20.03.09 – Lideri i LSI

20.03.09 – Lideri i LSI

20.03.09 – Lideri i LSI z.Ilir Meta flet për krizën ekonomike dhe rritjen e numrit të personave të papunë si pasojë e kësaj krize pas takimit të zhvilluar me Doris Pak Meta flet edhe për kartat e identitetit duke theksuar se LSI ka kërkuar prej muajsh shpërndarjen falas të kartave për shtresat në nevojë

Lidhur me takimin më të fundit midis delegacioneve parlamentare të vendit tonë dhe të Bashkimit Evropian dua të tërheq vëmendjen në veçanti për rekomandimin shumë të qartë që ka edhe deklarata e përbashkët e dy delegacioneve që kërkojnë nga Qeveria shqiptare të përgatisë dhe të zbatojë një plan në mënyrë që të reduktojë efektet e krizës ekonomike globale në Shqipëri. Ky plan në konsultim me gjithë institucionet e tjera dhe në veçanti ato përfaqësuese të biznesit duhet të ketë si fokus kryesor për të ruajtur stabilitetin ekonomik në vend dhe së dyti për të ruajtur dhe për të mbrojtur nivelin aktual të punësimit në vend që është i cënuar nga efektet aktuale dhe të pritshme të kësaj krize.
Me këtë rast unë dua edhe njëherë tjetër të përforcoj kërkesën e LSI-së adresuar Kryeministrit Berisha për të zhvilluar debatin në Kuvend lidhur me efektet aktuale të kësaj krize në ekonominë shqiptare në bizneset shqiptare dhe të qytetarëve shqiptarë në përgjithësi. Po kështu edhe miratimi i Planit Kombëtar për të përballuar këtë krizë pasi kjo është shumë e rëndësishme për t’u dhënë garanci edhe psikologjike biznesit investitorëve si dhe konsumatorëve shqiptarë ku kuptohet që edhe ethet e fushatës elektorale mund të kenë ndikimet e tyre përkeqësuese. Besoj se është një apel i parë që i drejtohet Qeverisë shqiptare për të marrë në konsideratë dhe për të hartuar një plan për menaxhimin e kësaj krize sepse ne nuk mund të presim që efektet e kësaj krize të jenë shumë më të mëdha për të miratuar këtë plan sepse do të jetë shumë vonë.
z. Meta duke dalë pak nga çështja e krizës ekonomike duke ju pyetur për një krizë tjetër sikurse është ajo e zgjedhjeve elektorale le të bëjmë këtë paralelizëm. A keni ndonjë koment në lidhje me propozimin e djeshëm të kryetarit të PS-së për paisjen falas me karta identiteti për personat që nuk kanë pasaportë?
Ne kemi shprehur prej muajsh këtë ide. Është e rëndësishme që çdo ide dhe propozim të gjejë konsensus sa më të gjerë. Njëkohësisht ne pas takimeve që kemi zhvilluar edhe me ODIHR presim edhe një mendim apo sugjerim të tyre lidhur me çështjen e kartave të identitetit dhe pavarësisht nga kjo unë mendoj se ne duhet të kërkojmë nga të gjithë qytetarët shqiptarë që të angazhohen për të aplikuar në kohë dhe për t’u pajisur me karta identiteti sa më shpejtë para zgjedhjeve pasi natyrisht ky është një proces i cili duhet të përparojë. Lidhur me motivimin e mëtejshëm të qytetarëve në këtë drejtim mendoj se nuk ka asgjë te keqe të bëhen propozime dhe të shikohen të gjitha mundësitë pasi kuptohet se koha është tepër e shkurtër dhe motivimi nuk është ai që duhet. Pavarësisht nga kjo unë ditën e hënë do të aplikoj për kartë identiteti personalisht për t’u bërë thirrje të gjithëve që të aplikojnë dhe të pajisen me karta pavarësisht se personalisht kam edhe pasaportë diplomatike. Mendoj se është një detyrë qytetare për tu pajisur me kartat indentiteti. Njëkohësisht është detyrë edhe e Komisionit Parlamentar për monitorimin e këtij procesi që të verifikojë se si po ecën ai dhe cilat janë mundësitë dhe kapacitetet teknike dhe të propozojë zgjidhje konkrete për të motivuar më shumë qytetarët.
0x323030392d30332d3230 2