Lideri i LSI viziton një librari në Tiranë. Meta angazhohet që pas fitores të LSI të hiqet TVSH për të gjithë llojet e librave

Lideri i LSI viziton një librari në Tiranë. Meta angazhohet që pas fitores të LSI të hiqet TVSH për të gjithë llojet e librave

Lideri i LSI viziton një librari në Tiranë. Meta angazhohet që pas fitores të LSI të hiqet TVSH për të gjithë llojet e librave Meta flet dhe për raportin e fundit të BE për liberalizimin e vizave

Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në njërën prej librarive kryerore të Tiranës. Meta i shoqëruar edhe nga kandidati i LSI për deputet në Tiranë Ilir Dashi bashkëbisedoi jo vetëm me tregtuesit e librit por edhe me klientë dashamirës të librit në përgjithësi. Gjatë kësaj vizite Meta u shpreh se “është një kënaqësi të vizitoj sërish këtë librari dhe të shpreh mbështetjen time më të madhe për të gjithë krijuesit për të gjithë botuesit dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në këtë lloj aktiviteti kaq të rëndësishëm të shoqërisë sonë. Duke  shprehur  vendosmërinë e LSI-së  që me fitoren e 28 Qershorit të ndihmojmë librin të ndihmojmë krijuesit të ndihmojmë  botuesit duke e bërë zero TVSH-në për të gjithë llojet e librave dhe jo vetëm për librat shkollorë por edhe për librin historik dhe artistik dhe kështu me radhë.  Së dyti ne angazhohemi për të bërë zero tatimin mbi të ardhurat mbi honoraret  e  shkrimtarëve pasi dhe ata jënë të kufizuar për të mbështetur librin përmes gjithë atyre politikave dhe projekteve të Ministrisë së  Kulturës që do të jenë transparente dhe jo klienteliste sikurse kanë qenë për fat të keq një pjesë e mirë e tyre deri tani.  Njëkohësisht angazhohemi për të ndihmuar në veçanti të gjitha familjet shqiptare në drejtim të pajisjeve të fëmijëve me librat shkollorë dhe për të rimbursuar të gjitha librat shkollorë të arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar.
Ne mendojmë që është e domosdoshme ti kushtojmë më shumë vëmendje librit. Sepse nuk mundet që libri të trajtohet si një aktivitet i zakonshëm biznesi.  Ne jemi një shoqëri që kemi nevojë për kulturën për të investuar më shumë për historinë tonë  dhe për të ndihmuar të gjithë krijuesit dhe talentet në këtë fushë. 
Z. Meta  a keni ndonjë koment mbi raportin e fundit për liberalizimin e vizave ku Shqipërisë i zbehen shanset për një liberalizim të shpejt?
Ne besojmë se çështja e liberalizimit të plotë të vizave është krejtësisht e mundshme në rast se Qeveria plotëson të gjitha standartet e kërkuara dhe ne kemi gjithë vullnetin për ta arritur sa më shpejt këtë objektiv.
Në radhë të parë brenda këtij viti do të liberalizojmë dhe të heqim vizat me të gjitha vendet e rajonit tonë dhe jemi të bindur se brenda vitit të ardhshëm kjo është plotësisht e mundur për të plotësuar të gjitha standardet dhe me Bashkimin Evropian. 0x323030392d30352d3138 Meta ne librari.JPG 16:59)