Deklarate nga nenkryetari i LSI z. Petrit Vasili

Deklarate nga nenkryetari i LSI z. Petrit Vasili

Deklarate nga nenkryetari i LSI z. Petrit Vasili Deklaratë :Petrit Vasili

 

N/Kryetar i LSI-së

Opinioni publik shqiptar është përballur në ditët  e fundit me një seri deklaratash që vijnë nga Partia Socialiste që vijnë me krijimin dhe ç’krijimin  e forumeve dhe me  një bërje dhe një ç’bërje  analizash ekonomiko shkencore dhe jo vetëm në  lidhje me situatën në vend. Duke qenë që jetojnë në  shekullin 21   sigurisht që një Shqipërie gjithnjë  e më evropiane më  e integruar kërkon që dhe në politikë të ketë një sjellje po të kësaj natyre ndaj dhe konstruktivizmi ndaj realiteti dhe të qenit objektiv ndaj situatave është mënyra e vetme  dhe e vërtetë për të ndërtuar e bërë analiza dhe në mënyrë të qartë veçanërisht për ato të karakterit ekonomik.

 

Për ne dhe për mendimin politik tonin këto janë të papranueshme me elementë të theksuar papërgjegjshmërie publike isiluata të rënda ndaj institucioneve ekonomike në vend dhe aq  më keq kur këto isiluata nuk priren nga analiza objektive të ngjarjeve dhe fakteve pot thjesht dhe vetëm për të justifikuar mungesën e alternativave mungesën e kthjelltësisë dhe të qartësisë për të parë situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Është e  qartë për këdo që stabiliteti makroekonomik i vendit dhe në mënyrë të veçantë veprimtaria e institucioneve kyç financiare të vendit veçanërisht të monitoruara dhe në partneritet më institucionet ndërkombëtare financiare si FMN Banka Botërore etj dhe ky partneritet monitorues dhe konstruktiv ka qenë  dhe mbete gjithmonë në interes të vendit dhe është një dukuri që shoqëron Shqipërinë gjatë gjithë pluralizmit të saj.

 

Sigurisht që tymnaja që synojnë të mbulojnë me këtë tym që mbetet  një tym transparent ku gjithçka shihet qartë problemet e brendshme që ekzistojnë në Partinë Socialiste të derivuara nga subjektivizmit kontradiksionet e forta nga sjelljet shpesh herë të papritura dhe të papricipta sigurisht që kjo tymnajë nuk mund të fshehë  nga sytë  e publikut ato që janë fakte të vërteta. Ato që  u përcillen përmes medias për aktivitete ekonomike të cilat krijojnë vende të reja pune te cilat janë dhe në sytë e opozitës. Sigurisht dhe mjaft investime publike të cilat inaugurohen mbyllen dhe vihen vazhdimisht në shërbim të qytetarëve dhe këto janë në sytë  e qytetarëve por dhe të opozitës.

 

Një luftë e  pakompromistë me korrupsionin ku institucionet përgjegjëse  nuk po ngurojnë  të çojnë përpara drejtësisë të gjithë ata që e  stimulojnë dhe e mbajnë gjallë  dhe këto janë  në sytë  e publikut pordhe të opozitës të asaj që do të shohë. Nisur nga të gjithë këto fakte të vërteta dhe komforte unë jam këtu për ti kërkuar opozitës që të ridimensionojë sjelljen e saj. Të orientohet drejt një përgjegjshmrie publike në të lartë.

 

Opozita nuk është dhe nuk mund të jetë një organizëm apolitik dhe i papërgjegjshëm që mund të bëj gjithçka por sigurisht në një vend i cili ka hyrë në një proces të pakthyeshëm të liberalizimit të vizave dhe të integrimit tashmë vend i NATO-s të gjithë aktorët sillen dhe janë  të detyruar të sillen në mënyrë të ndryshme.

 

Ndaj dhe një sjellje e përgjegjshëm dhe fakte të cilat duhet të mendohen mirë para se të fliten dhe largimi nga infatiliteti politik për hir të një protagonizmi që zgjat 24 orë duhet që të marrin fund sepse Shqipëria ka nevojë për një demokraci më të ekuilibruar ku pozita dhe opozita duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

 

Njëra palë qeveris kurse tjetra bën një oponencë të fortë të argumentuar në pikëpamje edhe shkencore për të kontribuar në mirëqeverisje dhe mbi të gjitha dhe para së gjithash për të ndihmuar shqiptarët të jetojnë më mirë.

 

Ndaj të gjitha modelet e negativizmit  apo të Kasandrës së lënë pas 3000 vjet më parë nuk janë modele  e politikës së shek 21.

 

Ne jemi këtu të bëjmë thirrje për një model gjithmonë e më evropian në sjelljen  e opozitës që më së pari i bën mirë vetë asaj shton kredibilitetin e saj dhe ndihmon edhe qeverinë  të reflektojë për gjithçka që nuk shkon mirë dhe qytetarët të kuptojnë nga ky dialog pozitë-opozitë gjithmonë  e më shumë rezultate gjithmonë  e më shumë të  mira për të cilat ata kanë nevojë si kurrë  më parë.

 

Çdo lloj analize ekonomik e që do tu largohej këtyre kritereve do të prirej nga egoja politike në dëm të analizës së vërtetë ekonomike dhe shkencore këto të gjitha do ta dëmtonin opozitën vetë por dhe do të krijonin dhe konfuzione për ata që duan ta begatojnë gjithmonë  e më shuam jetën e tyre.

 

Zoti Vasili opozita dje ka leshur një deklaratë të fortë kur deputeti Braçe duke ju referuar raportit të SHISH-it ka deklaruar se ekonomia shqiptare është realisht nen kontroll të mafies ndërkombëtare dhe sidomos asaj italiane.

 

Besoj që deklarata të tilla të një peshe dhe rëndësie të tillë nuk kanë vendin më për tu bërë në publik. Ato duhet tu referohen institucioneve përkatëse të cilat merren ekskluzivisht me luftën ndaj fenomeneve te tilla. Aq më tepër që koha e deklaratave të tilla kaq të rëndësishme gjithmonë suke pasur parasysh objektivitetin ose jo të tyre duhet tu vihen në dispozicion atyre  që kanë autoritetin ligjor dhe kushtetues për tu marrë me to. 0x323031302d30362d3237 13:49)