Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

” Kryetari i LSI Ilir Meta takim me gjimnaziztë të komunës së Otllakut të Beratit Marrin kartat e LSI 50 maturantë të Lapardhasë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i shoqëruar edhe nga Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim Erisa Xhixho zhvilluan sot një takim me gjimanzistë të komunës Otllak të rrethit të Beratit. Gjatë këtij takimi u anëtarësuan rreth 50 maturantë të shkollës së mesme të Lapardhasë. Duke i uruar maturantët suksese në provimet e maturës shtetërore dhe në konkurimet për shkollën e lartë kyetari i LSI-së Ilir Meta u shpreh se “pavarësisht vështirësive dhe ngarkesës që keni sot për të pasur rezultate të mira në provime ky moment është një moment i paharruar dhe unë dua  t’ju falederoj për afrimin tuaj në LSI dhe t’ju siguroj që edhe me pjesëmarrjen tuaj edhe me anëtarësimin tuaj por edhe me gjithë angazhimin tuaj LSI-ja mbetet gjithmonë një forcë e re politike në Shqipëri që do të kërkojë një perspektivë të re për ju dhe për të gjithë Shqipërinë”.
Ndërkaq edhe Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho kërkoi nga bashkëmoshatarët e saj që të bëhen pjesë e politikës në mënyrë që të kenë përgjegjësi për të ndryshuar fatin e rinisë shqiptare.
Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e ish-kandidatit për deputet të LSI në Berat Lefter Maliqi.  0x323030362d30372d3035 13:23)”