Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

Kryetari i LSI z.Ilir Meta takime me anëtarësinë në Rrogozhinë Golem dhe Maminas Meta : Presidenti të mos dekretojë datën e zgjedhjeve pa realizuar më parë standartet
 
Meta : Përshëndes reagimin e Kongresit të SHBA për garantimin e zgjedhjeve të rregullta në Shqipëri
—————————
 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot takime elektorale me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në Rrogozhinë Golem dhe Maminas.
Në këto takime Kryetari i LSI-së Meta u prit me mjaft entuziasëm dhe besim në fitore nga anëtarësia e LSI. Drejtuesit e LSI në këto degë garantuan Metën për fitoren e sigurtë të LSI dhe opozitës së bashkuar.
Ndërkaq gjatë fjalës së tij Kryetari i LSI-së kërkoi nga anëtarësia që të angazhoheshin me të gjithë forcat për fitoren e opozitës së bashkuar për të ndalur revanshin e Berishës dhe të mazhorancës që po i rrit çdo ditë e më shumë dozat e autokracisë dhe ekspansionit mbi institucionet e pavarura dhe në dëm të shtetit ligjor. Kjo mazhorancë tha Meta është përgjegjëse kryesore per bllokimin dhe mosrealizimin e Reformës Zgjedhore por edhe të reformave të tjera.
Duke folur për bllokimin e Reformës Zgjedhore Meta u shpreh se zhvillimi i zgjedhjeve të rregullta dhe të ndershme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Këtë e ka kërkuar edhe Bashkimi Europian por së fundi për zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta ka shprehur shqetësime edhe Kongresi Amerikan. Duke parë edhe këto shqetësime të drejta të kongresmenëve amerikanë Meta u shpreh se "unë e përshëndes reagimin e Kongresit të SHBA për garantimin e zgjedhjeve të rregullta në Shqipëri".
Më tej Meta u shpreh se Berisha duhet të reflektojë menjëherë sa nuk është vonë dhe të krijojë kushtet për arritjen e standarteve për zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Është shumë e rëndësishme theksoi Meta që të bëhet Reforma Zgjedhore sa më parë dhe të arrihen standartet për zgjedhje të rregullta dhe të pakontestueshme. Ndaj Kryetari i LSI duke folur edhe për datën e zgjedhjeve kërkoi që "Presidenti nuk duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve vendore pa realizuar më parë standartet". Meta shtoi se zgjedhjet vendore nuk duhet të cënojnë aspak stabilitetin dhe integrimin europian të vendit.
Më tej Meta duke ju drejtuar anëtarësisë së LSI theksoi se "zgjedhjet vendore sigurisht që kanë rëndësinë e tyre të jashtezakonshme. Ne pushtetin vendor politika prek direkt qytetarin dhe qytetari bëhet pjesë e vendim-marrjes.
Me veprim politik te perbashket të opozitës ne mund t'i ofrojmë komunitetit nje qeverisje më të mirë më humane dhe më profesioniste tha kreu i LSI. Ai shtoi se "opozita e bashkuar mund të ofrojë ekipe qeverisëse të zgjedhura me transparencë dhe realizëm. Kandidatet tanë do të zgjidhen në bazë të vlerave më të spikatura që karakterizojne të majtën solidariteti dhe perkushtimi ndaj komunitetit.
  0x323030362d31312d3232 AKTIVITETE 15:20)