Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së Meta takime në Libofshë të Fierit dhe në Kolonjë të Lushnjës Kryetari i LSI-së Meta takime në Libofshë të Fierit dhe në Kolonjë të Lushnjës. Marrin kartat e anëtarësisë në LSI 50 të rinj në Libofshë. Anëtarësohet edhe Kryetari i Komunës së Libofshës: Besoj te vlerat e LSI si e majta e vërtetë
 
Meta: Nëse do të ketë bashkëpunim të opozitës në zgjedhjet vendore gjë që e dëshirojmë dhe e vlerësojmë ky bashkëpunim do të jetë në pozita partneriteti dhe jo vasaliteti
 
 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot pasdite takime në Kolonjë të Lushnjës dhe në Libofshë të Fierit. Në këto takime mjaft entuziaste dhe me qindra pjesëmarrës Kryetari i LSI-së shoqërohej edhe N/Kryetari i LSI z.Dritan Prifti si dhe nga anëtarët e Kryesisë Spartak Braho dhe prof.Tokli Thomai.
 
Gjatë takimit në Libofshë Kryetari i LSI-së Meta së bashku me N/Kryetarin Prifti bënë 50 anëtarësime të reja në LSI. Madje kartën e anëtarësimit në LSI e ka marrë edhe Kryetari i Komunës së Libofshës Nikollë Zaka i cili u shpreh se vendosi që të anëtarësohej në këtë forcë politike pasi është i bindur në seriozitetin dhe vlerat që mbart LSI si përfaqësuesja e së majtës së vërtetë”.
Ndërkaq gjatë këtij takimi N/Kryetari i LSI-së Dritan Prifti u shpreh se Libofsha është një zonë bastion i LSI-së pavarësisht manipulimit dhe vjedhjes së votave ndaj kësaj force politike në 3 Korrik. Ndaj tha Prifti tashmë që nuk do të ketë më manipulime të votave LSI do të fitojë bindshëm jo vetëm në Libofshë por në të gjithë Shqipërinë.
 
Gjatë fjalës së tij në këto takime Kryetari i LSI-së duke falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së për mbështetjen dhe zgjerimin e tyre cdo ditë theksoi se duhet ti kushtojmë një rëndësi të madhe organizimit të strukturave të LSI-së kudo në çdo qendër votimi në mënyrë që të përgatitemi të konkurojmë edhe të vetëm në zgjedhjet vendore. Nëse do të ketë bashkëpunim të opozitës në zgjedhjet vendore tha Meta ne e dëshirojmë dhe e vlerësojmë një gjë të tillë por ky bashkëpunim do të jetë në pozita partneriteti. Nëse ndodh e kundërta atëherë LSI i ka marrë të gjithë masat organizative që të dalë e vetme në zgjedhje madje edhe të fitojë. Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se LSI është e gatshme të kontribuojë në ndërtimin e një opozite kontruktive të besueshme dhe garantuese të alternativave për ardhjen në pushtet por çdo gjë do të jetë në dorën e PS-së dhe sjelljes së saj ndaj LSI-së. Nëse PS-së do të vazhdojë të sillet me arrogancë dhe të trajtojë LSI-në dhe forcat e tjera të majta në pozita vasaliteti atëherë nuk mund të flitet për një bashkëpunim të frytshëm të opozitës tha Meta.
  0x323030362d30342d3038 AKTIVITETE 12:27)