Zëdhënësi i LSI Ralf Gjoni i përgjigjet Edi Ramës: Gjuha staliniste e Edi Ramës kundër të gjithëve

Zëdhënësi i LSI Ralf Gjoni i përgjigjet Edi Ramës: Gjuha staliniste e Edi Ramës kundër të gjithëve

Zëdhënësi i LSI Ralf Gjoni i përgjigjet Edi Ramës: Gjuha staliniste e Edi Ramës kundër të gjithëve dhe në vecanti kundër LSI-së na forcon bindjen në drejtesinë e vendimit tonë për të hyrë në koalicion me PD-në.

Gjoni: LSI do të punojë fort për të përfaqësuar votën e saj në pushtet si dhe votën e të gjithë socialistëve që nuk mund t’i përfaqësojë më Edi Rama.

LSI: Psikoza skizofrenike e diktatit është larg çdo modeli demokratik dhe të civilizuar politik në Evropë. Rizgjedhja e tij në krye të PS e përcan edhe me tej të majtën.

Deklarata per shtyp nga zyra e LSI:

Ralf Gjoni – Zedhenes i SI

Edi Rama demostroi dje në kongresin e Partisë Socialiste me fjalimin e tij skizofrenik fytyrën e qartë të një kryetari të papërgjegjshëm të cilit i ka dështuar hesapi i tij personal dhe që nuk i digjet barku për Shqipërinë shqiptarët  dhe interesat e gjera të tyre.

Degradimi i lidershipit te PS-së dhe gjuha staliniste e Edi Ramës dje kundër të gjithëve dhe në mënyrë të veçantë kunder LSI-së na forcon bindjen në drejtësinë e vendimit tonë për këtë koalicion të rëndësishëm dhe historik me PD-në për të garantuar stabilitetin e qeverisjes së vendit dhe suksesin e reformave që bashkojnë Shqipërinë me Evropën.

Në vend që t’u kerkonte falje të gjitheve për dëmet që i  ka sjellë kushtetutës kodit zgjedhor dhe gjithë procesit demokratik të mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme Edi Rama zgjodhi gjuhën e dëshpërimit të papërgjegjshmërsisë kombëtare dhe të fabrikimit të alibisë së tij personale.

Me gjuhën provokuese të një keqbërësi ordiner ai provoi edhe një herë që e urren të majtën dhe se interesat e të gjithë mbështetësve të Partisë Socialiste ai i sheh vetëm si një trampolinë për të mundësuar realizimin e një pushteti mafioz absolut dhe të një diktature personale pakufi.

Gjuha e shëmtuar e frymëzuar nga psikoza e diktatit shumë larg çdo modeli demokratik dhe të civilizuar politik në Evropë ishte provë se vota e shqiptarëve në 28 Qershor ka shpëtuar vendin nga një i ç`ekulibruar nga kapja e pushtetit prej një individi të rrezikshëm i cili kërkon me çdo kusht destabilizim e vendit kaosin dhe rrëmujën vetëm e vetëm se ai dështoi në sipërmarrjen e rrezikshme për grabitjen e votës në shërbim të interesave të ngushta personale.

LSI njeh më mirë se kushdo tjetër se si i papërgjegjshmi Rama i cili pati paturpsinë të fliste për blerje njerëzish presione dhe intimidime gjithëfarësh ka qenë intrepretuesi me i zi i tyre në dëm të LSI-së i mbështetur edhe nga segmente kriminale e platforma mediatike të kapura tërësisht prej tij.

Shqiptarët dhe në veçanti të majtët e vërtetë e kuptuan dje se duhet të ndahen një herë e mirë nga filozofia e këtij të sëmuri mendor i cili pasi vodhi gjithçka në Tiranë së bashku me delexhinjte e tij bashkiakë të shplarë nga identiteti moral dhe ai profesional kërkonte të fuste në xhepin e tij mafioz të gjithë Shqiperinë. Sot është e qartë se ç’donte të thoshte Edi Rama me shprehjen e tij elektorale “do t’a bëj gjithë Shqiperine siç bëra Tiranën”.

Socialistët kanë kuptuar qartazi dje se kongresi i betonuar ashtu si Tirana si dhe diktati i ushtruar prej kryetarit të tyre ndaj funksionimit të demokracisë së brendshme të Partisë Socialiste tregon se rizgjedhja e Edi Ramës në krye te saj i shërben vetëm përçarjes së mëtejshme së të majtes dhe na shton bindjen se Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar një përgjegjshmëri të lartë kombëtare në vendimet e saj pas-elektorale. LSI do të punojë fort për të përfaqësuar votën e saj si dhe votën e të gjithë socialistëve që nuk mund t’i përfaqësojë më Edi Rama në një bashkë-qeverisje të integrimit europian dhe do të vërë në shërbim të interesave të gjera të qytetarëve shqiptarë gjithë talentin forcën dhe largpamësinë e saj politike.

Pyetjes nga gazetarët rreth bashkëpunimit të kërkuar prej Ramës me 5 anëtarët e LSI (Xhufi Klosi Brokaj Legisi e Muci) Gjoni i përgjigjet se 'LSI ka struktura zyrtare ka një kryesi ka një kryetar i cili është mandatuar nga shumica dërrmuese e konventës së jashtëzakonshme për të negociuar me PD-në për bashkëqeverisje gjatë 4 viteve të ardhshëm dhe për të garantuar suksesin e reformave që do cojnë Shqipërinë më afër Evropës'.

Pyetjes se Rama të paktën po kërkon bashkëpunim Gjoni i përgjigjet se 'Pas krimit elektoral të orkestruar prej tij dhe strukturave kriminale nën diktatin e tij tashmë është tepër vonë për Edi Ramën të kërkojë bashkëpunim me LSI-në. Ai kërkon të shkatërrojë dhe të krijojë kaos ndërsa ne do të veprojmë në shërbim të interesave të gjera të qytetarëve shqiptarë'.

0x323030392d30382d3331 09:49)



Z-lib z-lib z-lib zlibrary zlibrary hacklink satın al hacklink satın al hacklink hacklink panel hacklink satış hacklink satın al hacklink panel hacklink panel casibom hacklink satın al hacklink satın al izmit escort izmit escort izmit escort hacklink hacklink panel