Deklarate per Shtyp e Nenkryetares se LSI Filloreta Kodra

Deklarate per Shtyp e Nenkryetares se LSI Filloreta Kodra

” Deklarate per Shtyp e Nenkryetares se LSI Filloreta Kodra LSI deklaron sot skandalin e radhës të kësaj qeverie të paaftë dhe të papërgjegjshme. Këtë radhë bëhet fjalë për 110 mijë nënpunës të administratës shtetëroretë cilët nuk kanë marrë pagat që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar.

Ky problem jetik për nënpunësit po trajtohet nga qeveria me indiferencë në një kohë kur vet qeveria deklaroi se procedurat për miratimin e buxhetit i bëri më parë se çdo qeveri tjetër në këto 16 vjet. Realiteti është se në këto 16 vjet asnjë qeveri nuk i la punonjësit pa të ardhurën bazë për mbijetësën e tyre.

Shprehje e paaftësisë së qeverisë është fakti se ndërsa kërkesa nga ministria  e financave për institucionet është nisur në 22 dhjetor 2006 dhe kërkon përgjigje në 28 dhjetor 2006 institucionet e kanë marrë në 29 dhjetor.

Kjo qeveri e papërgjegjshme mbasi largoi punonjësit e aftë tashmë  nuk është në gjendje as të zbatojë detyrat duke krijuar një precedent të paparë në në këto 16 vjet.

Një biznes që nuk është në gjendje të paguajë nënpunësit e vet shpall falementimin një qeveri që nuk paguan nënpunësit e vet është tërsisht e falementuar.

Kjo qeveri dhe kjo maxhorancë po e fut vendin nga kriza në krizë nuk ka më as të drejtën politike e as atë morale të vazhdojë të drejtojë vendin.

0x323030372d30312d3039 12:38)”