Meta feston 8 Marsin në një takim me gratë në Durrës. Takim edhe në Tiranë

Meta feston 8 Marsin në një takim me gratë në Durrës. Takim edhe në Tiranë

Meta feston 8 Marsin në një takim me gratë në Durrës. Takim edhe në Tiranë Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta zhvilloi dje një takim festiv me rastin e 8 Marsit në Durërs me gra anëtare dhe simpatizante të LSI-së në këtë qytet. Takimi që u zhvillua në një kafe-librari kishte mbledhur dhjetëra gra të Durrësit të cilat zënë një vend mjaft të rëndësishëm në forumet e LSI-së. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Kryetari i LSI-së Meta u shpreh se “8 Marsi është një ditë që shpreh një mesazh afirmues dhe solidariteti për gruan vendin e saj të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe familjare por edhe në atë politike. LSI u shpreh Meta duke vlerësuar gjithnjë kontributin e rëndësishëm të grave është e vetmja forcë politike që ka sanksionuar që në krijim të saj një përqindje të konsiderueshme të grave në forumet drejtuese të saj”.

 

LSI-takim për 8 Marsin edhe në Tiranë

 

Nënkryetarja e LSI-së Filloreta Kodra gjatë një takimi të zhvilluar me gratë anëtare dhe simpatizante të kësaj force politike në ditën ndërkombëtare të gruas ka bërë thirrje për më shumë pjesëmarrje në jetën shoqërore. Në këtë kuadër Zonja Kodra është shprehur se gruaja duhet të kërkojë të dëgjohet jo vetëm në familje por edhe të ketë vendin e saj të merituar në pozicione drejtuese. Duke ju referuar përfaqësimit të gruas në jetën politike nënkryetarja Kodra nënvizoi se pjesëmarrja e grave në këtë takim “të mbush vërtet me besim se Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë ka zenë vend në jetën e shoqërisë shqiptare me dinjitet dhe e përfaqësuar nga forca më përparimtare e shoqërisë sonë”.

Me tej ajo theksoi se “LSI-ja që prej 3 Korrikut 2005 i tregoi të gjithë shqiptarëve të gjithë atyre që ishin skeptikë se ne jemi ata që përfaqësojmë ndryshimin në Shqipëri”.

Ndërkohë Znj. Kodra duke ju drejtuar grave pjesëmarrëse në këtë takim u shpreh se ” ne kemi filluar tani edhe nje formë tjetër bashkëpunimi ndërmjet grave të LSI-së duke u aktivizuar me projekte.
  0x323030362d30332d3038 AKTIVITETE 11:43)