Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama

“Siç edhe ju e keni kumtuar në edicionet e djeshme të informimit kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike zoti Astrit Patozi ka bërë një ftesë për t’u ulur në tryezën e dialogut politik përfaqësuesit parlamentar dhe në angazhimin e vazhdueshëm dhe në konsistencën gjithnjë në rritje të mazhorancës për të krijuar një klimë bashkëpunimi partneriteti dhe kontributesh pozitive të të gjithëve për të zhvilluar një proces zgjedhor natyrisht korrekt të pakontestueshëm dhe transparent vjen dhe kjo iniciativë e fundit e zotit Patozi e cila ka mbërritur edhe në selinë e LSI-së ndaj së cilës ne jo vetëm përgjigjemi pozitivisht por me lejoni të theksoj se LSI gjithnjë ka këmbëngulur ka insistuar ka bërë apel që përfaqësuesit politikë në mënyrë të veçantë aktorët politikë parlamentarë të kontribuojnë dhe të gjejnë pikat e takimit në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga standardet evropiane. 
Natyrisht rekomandimet e OSBE-ODIHR-it kanë pasur një mori çështjesh që do të duhet të ishin bërë objekt jo vetëm i diskutimit por edhe i zgjidhjes në tryezën e dialogut politik për fat të keq për shkak të mungesës së vullnetit dhe angazhimit real të lidershipit të PS nuk u bë e mundur por gjithsesi jemi në kohë që palët të reflektojnë dhe të bëjnë të mundur të realizojnë kërkesën e  parë të OSBE-ODIHR-it që lidhet me atë më lejoni të citoj në mënyrë të drejtëpërdrejtë lidhet me faktin se “partitë politike duhet të tregojnë vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike në përputhje me privilegjet që gëzojnë sipas ligjit në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve”. Natyrisht në këtë proces dhe në këtë fazë është i rëndësishëm jo vetëm bashkëpunimi i forcave politike por edhe partneriteti me përfaqësuesit e OSBE-ODIHR-it sepse në fund të fundit Shqipëria duke qenë pjesëtare anëtare e organizmave evropiane nuk mund të sillet ndryshe përveçse në përputhje me standardet e këtyre organizmave veçanërisht në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR-it në lidhje me atë që ka të bëjë në lidhje me zgjedhjet e lira të ndershme korrekte dhe të pakontestueshme. 
LSI do të vazhdojë të kontribuojë si gjithnjë edhe në këtë fazë jo vetëm për të moderuar marrëdhëniet dhe për të ç’tensionuar klimën politike në vend që siç e keni vënë re për fat të keq provokohet herë pas herë edhe nga veprime si ato të ditëve të fundit që deputetë të papërgjegjshëm të PS-së sulmuan dhunshëm institucionet qendrore të qeverisjes vendore por ndërkaq ne do të vazhdojmë të japim modelin e sjelljes qytetare e një fushate qytetare që ofron te qytetarët alternativa reale projekte konkrete zhvillimi dhe natyrisht edhe kandidatë me dimension qytetar me angazhim qytetar me preokupim qytetar dhe me përgjegjësi për të bërë më të mirën për komunitetin. Takimi i ftuar nga zoti Patozi është një rast është një shans që palët jo vetëm të shfaqim vullnetin por edhe të nisin realisht të kontribuojnë pozitivisht për këtë proces që është padyshim sfida më e madhe e radhës për të gjithë politikën shqiptare për të shënuar më tej një hap tjetër pozitiv në rrugën e pakthyeshme të integrimit evropian të vendit.
Si e konsideroni kandidaturën e Lulzim Bashës për kreun e Bashkisë së Tiranës dhe si e shikoni fjalimin e tij të djeshëm?
Kandidatura e zotit Basha është padyshim kandidatura më e gjetur për t’i ofruar Tiranës njeriun që siç e tha dhe ai vetë ka të parën Tiranën dhe qytetarët e saj. Fjalimi i tij i dominuar nga mesazhe qytetarie nga një angazhim dhe preokupim maksimal për të krijuar impaktin pozitiv të kandidatit për kryetar bashkie me qytetarët që do ta zgjedhin atë për të qënë kryetar bashkie është e veçanta e performancës së tij të djeshme. Jo vetëm kaq por më lejoni të theksoj që të gjitha strukturat e LSI në Tiranë jo vetëm ndjehen të përfaqësuar në të nijetin nivel me kandidaturën e zotit Basha por për shkak të asaj që ai përfaqëson ndjehen të motivuar të realizojnë një fushatë në përmbushje të aspiratës së qytetarëve të Tiranës sepse pas dhjetë vitesh dominon arbitrariteti i një politike që për fat të keq është rudimenti më i shëmtuar e një politike të vjetër kur ai që ishte kryetar i bashkisë së Tiranës për fat të keq vuri veten të parin dhe klanin e tij është koha që të rikthejmë të parën Tiranën qytetarët e saj dhe këtë gjë e garanton më së miri kandidatura qytetare e kandidatit Lulzim Basha”.

0x323031312d30332d3236 Luan Rama.jpg 18:55)”