Deklarate e E Kryetarit të LSI-së zotit Ilir Meta

Deklarate e E Kryetarit të LSI-së zotit Ilir Meta

” Deklarate e E Kryetarit të LSI-së zotit Ilir Meta Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim përshendes Partinë simotër të Social-demokratëve të Austrisë (SPO) dhe Kryetarin e saj Dr. Alfred Gusenbauer për fitoren në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Fitorja e social-demokratëve në Austri shënon një sukses të ri të social-demokracisë evropiane vlerat dhe politikat e të cilës qëndrojnë në themel të vetë Bashkimit Evropian. Kjo fitore forcon pozitat qeverisëse të social-demokratëve në kontinentin tonë.

Marrëdhëniet e shkëlqyera midis Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe SPO-se do të ndikojnë pozitivisht në forcimin e marrëdhënenieve miqësore midis Shqipërisë dhe Austrisë.

Jam i sigurt se nën drejtimin e Dr. Gusenbauer dhe SPO-së Austria do të përballojë me sukses sfidat e brendshme dhe rritjen e konsolidimin e rolit të saj ndërkombëtar.

0x323030362d31302d3032 14:37)”