Deklarate per shtyp

Deklarate per shtyp

Deklarate per shtyp

Deklarate per shtyp

Zv.Sekretari i Pergjithshem i LSI

Besjan Pesha

 

Dua sot tё denoncoj papёrgjegjshmёrinё dhe arrogancën e kryetarit tё bashkisё sё Tiranёs nё emёr tё tё gjithё qytetarёve tё Tiranёs tё cilёt nё mёnyrё tё vecantё  dje por edhe cdo ditё me rreshje kanё vuajtuar dhe paguar shumё shtrenjtё koston e mungesës totale tё vëmendjes ndaj qytetit tё tyre prej atyre qё duhet tё kujdesen pёr tё.

Bashkia e Tiranёs nuk heziton tё ktheje cdo hapёsirё publike nё parking privat dhe te mbledhe rreptësisht haracin qё i ka caktuar cdo qytetari me makine nuk heziton te te bllokoje automjetet sa here qё i teket policise bashkiake nuk heziton te rrise taksat dhe te godasi bizneset e vogla cdo vit e me shume por nuk ben asgje per te mundësuar lëvizjen e lire te makinave ne kryeqytet. Po ashtu nuk heziton Kryetari i Bashkise qe te jape leje ndertimi kudo per miqte e tij nuk heziton te betonizoje hapësirat publike por nuk ben asgje per te rregulluar kanalizimet rruget e per te hequr sadopak balten nga rruget tona nuk ben asgje per te cuar buxhetin ne këshillin bashkiak duke luajtur serisht politikisht me hallet e cdo qytetari te Kryeqytetit.

 

Kjo eshte paaftësi papërgjegjshmëri dhe mbi te gjitha mungese totale ndjeshmërie ndaj problemeve te qytetareve. Dje femijet mbeten vetem ne cerdhe kopshte e shkolla sepse prinderit u bllokuan ne trafik te semuret lenguan ne ambulancat qe nuk lëviznin bizneset u demtuan serisht qytetaret u semuren prej ujit e baltes qe ka pushtuar rruget dhe e gjithe Tirana pagoi serisht koston e arrogances se Edi Rames këtij armiku te lëvizjes se lire qofte kjo pa viza drejt europes apo me makina drejt shtëpive.

Shkakun e vertete te bllokimit te rrugeve e keni ketu ne qendren e shkatërruar ne rruget e amortizuara ne kanalizimet e shkatërruara ne idene e betonizimit te gjithçkaje ne funksion te pasurimit te nje grupi njerëzish ne kurriz te qytetareve te Tiranes.

0x323031302d31312d3233 12:16)