Deklarate per shtyp Mbajtur nga Anëtari i Kryesisë dhe Drejtori i Informacionit të LSI-së

Deklarate per shtyp Mbajtur nga Anëtari i Kryesisë dhe Drejtori i Informacionit të LSI-së

Deklarate per shtyp Mbajtur nga Anëtari i Kryesisë dhe Drejtori i Informacionit të LSI-së z.Dritan YLLI Ylli: Ky përkeqësim progresiv i treguesve të lirisë së mediave në Shqipëri në dukje paradoksal pasi normalisht një vend që sapo nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit duhet të kishte tregues të përmirësuar lidhet ne menyre te drejtpdrejte me modelin represiv te qeverisjes aktuale qe ashtu si edhe në vitet 1992-97 e ka te pamundur te bashkejetoje me nje media te lire dhe të pavarur
————-
 
Lëvizja Socialiste për Integrim ju përcjell shqetësimin  e saj të përsëritur lidhur me lirinë e cënuar rëndë të medias në të gjithë format e shprehjes së saj.

Raporti më i fundit i bërë publik nga organizata "Reporterët pa kufi" që e rendit Shqipërinë 18 vende më poshtë se një vit më parë dhe 30 vende më poshtë se dy vite më parë përsa i përket lirisë së medias është për fat të keq një konfirmim i shqetësimeve të LSI dhe opozitës në tërësi.

Për më tepër që në raportin e vitit 2006 Shqipëria renditet në vendin e fundit të Europës për lirinë e medias duke treguar edhe njëherë që liria e shprehjes dhe fjala e lirë vashdojnë të jenë të rrezikuara.

Ky përkeqësim progresiv i treguesve të lirisë së mediave në Shqipëri në dukje paradoksal pasi normalisht një vend që sapo nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit duhet të kishte tregues të përmirësuar lidhet ne menyre te drejtpdrejte me modelin represiv te qeverisjes aktuale qe ashtu si edhe në vitet 1992-97 e ka te pamundur te bashkejetoje me nje media te lire dhe të pavarur.

 

Situata bëhet akoma më kritike kur megjithë tërheqjet e vëmendjes të bëra edhe nga Presidenti i Komisionit Europian Barroso lidhur me lirinë e medias në vend të reflektimit të thellë ka pasur shpërfillje dhe përkeqësim të situatës.

 

Kjo tregon qarte se kjo qeverisje nuk eshte cliruar ende nga reminishencat e së kaluarës. Presioni i vazhdueshem ndaj mediave që mendojnë ndryshe nga qeveria si dhe terri informative që u tentua të aplikohej në parlament me urdhër të spikeres së Kuvendit jane vetëm disa nga shfaqjet me te fundit te reperesionit te shumicës aktuale ndaj medias.

 

Opozita shoqëria civile media e pavarur dhe të gjithë qytetarët për të cilët është e shenjtë liria e shprehjes dhe demokracia duhet dhe do të reagojnë fort për eliminimin e presionit politik ndaj medias.

  0x323030362d31302d3234 14:54)