“100 vjet Shtet Shqiptar” kjo është motoja e Lëvizjes Rinore për Integrim në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë.

“100 vjet Shtet Shqiptar” kjo është motoja e Lëvizjes Rinore për Integrim në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë.

” “100 vjet Shtet Shqiptar” kjo është motoja e Lëvizjes Rinore për Integrim në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë.

“100 vjet Shtet Shqiptar” kjo është motoja e Lëvizjes Rinore për Integrim në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë.

Qindra të rinj dhe të reja të Lëvizjes Rinore për Integrim kanë bërë sot publike axhendën tepër të ngjeshur që të rinjtë e LSI-së do të zhvillojnë në të gjithë Shqipërinë.

Ajo që  vlen për t’u përmendur lidhet me faktin  që shtrirja e aktiviteteve të LRI-së nuk do të jenë vetëm qytetet shqiptare por një sërë aktivitetesh të tjera kulturore sportive dhe akademike do të zhvillohen në të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku jetojnë dhe banojnë shqiptarët.

 Gjatë këtij aktiviteti Sekretarja e Përgjithshme e LSI-së Tiranë Monika Kryemadhi u shpreh se” Gjatë këtij viti të rinjtë e LRI-së do të shpalosin një mozaik të gjerë kulturor me ekspozita pikture dhe fotografike ekspozitë me dokumente të rëndësishme që kanë shënuar lindjen e Shtetit shqiptar konferenca projektime filmash përmes të cilave do të prezantojmë në të gjithë Shqipërinë.  “Kur po flisnit për 100-vjetorin e Pavarësisë 20 viteve isha dhe unë në moshën tuaj dhe në atë kohë kur fillonim takimet tona me rininë e vendosnim dorën në zemër dhe gjithmonë recitonim “Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin shqiptar zemrën ti ma gatove plot më dëshirë dhe me zjarr” u shpreh më tej Znj. Kryemadhi.

Në fakt vitet kaluan  u shpreh ajo dhe tashëm nuk jam më 18 vjeçare apo 20 vjeçare por jam nënë me fëmijë bashkëshorte shoqe për të gjithë ju dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është fakti që kam kuptuar se zjarri i rinisë është një ushtri idesh zëmrash mendjesh dhe vizioni për të ardhme dhe për Shqipërinë.

Në këtë kontekst Kryemadhi u shpreh se ”fati më i madh i LSI-së është se ka këtë rini të mrekullueshme që është një zjarr dhe vullkan i ideve dhe i ëndrrave tuaja që ju doni të realizoni sepse të kesh ëndrra nuk është thjesht uropi. Të kesh ëndrra është gjë e bukur është të kërkosh më shumë. Ajo që e ka mbajtur gjatë këtë forum më shumë se çdo tjetër tashmë u bënë 8 vite e gjysmë se LRI është më e vjetër se LSI-ja në nga një grup të rinjsh që sot janë pjesë e partisë ka dalë një strukturë aq e madhe dhe ju jeni vazhdimësi e tyre.

“Unë ju uroj suksese në punën tuaj. LRI-ja është një zjarr uragan apo edhe tornado për rininë shqiptare. Kejdi kishte një propozim shumë interesant që të bëjmë itinerarin që bëri Ismail Qemali që nga Durrësi deri në Vlorë për tu takuar në aktivitete me të rinjtë shqiptarë për të shpërndarë programet tona idetë tona dhe për të ndryshuar qoftë me votë apo edhe me prezencën tonë të gjitha ato probleme që ka sot rinia shqiptare. Në fund të fundit përfaqësojmë vlerat e rinisë shqiptare që ju duhet t’i ngrini më lartë se sa shokët tuaj.” përfundoj Kryemadhi.

Gjithashtu dhe N/Kryetari i LSI-së Petrit Vasili duke vlerësuar maksimalisht këtë angazhim të LRI-së u shpreh se”sot jemi mbledhur për të filluar dhe të për të vijuar një axhendë si asnjëherë më parë të 100-vjetorit të pavarësisë duke vazhduar atë rrugëtim të jashtëzakonshëm që Lëvizja Rinore për Integrim ka pasur në ditën e parë të krijimit të saj duke qenë në themel zemra dhe shpirti edhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sot ne jemi këtu u shpreh ai për t’u dhënë të kuptojnë të gjithëve që idetë e jashtëzakonshme performanca e shkëlqyer ritmi dhe dinamika e pakrahasueshme kanë pasur dhe kanë vetëm një emër në Shqipëri dhe ky është emri i Lëvizjes Rinore për Integrim. Ne të gjithë kemi qenë dhe do vazhdojmë të jemi krenar që Lëvizja Rinore për Integrim mbetet një promotor idesh dhe energjish të reja.

Mbetet mbi të gjitha në themel një forcë rinore me një sens të fortë patriotik që do të thotë se në këtë sallë  por dhe jashtë saj ne kemi plot miq të tjerë të cilët do të na bashkohen në aktivitetin shumë të madh tonin të radhës dhe të gjitha i bashkon një ide një bindje e patundur dashuria shumë e madhe për Shqipërinë. Përkundrejt kujtdo që bën sikur e do Shqipërinë Lëvizja Rinore për Integrim e do me gjithë shpirt atë. Përkundrejt kujtdo që përpiqet të bëjë sikur është modern sikurse është tendenca e momentit harron që ka qenë dhe do mbetet gjithmonë një kopje e shëmtuar e RI-së. Kushdo që mendon se po ecën shpejt në politikë po të shikojë pak më përpara do të shikojë që LRI-ja është shumë më lart.

Pra ju duhet të keni gjithmonë krenarinë dhe bindjen absolute që jeni dhe mbeteni të parët dhe nuk duhet të tërhiqeni nga një bindje e tillë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ju keni dashur familjet tuaja doni veten tuaj dhe po kaq shumë doni vendin tuaj. Ndaj edhe askujt më shumë sesa LRI-së nuk i takon dhe nuk mund t;i takojë që të flasë për 100 vjetorin të bëjë një axhendë që i shkon përshtat më shumë se çdo forcë tjetër.

 LRI-së i shkon përshtat është dimensioni i saj Shqipëria sepse Lëvizja Rinore për Integrim ka lindur dhe është në vijimësi limfa e rinisë e cila udhëheq dhe çon përpara vendin. Ne drejtohemi dhe kemi nderin e madh të drejtohemi nga shembulli më i mirë sesi e reja e drejton Shqipërinë dhe ky shembull ka qenë dhe mbetet Ilir Meta. Ne kemi qenë dhe jemi krenarë që kemi parë sesi e reja e çon Shqipërinë atje ku ajo nuk e imagjinonte dot dhe prandaj këtë shembull e kemi pasur nga Ilir Meta por edhe nga Monika Kryemadhi. Pra ajo që thashë pak më parë që nga shkon për shtat është se ky është dimensioni ynë kemi lindur si të tillë dhe mbetemi gjithmonë të rinj.

Ne na duhet që n
ë këtë axhendë që do të përcaktojmë t’i kemi që të gjitha; të kemi ritmin pra do të kemi një axhendë intensive deri në datën 28 nëntor kur finalizohet ky 100-vjetor. Pra çdo ditë do të mendojmë si shqiptarët më të mirë të këtij vendi. Ne çdo ditë do të mendojmë si shqiptarët më të freskët të këtij vendi. Këtë ne duhet ta kthejmë në bindjet tona sepse ju jeni të tillë dhe ndoshta shqiptarët më të mirë të këtij vendi sepse atëherë kur të gjithë kanë pasur frikë t’i shqiptonin disa gjëra ne i kemi thënë me zë të fortë.

 Atëherë kur ka qenë detyra e madhe të mbronim vendin të mbronim Kushtetutën e këtij vendi të mbronim të drejtat e të rinjve këtë e kemi thënë me zë të fortë. Nuk e kemi thënë se ka qenë fushata e radhës por e kemi thënë se që nga dita e parë e vitit deri ditën e fundit. Pra pse e kemi bërë një gjë të tillë? Këtu duhet të krijojmë edhe bindjen tonë përfundimtare e kemi bërë sepse ne nuk kemi lodhje apo frikë të vrapojmë gjithë vitin të tjerët kanë fuqi të vrapojnë vetëm 15 ditë në vit.

Kështu që nuk është vështirësi për LRI-në as për LSI-në që të ketë një vrapim të shkëlqyer në këtë 100-vjetor por një sigurisht një agjendë e mirëpërcaktuar e mirëplanifikuar që reflekton dhe nxjerr në pah në të gjithë Shqipërinë më të mirën tonë është një detyrim dhe prandaj jemi sot që ta bëjmë këtë gjë. Ndaj me këtë bindje të patundur dhe me dëshirën për të shkëlqyer si më të mirët duhet të ndërtojmë axhendën dhe kështu duhet të shkojmë deri në fund. Ti përulemi 100-vjetorit si patriotët më të mirë dhe ta bëjmë që këtë ta njohin të gjithë Shqiptarët Suksese!

0x323031322d30322d3239 AKTIVITETE monika.JPG 16:47)”