Zhvillohen sipas parimit Një anëtar-Një votë zgjedhjet për përzgjedhjen e kandidatit të LSI për Kryetar Bashkie në Belsh. Merr pjesë Sekretari i Përgjithshëm

Zhvillohen sipas parimit Një anëtar-Një votë zgjedhjet për përzgjedhjen e kandidatit të LSI për Kryetar Bashkie në Belsh. Merr pjesë Sekretari i Përgjithshëm

” Zhvillohen sipas parimit Një anëtar-Një votë zgjedhjet për përzgjedhjen e kandidatit të LSI për Kryetar Bashkie në Belsh. Merr pjesë Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili Vasili: Raporti më e fundit i publikuar nga OSBE-ODIHR mbështet plotësisht shqetësimet e mëdha të paraqitura nga LSI dhe të opozitës së bashkuar për ndryshime rrënjësore dhe tepër urgjente në reformën zgjedhore

Zgjidhet sipas parimit "Një anëtar-Një votë" kandidati i LSI-së për Kryetar Bashkie në Belsh. Procesi i votimit filloi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 16:00 ku votuan rreth 810 amëtarë të LSI-së. Në këtë takim ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili anëtari i kryesisë Sokol Dervishaj dhe anëtari i Keshillit Ankimor pranë LSI-së Avenir Shehu. Procesi i votimit u zhvillua me emra alternativë ku garonin ndërmjet tyre tre kandidatë tepër të njohur dhe me vlerë të LSI-së në këtë zonë. Pas numërimit të votave anëtarët e LSI së qytetit të Belshit kishin votuar me shumicë votash mjekun e mirënjohur Kujtim Dervishi. Duke përshëndetur të pranishmit Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili ka vlerësuar këtë proces votimi si tepër transparent dhe konform gjithë procedurave demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve. Ndër të tjera Vasili theksoi se me të njëjtën transparencë që u zhvillua ky proces votimi opozita e bashkuar do të drejtojë dhe pushtetin vendor. Duke falenderuar anëtarësinë për pjesmarrjen në këtë proces tepër të rregullt dhe transparent ai theksoi se konkurime të tilla forcojnë jo vetëm LSI-në edhe opozitën në tërësi por japin edhe një shembull të mirë sesi duhen zhvilluar zgjedhjet në Shqipëri. Më pas duke u ndalur në zhvillimet e politikës së ditës Vasili theksoi se "raporti më e fundit i publikuar nga OSBE-ODIHR mbështet plotësisht shqetësimet e mëdha të paraqitura nga LSI dhe të opozitës së bashkuar për ndryshime rrënjësore dhe tepër urgjente në reformën zgjedhore.

0x323030362d31312d3234 AKTIVITETE 15:21)”