Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe

” Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe. Në një takim ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta u diskutua për procesin e përzgjedhjeve të kandidatëve për këshilltarë kryetarë komunash e bashkish nga strukturat e LSI-së në kuadër të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Në fjalën e mbajtur z. Meta e vuri theksin te rëndësia që ky proces zgjedhor ka për vendin dhe për LSI-në. Ai u bëri thirrje kryetarëve të LSI-së në rrethe që të japin kontributin e tyre për të bërë të mundur realizimin e një procesi zgjedhor sa më transparent dhe me standarde evropiane. 
Deklarata e kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta 
“Përpara se të vazhdojmë më çështjet e rendit të ditës për mbledhjen e sotme unë dua t’ju falënderoj për angazhimin tuaj sidomos të muajve të fundit në kuadër të riorganizimit ripërtëritjes të rizgjedhjeve hapjes dhe zgjerimit të strukturave të LSI-së në të gjithë vendin dhe duke qenë se sot jemi në takime me kryetarët e LSI-së të të gjita rretheve të vendit duke te theksoj edhe një herë domosdoshmërinë e ndezjes së gjithë kotorrave për 8 majin. Objektivat që ne kemi vendosur janë vërtetë shumë të rëndësishme janë ambicioze plotësisht të mundura dhe të tejkalueshme natyrisht përmes gjithë atij programi tepër ofensiv dhe të kalkuluar që shtabi i kryesisë së LSI-së për periudhën paraelektorale ka përgatitur. 
Pra janë 1000 takime të programuar për periudhë paraelektorale që përfshin muajt shkurt dhe mars ku kryetari i LSI-së nënkryetarët dhe ministrat e LSI-së do të jenë prezentë në të gjitha këto takime përveç të gjitha takimeve dhe angazhimeve të sekretarëve të anëtarëve të kryesisë të zëvendësministrave dhe të gjithë përfaqësuesve politikë të LSI-së. Në këtë drejtim do të ndërtohet edhe kjo periudhë paraelektorale në çdo rreth në çdo qytet në çdo komunë të vendit me objektiva konkrete e cila synon jo vetëm vazhdimin e gjithë këtij procesi riorganizimi ripërtëritje dinamizimi hapje të LSI-së por njëkohësisht edhe përmbushjen e gjithë detyrimeve në kuadrin e administrimit zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme të 8 majit. LSI ndryshe nga zgjedhjet e 2009-s ku u diskriminua përmes një kodi i cili u njoh ndryshe si kodi anti-LSI ndryshe pra nga zgjedhjet e 28 qershorit do të ketë përfaqësuesit e saj komisionerët e saj në tën gjithë vendin dhe kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për të mbrojtur votën për LSI-në por mbi të gjitha për të zgjeruar më tej transparencën e gjithë procesit zgjedhor në vend. 
Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe nuk do të reshtim së kërkuari sikurse kemi bërë prej vitesh për të implementuar ndryshimet e duhura në kodin zgjedhor por dihet që ajo palë e cila e inicioj këtë kod që është në fuqi dhe mbi të cilin u administruan zgjedhjet e 28 qershorit nuk ka vullnet për reformë zgjedhore nuk ka vullnet për transparencë të vërtetë sepse transparenca bëhet me ligj dhe duke përmirësuar ligjet megjithatë është çështje e saj. 
Ne përsëri do të punojmë. Kemi folur edhe me zotin Luan Rama edhe me zotin Ylli Manjani si sekretar i ri i çështjeve zgjedhore kemi folur edhe me kolegë të tjerë kemi folur edhe me OSBE-ODIHR-in kur takuam përfaqësuesit e tyre në selië e LSI që ne edhe nëse nuk ndryshon kodi nuk është një tragjedi pavarësisht se është e mira që të ndryshojë se janë tërë ato rekomandime që kërkojnë edhe ndryshimin e kodit përsëri ne të plotësojmë sa më shumë rekomandime të OSBE-ODIHR-it që nuk kanë të bëjnë me ndryshimin e kodit por kanë të bëjnë me shumë elementë të tjerë të administrimit të procesit zgjedhor. Për këtë çështje do të flasin të tjerë kolegë dhe për përmbushjen me intensitet dhe në kohë të të gjitha detyrimeve që burojnë nga kodi dhe nga data tashmë e përcaktuar me dekret të presidentit 8 maj. 8 maji është fokusi ynë kryesor është ngjarja më e rëndësishme që kanë qytetarët shqiptarë në tre muajt e ardhshëm sepse kuptohet zgjedhjet vendore bëhen një herë në 4 vite dhe është një moment shumë i rëndësishëm për të vendosur marrëdhënie të reja me votuesit me komunitetet anembanë vendit. 
Sepse qytetarët tanë gjithnjë e më shumë po bëhen dëshmitarë që bashkitë që komunat resurset e tyre taksat që paguajnë qytetarët tanë po shkojnë për mitingje. Po shkojnë për të mbushur autobusë po shkojnë për të paguar njerëz për të sponsorizuar akoma më tej çështje të cilat zgjidhen përmes ligjit zgjidhen përmes dialogut në institucione demokratike dhe mbi të gjitha duke harruar nënvlerësuar dhe shkallmuar interesat e përditshme të qytetarëve të cilët kërkojnë shërbime më të mira publike dhe në radhë të parë nga të zgjedhurit vendor. 
Ndaj është një mundësi e shkëlqyer 8 maji dhe unë besoj se në të gjithë do të dimë ta shfrytëzojmë këtë mundësi në mënyrë më efikase. Më efikase për qytetarët më efikase për vendin më efikase edhe për vetë LSI-në si një forcë e cila beson te komuniteti dhe është e vendosur për të kontribuar më shumë në shërbim të tij dhe të cilësisë së jetës dhe të shërbimeve që i takon çdo qytetari në këtë vend që paguan taksa. 
Në këtë drejtim unë besoj se tashmë gjithë ky tur paraelektoral që ka nisur dhe që ka marrë njkë dinamikë tepër pozitive duhet të intensifikohet dhe të shumëfishohet nga çdo drejtues i LSI-së në çdo nivel deri tek ai kryetari i organizatës pranë qendrës së votimit kudo në çdo lagje qyteti dhe në çdo fshat të republikës. Përzgjedhja e kandidatëve ëhstë një proces i nj&
euml; rëndësie madhore sepse janë zgjedhje vendore dhe natyrisht që në këto zgjedhje përveç zgjedhjes për partinë dhe për këshilltarët ka rëndësi edhe zgjedhja e atyre që do të drejtojnë. Ndaj i gjithë ky proces që ne kemi nisur duhet të vazhdojë në mënyrë që brenda 2-3 javëve ne të kemi njëkohësisht të propozuara nga strukturat e LSI-së kandidatët tanë për çdo njësi vendore. 
Jo vetëm për këshilltarë të cilët natyrisht do të jenë të shumtë por natyrisht edhe për çdo komunë dhe bashki. Ne jemi të gatshëm për të përballuar çdolloj skenari destruktiv që synon të zgjasë mandate për pushtetarët vendorë në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese vetëm për një arsye sepse nuk kanë kurajën sepse nuk kanë bilancin për t’u ballafaquar me votuesit e tyre të cilëve ata iu përbetuan se do t’i zgjidhnin shumë probleme katër vjet më parë në shkurt të 2007-s. Nuk mund të rrijë askush në këtë vend dhe në një zyrë publike aq më tepër pozicioni i cili përcaktohen nga zgjedhjet një ditë më shumë se mandati kushtetues. 
Dhe ne jemi të vendosur për t’i garantuar dhe për t’i dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë për të ecur drejt një procesi zgjedhor të ndershëm transparent dhe njëkohësisht një procesi që të monitorohet në mënyrë sa më masive nga organizata ndërkombëtare. Në këtë drejtim do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me OSBE-ODIHR me të gjithë partnerët e tjerë dhe do të apelojmë për një vëzhgim masiv ndërkombëtar të zgjedhjeve të 8 majit. Sepse nuk kemi frikë nga transparenca përkundrazi kemi nevojë dhe kërkojmë që të thellohet më tej transparenca dhe kjo është absolutisht ilaçi më i mirë jo vetëm për t’i dhënë zgjedhjeve të 8 majit një standard akoma më demokratik por edhe për t’i dhënë fund çdo lloj paudhësie të cilitdo që për internat e veta personale kërkon të provokojë kriza tërësisht të paqena artificiale dhe që nuk kanë asnjë lidhje me proceset integruese ku Shqipëria ka hyrë prej kohësh.
Jemi vend anëtar i NATO-s dhe jemi krenar për këtë jemi vend që kontribuojmë në mënyrë të jashtëzakonshme gjë për të cilën na janë mirënjohës SHBA BE për paqen dhe stabilitetin në rajon. Jemi një vend që kontribuojmë në mënyrë konkrete dhe duke bërë sakrifica të mëdha në drejtim të paqes dhe sigurinë globale. Absolutisht jemi një vend që vetëm dy muaj më parë arriti një nga fitoret më të mëdha për dinjitetin e çdo qytetari shqiptar heqjen e vizave e theksoj jo thjesht si një lehtësi por në radhë të parë si një liri si një e drejtë si një dinjitet i munguar deri tani dhe jemi një vend që i ka të gjitha mundësitë dhe pjekurinë shoqërore për të izoluar ekstremistët për të izoluar të gjithë ata që nuk njohin gjuhë tjetër përveçse asaj të dhunës të cilët nuk njohin asnjë moral tjetër përveçse atyre të interesave të tyre të ngushta. Dhe në këtë proces japim një kontribut shumë të rëndësishëm për të nxitur më tej proceset integruese të vendit duke përmbushur të gjitha detyrat dhe angazhimet tona në këtë drejtim edhe si forcë politike.

0x323031312d30322d3033 DSC_0282.jpg”