Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Meta nis sot turin e tij para elektoral nga qyteti i Lushnjës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Meta e ka nisur sot turin e tij para elektoral nga qyteti i Lushnjës.  I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Albert Sanxhaku  dhe nga Kryetari i LSI-së në Lushnjë  Krenar Turku  z. Meta është ndalur fillimisht në komunën Tërbuf  ku është  pritur me mjaft entuziaste. Më pas z. Meta ka zhvilluar një takim po kaq entuziast me qytetarët e Lushnjës në Kinoteatrin “Vaçe Zela”.  Gjatë fjalës së tij z. Meta duke inkurajuar anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së për punën që kanë bërë në këtë qytet por edhe më gjerë u shpreh se. “ 8 maj dita e zgjedhjeve vendore do të jetë një ditë fitore për LSI-në sepse sipas z. Meta kjo datë do të rikonfirmojë jo vetëm LSI-në si forcë e fuqishme politike në vend por edhe do të vlerësohet me votë vendimi historik që LSI-ja mori për të bërë koalicion me PD për interesa kombëtare. Më pas z. Meta është ndalur në komunat Gradisht dhe Bubullim.

 

Deklarata e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta në Lushnjë

“Të dashura motra dhe vëllezër lushnjarë është kënaqësi që të rikthehem sot në Lushnjë në radhë të parë për t’iu falënderuar për procesin shembullor demokratik që realizuat vetëm dy javë më parë ku përmes parimit “një anëtar një votë” ju zgjodhët kryetarin e ri të LSI të Lushnjës dhe strukturat drejtuese të LSI-së së këtij qyteti.

Dua të uroj përzgjedhjen e tij si kryetar të LSI të qytetit të Lushnjës Krenar Turkun i cili gjithashtu është një nga ata intelektualë të shumtë lushnjarë që është bashkuar me lëvizjen tonë vetëm pak muaj më parë dhe dua të falënderoj të gjithë anëtarët tanë themelues dhe me përvojë të cilët me zgjedhjen që bënë treguan besim dhe vullnet për ta çuar përpara LSI-në në qytetin e Lushnjës. Jam i bindur se edhe zgjedhjet që do të bëhen në qytetin e Lushnjës do të dëshmojnë vitalizmin e të mëtejshëm për LSI-në si forcë politike e vendosur për t’u afirmuar më tej në shërbim të këtij komunitetit të mrekullueshëm. Unë besoj se me këto takime sot në qytetin e Lushnjës dhe disa prej komunave të këtij rrethi ne nisim një tur takimesh paraelektorale në të gjithë Shqipërinë në të gjitha qytetet bashkitë dhe komunat e Lushnjës Fierit dhe të gjithë vendin për të përballuar me sukses zgjedhjet e përgjithshme vendore të 8 majit.

Sepse ka ardhur koha që të gjitha komunitetet në Shqipëri të vendosin sesi do të drejtohen në katër vitet në vijim. Ka ardhur koha që të gjitha forcat politike të konfirmojnë përkrahjen e tyre ashtu sikurse është momenti më i mirë për të zgjedhur kandidaturat më të mira përfaqësuese që do të vendosen nga forumet e LSI-së. Unë dua të shpreh besimin tim se LSI-ja do të arrijë më 8 maj një rezultat spektakolar që do të afirmojë drejtësinë e vendimeve të mëdha që ka marrë në interes të vendit në një kohë të vështirë. Vendime të rëndësishme që tregojnë në radhë të parë atdhedashurinë e kësaj force politike të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj për të cilët interesat e vendit stabiliteti i tij integrimi i tij evropian janë më të çmuara se çdo gjë tjetër edhe se interesat e ngushta të vetë LSI. Ngjarjet e 21 janarit nuk kanë qenë të papritura as për ne as për shumicën e qytetarëve shqiptarë dhe as për opinionin ndërkombëtar. Lushnja e ka pësuar nga dhuna dhe nga konflikti në të kaluarën sikurse e ka pësuar e gjithë Shqipëria.

Ndaj dhe ky takim i juaj sot këtu tregon qartë vendosmërinë e komunitetit tuaj jo për të ecur në rrugën e dhunës e të konfrontimit midis shqiptarëve të konfrontimit me shtetin me ligjin me Kushtetutën me aspiratat evropiane të të gjithë qytetarëve shqiptarë pa dallime partiake. Sepse Lushnja dhe e gjithë Shqipëria nuk ka nevojë për dhunë por ka nevojë për më shumë punë nuk ka nevojë për konflikte por ka nevojë për paqe e stabilitet. Ndaj jam i sigurt se këta njerëz të cilët për hir të karrigeve të tyre për hir të interesave të ngushta synojnë të cenojnë interesat mbarë kombëtare synojnë të cenojnë sigurinë paqen pronën dhe prosperitetin e çdo qytetari të këtij vendi. Jo vetëm që do të mbeten të izoluar por s’do të pengojnë dot axhendën zhvilluese integruese të të gjithë shqiptarëve.

Nuk do të munden dot të zëvendësojnë politikën e dialogut në institucione me politikën e dhunës të skuadroneve paramilitare sepse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një të ardhme të sigurt kanë një perspektive europiane për të cilën është sakrifikuar shumë. Sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s sepse qytetarët shqiptarë falë reformave që u bënë fituan të drejtën për të udhëtuar pa viza dhe me dinjitet në të gjithë hapësirën europiane. Natyrisht që vendi ka ende probleme të mëdha për të zgjidhur dhe ne kemi të gjithë vullnetin për të punuar me ju dhe me të gjithë forcat politike dhe shqiptarët e përgjegjshëm për të forcuar më tej ekonominë por kjo bëhet duke forcuar ligjin stabilitetin kushtetutën dhe jo duke iu kundërvënë atyre. Është për të ardhur keq që opozita e sotme ka vetëm një filozofi atë të bojkotit.

Nuk jemi këtu për tu marrë me njeri. Opozita ka vetëm filozofinë e dhunës për të cilën jam i bindur se kjo nuk është filozofia e shqiptarëve që janë në opozitë me qeverinë e sotme. Ata që frymëzuan dhunën më 21 janar kundër rendit kushtetues janë ata që në momente të vështira që po kalonte bota dhe Europa të krizës ekonomike kërkonin të përhapnin panik për falimentimin e bankave për depozitat e dhjetëra mijëra shqiptarëve për sakrificat e tyre të panumërta për të siguruar një mirëqenien modeste. Shqipëria e kaloi situatën e vështirë ekonomike dhe financiare ven
di ka hyrë në një periudhë që do të njohë një rritje ekonomike më të madhe dhe më të qëndrueshme.

Ju e shikoni se infrastruktura po vjen duke u përmirësuar me ritme më të larta. Unë mund t’ju them se ata që e ndjenë më shumë këtë ndryshim janë ata që kanë zgjedhur punën dhe iniciativën e lirë jo vetëm për të rritur mirëqenien e familjes së tyre por edhe të komunitetit dhe vendit. Mund t’ju them se vetëm gjatë vitit të kaluar 1.6 miliard lekë kanë qenë subvencionet në bujqësi në qarkun e Fierit gjysma e të cilëve kanë qenë për Lushnjën. Ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në infrastrukturë në mënyrë të veçantë autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën ka bërë që vetëm gjatë vitit të kaluar të ekspertohen prodhime bujqësore katër herë më shumë sesa në vitin 2009 dhe pikërisht 22 mijë tonë.

Po kështu këto subvencione dhe përmirësimi i infrastrukturës së ndodhur edhe në rrugët dytësore dhe midis komunave ka bërë që prodhimi gjatë vitin 20190 në rrethin e Lushnjës të rritet me mbi 30 % krahasuar më një vit më parë. Skema e subvencioneve për vitin 2011 parashikon një rritje të ndjeshme më të madhe sesa një vit më parë. Pra në shkallë kombëtare nga 15 milion dollarë në 20 milionë dollarë njëkohësisht nga 8 skema do të ketë 16 skema duke rritur numrin e produkteve që do të subvencionohen dhe mbështeten nga qeveria përmes politikave të saj dhe bazuar në buxhetin e këtij viti natyrisht që ka probleme të rëndësishme dhe një nga këto është përmirësimi i disa shërbimeve jetike në qytetin e Lushnjes.

Dhe ne së bashku me kryetarin me bashkisë dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit do të punojmë që këto shërbime të përmirësohen në qytetin e Lushnjës për t’i ardhur sa më pranë qytetarëve dhe banorëve këtu. Unë jam i bindur se angazhimi ynë për të hapur më tej LSI sikurse kemi bërë gjatë muajve të fundit në Lushnjë për të krijuar një kohezion sa më të qëndrueshëm midis atyre që kanë themeluar në vite LSI dhe gjithë të rinjve që bashkohen me LSI do të përcjellin ato rezultate dhe ato objektiva që ne kemi bërë publike. Ndaj ju falënderoj për përkrahjen dhe për mbështetjen që i jepni LSI dhe ne kemi detyrimin për t’ua kthyer me më shumë investime për Lushnjën me më shumë shërbime më cilësore dhe angazhim më të madh për të forcuar stabilitetin e vendit paqen sociale dhe për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit.

0x323031312d30322d3032 DSC_0121.jpg 19:07)