Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës zhvillon Konventën Organizative. Shpallen 50 kandidatët e LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës zhvillon Konventën Organizative. Shpallen 50 kandidatët e LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës zhvillon Konventën Organizative. Shpallen 50 kandidatët e LSI Meta: LSI dhe Opozita e Bashkuar jane te vendosura per te garantuar standartet e zgjedhjeve sepse stabiliteti dhe integrimi i metejshem evropian i vendit jane te kushtezuara nga ndershmeria e kesaj sfide
——————–
Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës zhvilloi sot paradite Konventën organizative në prag të zgjedhjeve Vendore. Në këtë takim merrte pjesë Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta dhe të gjithë drejtuesit e lartë të saj. Nën sloganin “Fillimi i rrugës së Fitores” LSI e Tiranës vuri në lëvizje të gjithë makinën e sj organizative për  arritjen e objektivit politik që i ka vënë vetes fitoren sa më të thellë të LSI dhe opozitës së bashkuar në zgjedhjet e pritshme vendore.
Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta shpalli sot listën e 50 kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës e cila për mënyrën e ndërtimit vlerat që mbart raportet gjinore që respekton si dhe ekuilibrin midis fushave të ndryshme të veprimtarisë shoqërore përbën absolutisht një risi dhe shprehje të një politike të re në Shqipëri.
Pjesë e kësaj liste në mënyrë shumë të motivuar politike dhe qytetare janë persona të spikatur në fushën e shkencës artit dhe kulturës sportit dhe muzikës arsimit dhe shëndetësisë. Ndër këto emra që përfaqësojnë vlera të spikatura por vetëm një pjesë të vlerave të shumta që LSI mbart ka edhe emra të njohur publikë që janë bërë të dashur për masën e gjerë të njerëzve në radhë të parë për kontributin e tyre në drejtim të mirëkuptimit dhe paqes midis njerëzve larg konflikteve të ashpra dhe të provokuara në mënyrë të vazhdueshme nga politika e vjetër.    
Përbërja e listës përshtatet me problematikën e shumëlloshme të pushtetit vendor dhe në këtë mëyrë ata mund të shndërrohen vërtetë në zërin e qytetarëve në Këshillin Bashkiak ku ata do të jenë pjesë.
Ndër emrat e shpallur për kandidatë të LSI për Këshillin Bashkiak të Tiranës 50 për qind e tyre janë femra. Në këtë mënyrë LSI si forcë e re politike synon të ruajë barazinë gjinore duke i dhënë një prioritet kandidateve femra.
Ndërkaq organizimi i LSI-së së Tiranës gjatë kësaj kohe u paraqit në mënyrë të detajuar nga Kryetari i LSI-së së Tiranës z.Ilir Dashi. Ai theksoi se “ne paraqesim sot një bilanc të një pune 2 mujore që finalizohet në këtë konventë organizative për të vazhduar me fazat e tjera të fushatës tonë së sapo nisur.
E kemi quajtur “Fillimi i Rrugës së Fitores” dhe kjo ka të bëjë me fushatën e LSI-së Tiranë për zgjedhjet e pushtetit vendor 2007.
Në fazën e parë të procesit të përzgjedhjes së kandidaturave u bë një punë shumë e madhe shumë energjike dhe nëpërmjet së cilës u zhvilluan 387 mbledhje organizatash qendrash votimi; u zhvilluan rreth 30 mbledhje komitetesh drejtues të 11 njësive; u zhvilluan mbi 20 takime e analiza të Kryesisë së LSi-së Tiranë për të analizuar dhe parë ecurinë e procesit të kësaj faze. Nga ky proces dolën 72 kandidatë për këshilltarë të bashkisë së Tiranës të propozuar direkt nga baza 284 kandidatë për këshilltarë të minibashkive të Tiranës 26 kandidatë për kryetarë të minibashkive 10 kandidatë për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Duke i marrë të gjitha njësitë një nga një shkurtimisht siç e shikoni në këtë hartë elektronike kjo është shpërndarja sipas qendrave të votimit të njësisë 1 në këtë zonë u propozuan për këshilltarë të minibashkisë 20 dhe për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës 4. Në njësinë 2 janë propozuar 28 kandidatë për anëtarë të këshillit të minibashkisë dhe 5 për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës. Në njësinë 3 janë propozuar 15 kandidatë për këshilltarë të minibashkisë dhe 4 për këshilltarë për Bashkinë e Tiranës. Në njësinë 4 u propozuan 28 kandidatura për këshilltarë të minibashkisë dhe 4 për Bashkinë e Tiranës në njësinë 5 u propozuan 25 kandidatë për këshilltarë të minibashkisë dhe 4 për Bashkinë e Tiranës në njësinë 6 u propozuan 30 kandidatë për këshilltarë të minibashkisë dhe 4 për Bashkinë e Tiranës në njësinë 7 janë propozuar 27 kandidatë për këshilltarë të minibashkive dhe 5 për Bashkinë e Tiranës në njësinë 8 janë propozuar 24 kandidatë për këshilltarë të minibashkisë dhe 5 për Bashkinë e Tiranësm në njësinë 9 janë 22 kandidatura për këshilltarë të minibashkisë dhe 3 për Bashkinë e Tiranës në njësinë 10 janë propozuar 18 kandidatura për këshilltarë të Minibashkisë dhe 6 për Bashkinë e Tiranës dhe në njësinë 11 janë propozuar 25 kandidatë për këshilltarë të minibashkisë dhe 5 për Bashkinë e Tiranës.
Sipas z.Dashi çdo kandidat për Bashkinë e Tiranës së bashku me kandidatët për këshilltarë të minibashkive do të formojnë përberësit e çdo shtabi të njësisë bashkiake. Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve është që edhe ato shtabe të njësive vendore do ndahen në grupe të caktuara dhe do punojnë sei minishtabe të tyre.

Ndërkaq Prof.Dr. Edmond Panariti Nenkryetar i LSI-Tiranës në fjalën e tij tha se “të gjithë ne që patëm nderin të votoheshim nga ju për ta përfaqësuar LSI-në në garën për Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk jemi këtu thjesht për ambicje personale. Ne jemi këtu para jush mes jush së bashku me ju dhe të gjithë qytetarët për të shpalosur  projektin tonë për një Tiranë që gjallon plazmohet lëviz dhe zhvillohet sipas nevojave dhe vullnetit të banorëve të saj. Për një Tiranë ku kërkesat dhe nevojat e periferisë mbete po aq të rëndësishme sa ato të qëndrës. Për një Tiranë në të cilën rrugët kanalizimet ujësjellësi energjia do të jenë konstante e përpjekjeve tona t
ë pareshtura për rritjen e cilësisë së jetës. Për një Tiranë të çliruar nga kërcënimi i smogut nga tymrat e Sharrës nga mbetjet urbanedhe me hapsira të gjelbra të dyfishuara. Për një Tiranë ku unaza e madhedyfishimi i hyrje-daljeve nga qyteti zhbllokimi i segmenteve dhe zgjerimi i akseve kryesore të rrugëvei jep frymë trafikut ul stresin shoqëror dhe nxit zhvillimin. Për një Tiranë ku fondet publike shkojnë me përparësi për ndërtim kopshtesh dhe shkollash. Për një qytet ku administrata rrit dhe lehtëson shërbimet për qytetarin është e hapur për të respektuar vullnetin e tij.
Prof.Panariti garantoi se “kjo është  sfida jonë e përbashkët për të cilën ju dhe qytetarët e Tiranës do të votojnë me shumicë Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe vlerat e kandidatëve të saj”.

Luzhiana Abazi Nenkryetare e LSI Tirane u ndal më tepër në respektin e femrës nga Lëvizja Socialiste për Integrim.  
Ajo theksoi se “çështja e barazisë gjinore apo e thënë më thjesht e rolit të gruas në jetën shoqërore publike dhe politike ka qënë një preokupacion madhor i LSI që në krijimin e saj si forcë politike gjë që pasqyrohet qartë në programin politik të partisë tonë dhe kjo çështje mbetet e tillë edhe sot. Duke qenë një forcë shoqërore e përmasave të mëdha gruaja ka qënë njëherazi edhe një promotor thellësisht pozitiv në të gjithë procesin e konsolidimit politik të LSI dhe afirmimin e rolit që ajo ka marrë për ndryshimin e politikës shqiptare duke demostruar realisht një frymë të re të një force thellësisht të re. Duke ju larguar e refuzuar qëndrimet viktimizuese dhe mëshiruese ndaj gruas LSI ka bërë të sajën mentalitetin e grave që me fuqinë e afirmimit të tyre po ndryshojnë imazhin mashkullor të politikës dhe kjo është një risi e LSI-së që përkon mjaft mirë edhe me revolucionin e koncepteve për gruan në të gjithë botën e qytetëruar.
Kandidatet për Presidente në Francë dhe në Amerikë janë gra Gjermania drejtohet nga një grua. Pa u ndalur në shembujt e shumtë por citova jo rastësisht disa nga shtetet fuqi botërore që kanë në pozicione kyç gra tregojnë me së miri se jemi në rrugën e duhur. Në LSI gratë në të gjithë strukturat dhe në garat elektorale që na presin nuk janë produkt i përqindjeve dhe matematikave politike që artificialisht ju mundësojnë një rol dhe  përfaqësim të rëndësishëm. Gratë në LSI janë produkt i fuqisë së vlerave të tyre të shumëanshme dhe afirmimi i tyre është një realitet i cili jo vetëm fuqizohet por mundëson edhe realizimin e objektivave politike shumë të rëndësishëm të LSI. Duke qenë në përfundim të një procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm të përzgjedhjes së kandidaturave që do të përfaqësojnë LSI në garën e saj për Tiranën shihet qartë se ka një riafirmim të dukshëm të filozofisë së LSI për ta konsideruar gruan dhe këtë e them pa e tepruar si kyçin e fitores tonë në Tiranë.
Nënkryetarja e LSI-Tiranë Luzhiana Abazi e përfundoi fjalën e saj duke theksuar “le ta fitojmë këtë garë në Tiranë dhe lë të jene zgjedhjet në Tiranë një fitore që do tu dedikohet përpara se gjithash grave të LSI”.   

Më pas fjalën e mori Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta ku më poshtë është fjala e plotë e tij.  
——–
Të nderuar anëtarë të konventës së LSI së Tiranës!

Kur së bashku krijuam LSI-në dy vjet më parë ishim të bindur se do të mberrinim këtu ku jemi sot përfaqësues të denje te një force të re dhe te fuqishme politike të shtrirë në të gjithë Shqipërinë përfaqësues të një alternative bashkëkohore qe i prin ndryshimit dhe modernizimit te politikes dhe shoqerise shqiptare. Sot më shumë se kurrë jemi të bindur dhe të motivuar thellësisht për të vazhduar dhe përmirësuar përpjekjen dhe kontributin tonë për ta ndryshuar Shqipërinë për të promovuar një model të ndryshëm politik të respektit të ndërsjelltë të kohezionit social dhe mireqeverisjes për qytetarin.

Edhe pse rezultati i masakruar dhe i deformuar elektoral i 3 korrikut na privoi dhe reduktoi disa here prezencën tonë reale në parlament LSI jo vetem qe nuk u dekurajua por perkundrazi shpertheu net e gjithe Shqiperine me e bindur se asnje here se politikes se vjeter i duhet dhene fund duke nisur nga vendosja e rregullave te ndershme te lojes demokratike nga reforma zgjedhore. LSI do te jete gjithnje ne krye te ndryshimit duke u kthyer në një shëmbull të shkëlqyer politik dhe në një model të dallueshëm dinamik  dhe konstruktiv për një të politike të re me një moral të ri me një filozofi të re që promovon dhe zhvillon të gjitha vlerat e saj tradicionale dhe bashkekohore shtetin social