60 te rinje dhe te reja te FRESSH-it largohen nga PS

60 te rinje dhe te reja te FRESSH-it largohen nga PS

” 60 te rinje dhe te reja te FRESSH-it largohen nga PS

 Pas largimit të ish-Kryetarit të Partisë Socialiste të Shkodrës z. Edip Shiroka së bashku me 27 anëtar të Asamblesë së PS dhe largimit të Kryetares së Forumit të Gruas Socialiste sot është bërë publike largimi nga kjo forcë politike duke u bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrimi rreth 60 të rinj dhe të reja të Forumit Rinor Euro Socialist (FRESSH).
 
Duke argumentuar largimin nga kjo forcë politike  përfaqësuesi I FRESSH-it Gentin Muriqi u shpreh se ‘ distancohet nga Partia Socialiste për shkak se një grup banditësh të frymëzuar  dhe drejtuar nga Edi Rama në 21  janar ushtruan dhunë mbi institucionin e Këshillit të Ministrave duke synuar marrjen e pushtetit.  
 
 
Nje nje kohe kur e gjithë shoqëria shqiptare po denon me indinjate dhe zemerim te thelle dhunen dhe aktet kriminale te grupeve te banditeve te drejtuar e frymezuar nga Edi Rama qe me 21 janar sulmuan dogjen goditen shkaterruan dhe vrane ne Tirane;
 
Kur masa e ndershme e anetareve dhe simpatizanteve te Partise Socialiste ne gjithe vendin po ndjen zhgenjimin prej lidershipit qe e keqperdori dhe e neperkembi emrin e saj;
 
Ne nje kohe kur Partia Socialiste po perdoret vetem per te mbrojtur interesat e Edi Rames dhe te klikes se tij qe nuk e ka per gje te djege e shkaterroje te hedhe e poshteroje simbolet dhe dinjitetin kombetar;
 
Ne nje grup i Forumit Rinor Eurosocialist te Shkodres deklarojme largimin nga Partia Socialiste dhe bashkimin me Levizjen Socialiste Per Integrim
 
SEPSE:
 
Ideali yne eshte ideali qe bashkon rreth vlerave te socialdemokracise njerezit e paqes te solidaritetit dhe humanizmit njerezit qe respektojne ligjet dhe institucionet e shtetit te se drejtes dhe jo bashkimi per akte dhune e vandalizmi  si i do njerezit Edi Rama.
SEPSE:
 
Ne Levizjen Socialiste Per Integrim jo vetem ne mund te mbrojme dhe perfaqesojme me mire interesat e votuesve te majte por edhe mund te jemi pjese e kontributit qe po jep e gjithe shoqeria shqiptare per integrimin evropian te vendit.
Edi Rama e ka marre peng Partine Socialiste
Edi Rama po e keqperdor emrin dhe historine e Partise Socialiste Edi Rama po e turperon Partine Socialiste
Edi Rama po e perjashton Partine Socialiste nga te gjitha sfidat e medha te integrimit europian te vendit
Edi Rama po e trafikon Partine Socialiste
Edi Rama po e inkriminon Partine Socialiste.
 
Te gjitha keto Edi Rama i ben se ai nuk eshte socialist sepse ai nuk i do socialistet sepse ai duke punuar kunder interesave te vendit punon edhe kunder interesave te socialisteve.
 
Prandaj ne largohemi nga Edi Rama distancohemi nga aktet e tij kriminale e duke mbetur socialiste behemi pjese e LSI-se qe ne Shqiperi te vitoje e mira mbi te keqen te fitojne vlerat mbi antivlerat te fitoje qytetaria mbi dhunne dhe barbarine e Edi Rames.

0x323031312d30312d3331 13:53)”