Intervista me Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së

Intervista me Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së

” Intervista me Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama

Intervista me Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama 
Zoti Rama Kryeministri Berisha ka thënë se kandidatët për zgjedhjet lokale do të shpallen brenda dhjetëditëshit të parë të marsit. LSI do të presë që të shpallë PD-ja kandidatët pastaj do të flisni për aleancat apo është një diskutim paralel?
Jo të gjitha palët domethënë edhe PD në anën e vet të angazhimeve por edhe LSI janë në një proces përgatitor. Proces që tek ne ka nisur shumë herët për shkak të angazhimit të LSI dhe seriozitetit maksimal jo vetëm për të përzgjedhur kandidaturat përfaqësuese dhe fituese por edhe për të organizuar dhe për të vënë në punë të gjitha strukturat e LSI në funksion të fitores në këto zgjedhje. Ne tani jemi në një fazë konsultimesh. Do të ulemi për të parë prioritet dhe hapësirat e mundshme të bashkëpunimit dhe pavarësisht se çfarë do të konkludojë kjo fazë bisedimesh natyrisht vendimin përfundimtar do ta marrin forumet drejtuese të LSI. E rëndësishme është kjo që përvoja në bashkëqeverisje në nivel qendror produkti pozitiv që solli kjo bashkëqeverisje në mënyrë të veçantë ajo që ka të bëjë me stabilitetin me funksionimin e institucioneve vendit me procesin e integrimit europian të Shqipërisë na japin të drejtën që këtë përvojë të bashkëqeverisjes ta shtrijmë edhe në nivel lokal.
LSI a ka disa qytete kryesore qw synon?
LSI në këtë fazë që flasim LSI ka kandidatë për kryetarë për të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit. Kemi gjithashtu pothuaj në të përfunduar listat e kandidatëve për të gjitha këshillat e bashkive dhe komunave por në varësi të marrëveshjes së bashkëpunimit do të përcaktojmë se çfarë bashkish dhe komunash do të ketë kandidatë për kryetarë atë që përfaqëson LSI. Ne me shumë seriozitet po punojmë për të konkurruar në të gjithë vendin. Kemi emra kandidatësh për të konkurruar në të gjithë vendin duke filluar që nga Bashkia e Tiranës dhe në tryezën e bisedimeve me PD-në do të ofrojmë argumentet kontributet dhe ermin që garanton fitoren jo thjesht nën emrin apo nën flamurin e partisë por nën e emrin e qytetarëve që votojnë.
Pra LSI nuk ka disa zona prioritare?
Natyrisht ne kemi disa prioritete kemi disa zona që i konsiderojmë të rëndësishme për performancën politike dhe qeverisëse të LSI. Do të paraqesim argumentet tona se përse duhet që në këto zona të konkurrojë kryetari i propozuar nga LSI me logjikën që kandidati ynë ofron padyshim më shumë garanci për të fituar në këto njësi vendore. Nga kjo logjikë do të arsyetojmë dhe më pas do të konkludojmë. Ne jemi në fazën e përmbylljes së këtyre projekteve.
Pas bisedës me PD nëse në një zonë të caktuar nuk bie dakord mund të ketë një vendim të ndryshëm?
Ne jemi në një fazë konsultimesh. Do të diskutojmë me përfaqësuesit e PD zonat ku e preferojë të kandidojmë dhe zonat ku ata preferojnë të kandidojnë. Me këtë konkluzion pasi të kemi përcaktuar zonat se ku do të kandidojmë do t’u drejtohemi forumeve tona drejtuese për të vendosur përfundimisht emrin dhe gjithçka lidhet me hapësirën e bashkëpunimit. Pra është një komunikim i ndërsjellë shkëmbim informacioni ndarje informacioni gjykim informacioni në funksion të fitores sonë të përbashkët. Pra e rëndësishme është që në këto zgjedhje të fitojnë qytetarët dhe njeriu që i shërben qytetarëve. Pra në këto zgjedhje jo vetëm Tirana e cila është padyshim kryefjala e këtyre zgjedhjeve por në shumë njësi vendore është koha që qytetarëve t’i ofrohet një projekt i ri zhvillimi t’i ofrohet një njeri në drejtim dhe nga kjo logjikë unë gjykoj dhe besoj se do të kolnkludojmë në një marrëveshje bashkëpunimi të suksesshme dhe që garanton fitoren. 
Kur mbyllet kjo. A është caktuar një datë për të vendosur këto që sapo thatë?
Jo ne jemi në komunikim të vazhdueshëm në një bashkëpunim që nuk kufizohet nga një datë fikse. Kemi zhvilluar deri tani jemi prapë dhe edhe sot do të jemi në këtë konsultë. Pra jem i në këtë proces përgatitje për të konkluduar për të bërë zgjedhje të matura zgjedhje që nuk burojnë në zgjedhje klienteliste dhe emocionale pro zgjedhje që burojnë në logjikën që qeverisja vendore si një hallkë e rëndësishme e shërbimit ndaj qytetarëve që të jetë efikase dhe që të jetë qeverisje me vizion dhe me standarde evropiane ka nevojë për këtë klimë bashkëpunimi dhe këtë model bashkëpunimi që ofron edhe modeli midis PD dhe LSI. 

0x323031312d30332d3031 Luan Rama.jpg 10:24)”