Kryetari i LSI-se

Kryetari i LSI-se

” Kryetari i LSI-se z.Ilir Meta priti sot shefin e Misionit të FMN-së për Shqipërinë në Washington z.Istvan Szekely Meta: Shqetesuese situata energjetike ne vend. Duhet te nise menjehere privatizimi i KESH

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me shefin e misionit të FMN-së për Shqipërinë në Washington z.Istvan Szekely dhe me shefen e FMN-së në Shqipëri Ann-Margret Westin. Në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan për reformat ekonomike në vend ku në veçanti u ndalëm në sektorin energjetik ku u  theksua se qeveria duhet të marre masa të fuqishme dhe energjike për të përmirësuar situatën në këtë sektor e cila njeh stanjacion dhe përkeqësim.
Gjatë fjalës së tij kryetari i LSI Ilir Meta shprehu shqetësimin e LSI-së lidhur me reformat ekonomike në vend për përmirësimin e  situatës në sektorin energjitik si dhe për domosdoshmërinë e një menaxhimi më të mirë të borxhit publik. Sipas tij rezultatet e dobëta të KESH duken qartë edhe në rezultatet e këtij enti shumë të rëndësishëm ku janë shtuar humbjet në raport me periudhat e mëparshme ku në ndryshim nga e kaluara në përgjithësi eshte vendosur sistemi i matësave në një pjesë të mirë të vendit. Duke diskutuar për këtë situatë tha Meta ne theksuam rëndësinë e fillimit të diskutimit për strategjinë e privatizimit të KESH-it sepse nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë. Gjithashtu Kryetari i LSI theksoi se gjatë takimit me përfaqësuesit e FMN-së u diskutua në lidhje me domosdoshmërinë e liberalizimit të tregut të energjisë dhe krijimin e kuadrit ligjor për futjen e operatorëve të tjerë në treg dhe njëkohësisht krijimin urgjent të gjithë legjislacionit që është i domosdoshëm për të nxitur ndërtimin e veprave në fushën e energjisë. Një temë tjetër në këtë takim ishte edhe niveli i investimeve publike ku sipas kreut të LSI niveli shumë i ulët i investimeve publike ndikon jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës me ritmet e duhura por njëkohësisht ndikon edhe në rritjen e varfërisë dhe të problemeve sociale. Sipas Metës rritja e investimeve publike duhet të vijë më shumë nga reformat strukturore në tatime dhe dogana nga një trajnim më profesional i personelit dhe nga informatizimi i sistemit dhe jo nga një sjellje shpesh here arbitrare e kësaj administrate fiskale ndaj biznesit. Njëkohësisht gjate takimit u diskutua edhe për domosdoshmërine e konsolidimit të sistemit financiar në vend me domosdoshmërine e një menaxhimi më të mirë të borxhit publik të vendit i cili është një problem shqetësues me ritjen e rolit të mbikëqyrjes të sistemit bankar dhe të Bankës së Shqipërisë. Ndërsa përfaqësuesit e FMN-së pasi vlerësuan punën e bëre nga ish-kryeministri i Shqipërise Ilir Meta për fillimin e reformës fiskale në vend shpjeguan programin e FMN-se në Shqipëri. Dy përfaqësuesit e FMN-se shprehën shqetësimin për dobësimin e administrimit të të ardhurave që kanë të bëjnë kryesisht me politikat strukturore për perfomancën shumë të dobët të KESH-it menaxhimin e borxhit publik mungesën e kapaciteteve për zbatimin e politikave të mbikqyrjes në sistemin financiar dhe performancën e ulet në investimet publike.  

0x323030362d31312d3032 AKTIVITETE 14:15)”



Z-lib z-lib z-lib zlibrary zlibrary hacklink satın al hacklink satın al hacklink hacklink panel hacklink satış hacklink satın al hacklink panel hacklink panel casibom hacklink satın al hacklink satın al izmit escort izmit escort izmit escort hacklink hacklink panel