurt se ky mesazh do të vijë edhe nga komuniteti juaj i mrekullueshëm prandaj ju ftoj të gjithëve të votoni kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” z. Mziu votoni LSI-në pasi përfaqësimi edhe më i madh i LSI-së në këshillin e bashkisë do të jetë një mundësi që ne të japim një kontribut në rritje për mirëqenien e këtij komunitetit të mrekullueshëm. Ju uroj mbarësi dhe fitore!         

0x323031312d30342d3239 AKTIVITETE Meta ne KAMZE.jpg 20:20)”